AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

by Alb Times
13/10/2026
in Politikë
6
0
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e “Ripërtëritjes” në Dibër, deklaroi se “Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur siç është rrokullisur këto 14 vite”.

“Kurrë ndonjëherë nga vitet 1300 të murtajës së zezë dhe gjer sot, trojet tona në Shqipëri nuk janë pakësuar nga shqiptarët me një shpejtësi të tillë sa këto 10 vite. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur në asnjë pushtim, në asnjë luftë që lindshmëria, fëmijët që lindin në një vit, të jenë të njëjtë me ata që lindnin 100 vite më parë. Por, rrallë ndonjëherë ka ndodhur që qindra mijëra shqiptarë të përballen me skamjen e egër. Në vitin 1986 kam ardhur në këtë qytet të bekuar. Kam punuar tre muaj në spital dhe ndonjëherë me kolegët shkonim në ndonjë fshat përreth për ndonjë të sëmurë. Një ditë do dilte nga spitali një nga të sëmurët që ishim kujdesur për të. I bëra recetën gati dhe u ula pranë shtratit të tij që t’i shpjegoja ilaçet. Kushtonin gjithsej 12 qindarka. Ai ishte me hipertension. Ia shpjegova. Burrë fisnik, nuk e mori recetën. Doktor, më tha, faleminderit shumë, por nuk e marr. Pse, i thashë unë, 12 qindarka janë. Unë 15 qindarka marr ditën e punës dhe me to duhet të blej bukën bashkë me shoqen time, gruan që kam në shtëpi. Ndaj dhe nuk e marr. Ajo në fakt më tronditi shumë. Por absolutisht sot në shumë e shumë, në qindra e mijëra raste është pothuaj e njëjta situatë. Si? Sot mbi 460 mijë pensionistë marrin pensione të pjesshme. Por çfarë do të thotë pension i pjesshëm? Pension i pjesshëm do të thotë 6 mijë lekë, 8 mijë lekë, 9 mijë lekë më pak. Mijëra e mijëra të tjerë marrin 3 mijë lekë ndihmë ekonomike. Tani të shkojmë pak pranë tij. Çfarë mund të bëjë ai me 3 mijë lekë ndihmë ekonomike? Ai mund të blejë një javë, maksimumi dy ushqim. Asnjë ilaç, njëlloj si i sëmuri im në vitin 1986 në kulmin e kooperativizmit që nuk i merrte dot ilaçet”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi:

“Edhe pensionisti sot nuk i merr dot ilaçet. Çfarë ndodh? Mbetet pa mjekim. Në mënyrë mizore i kanë hequr një pjesë të mirë të ilaçeve më të zakonshme për ta nga rimbursimi. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ai nuk i blen dot. E tregova disa herë, një mik ka qenë person i shquar në fushën e vet dhe ka një pension nga më të mirat, por thotë shkova në farmaci dhe desha të blej ilaçin që të hollon gjakun. Farmacistja më tha që është hequr nga rimbursimi. Bëra hesapin, ai ilaç po ta merrja më kushtonte tre muaj pensionin. Ai ka pension të lartë, por një pension i zakonshëm, shtatë muaj pension. Ja ku jemi pra, shndërruar në një mënyrë ose në një tjetër në një spital të madh dhimbjesh njerëzore”.

Ai ka deklaruar se varfëria ka prekur mbi gjysmën e familjeve shqiptare, ndërsa sipas tij qindra mijëra vende pune janë asgjësuar, duke detyruar shqiptarët të largohen nga vendi.

Sipas Berishës, forcimi i lekut ndaj euros dhe dollarit, i cili duhet të ishte një ogur i bardhë për ekonominë dhe qytetarët, është ndëshkim për ta.

“Sot varfëria, skamja troket në mbi gjysmën e vatrave të shqiptarëve. Një çift i ri, për të rritur fëmijën e parë, duhet t’i kushtojë atij 60 përqind të rrogës. Një çift i ri, për të blerë një apartament, e ka mollë të ndaluar, nuk e blen dot. Të gjitha këto bëjnë që ne të ikim nga ky vend, ndonëse ua them me bindjen më të madhe vend me pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka.

Por vend që plaçkitet në mënyrën më të pamëshirë nga këta qeveritarë dhe që e katandisin shqiptarin të numërojë kafshatën. E katandisin qytetarin të mos marrë ilaçin. E katandisin të riun të mos shohë asnjë mundësi të ndërtojë ëndrrën e tij në Dibër as në Shqipëri, por ta marrë atë rrugëve të botës.

Dje vjen një lajm më i habitshmi që mund të dëgjohej. Leku shqiptar në raport me euron dhe dollarin, krahasuar me 40 monedhat kryesore të botës, rezulton numri 1, më i forti, më i fuqishmi. Por kjo në vend që të ishte ogur i bardhë dhe krenari për çdo shqiptar është ogur i zi dhe ndëshkim për çdo shqiptar.

Si ndodhi që leku del më i fortë se monedhë tjetër?

Se dollari amerikan, se euro evropiane, se frangu i Zvicrës.

Çfarë ndodhi?

Jo miq, kjo është fortësi e rreme. Po pse është e rreme dhe pse është fatkeqësi?

Sepse asnjë shqiptar sot me 100 lekë nuk blen dot kurrë ato që merrte 10 vjet më parë. Jo, përkundrazi merr të paktën 40-50 përqind më pak sepse çmimet janë rritur me shpejtësi.

Po atëherë çfarë po ndodh me këtë simbol kombëtar?

Po, kriminelët, trafikantët, kartelet fusin me kontejner, me autobus, me të gjitha mjetet narkoeurot e tyre, i nxjerrin në treg, blejnë lekun se do bëjnë investime dhe cilat janë pasojat?

Pasojat janë shkatërrimtare për ekonominë. Fermeri i Dibrës që shet mollën jashtë, e shet me euro, por të gjitha shërbimet ia bën me lekë.

Çfarë do të thotë? Do të thotë që i rriten shërbimet të paktën me 30 gjer në 40 për qind, sepse ai eurot do i konvertojë në lekë për të paguar shpenzimet.

Çfarë ka ndodhur miq?

Me mijëra e mijëra, dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët punonin në sipërmarrjet me fason për prodhim të këpucëve dhe veshjeve dhe ai ishte prodhimi kryesor, në vitin 2013 ne arritëm të jemi vendi i tetë në botë për prodhimin e këpucëve. Arritëm të jemi eksportues qumështi, vezësh. Arritëm disa gjëra, nuk po them se arritëm shumë, por disa gjëra i arritëm.

Kurse tani shpunësim masiv. Ndërmarrjet e eksportit të tekstileve, të këpucëve dhe çdo eksport tjetër në falimentim njëra pas tjetrës. Qindra mijëra vende pune asgjësohen dhe shqiptarët marrin rrugët e dheut”.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Konfirmimi në dorë të BE”- Zv/ministri i Drejtësisë: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, detyrim i Shqipërisë për integrimin

13/10/2026

Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës, kryetarja e AMA-s: Policia të garantojë sigurinë e tyre, tregoni kujdes!

13/10/2026

Rritet bilanci i dëmeve nga protesta, 19 të lënduar! Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

13/10/2026

VIDEO/ Mbi shtatë orë protestë dhe kaos, shkatërrim, kosha në flakë dhe semaforë të shkatërruar! Policia zgjeron perimetrin e sigurisë

13/10/2026

Protesta, MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara!

13/10/2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon ministri Demo: Dhuna nuk justifikohet, por çdo veprim i Policisë duhet të jetë proporcional!

13/10/2026

“Rrethanat gjeopolitike në favor të Shqipërisë”- Integrimi, ish-ambasadori Bimo: BE ka mbyllur sytë ndaj reformave, vrulli europian…!

13/10/2026

“Neveri, vetëm studentë nuk ishin ata”- Muharemi me kritika: Protesta u njollos nga fundërrinat!

13/10/2026

“Dhunë policore”- Gazment Bardhi akuzon: Te Spitali i Traumës nuk ka asnjë polic të shtruar, vetëm qytetarë!

13/10/2026

“Provokuan dhe shkatërruan, s’janë studentë”- Protesta, Lapaj përplaset me Muharremin: Mos vidhni dhe nuk ju zë njeri rrugëve!

13/10/2026

“Netflix” hyn fuqishëm në futboll, siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë të 104 ndeshjet

13/10/2026

“SHBA pranë Shqipërisë në çeljen e negociatave dhe vizat”- Bejko: Balancat kanë ndryshuar, tani BE është më e investuar te ne!

13/10/2026

“Student është ky, apo dhëndri hajdut i bufit?!”- Balla i publikoi foton nga protesta, reagon Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot…

13/10/2026

“Qëndroni vigjilentë”- Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

13/10/2026

Lajm i fundit/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Konfirmimi në dorë të BE”- Zv/ministri i Drejtësisë: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, detyrim i Shqipërisë për integrimin
  • Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës, kryetarja e AMA-s: Policia të garantojë sigurinë e tyre, tregoni kujdes!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.