AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

by Alb Times
13/10/2026
in Opinion
6
0
Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Propozimi i dy prokurorëve të SPAK që gjykimet penale, ku vendoset për lirinë e njerëzve, të zhvillohen edhe pa praninë e avokatëve, nuk është ndonjë lajthitje momentale.

Nuk është as një nervozizëm i rastit për shkak të bojkotit të avokatëve.

Është thjesht artikulimi publik i një dëshire e përhershme e tyre që të kenë përballë të pandehur pa mbrojtje dhe një gjykatë pa kundërshtim!

Në fakt, po të shohësh mënyrën se si funksionon drejtësia e posaçme, kjo dëshirë është realizuar prej kohësh në praktikë.

Nëse mbi 90% e kërkesave të SPAK pranohen nga gjykata, siç rezulton nga statistikat e përmendura publikisht, atëherë çfarë peshe reale ka mbrojtja në këtë proces?!

Nuk besoj se ka peshk që të besojë se gjithmonë ëahtë prokuroria që ka të drejtë. As gjitar që mos kuptojë se nuk mund të jenë gjithmonë të gabuara argumentet e avokatëve! Nuk mund të jenë gjithmonë të pabazuara pretendimet e të pandehurve!

Një drejtësi ku pothuajse gjithmonë fiton e njëjta palë, ka detyrimin të shpjegojë se si funksionon kontradiktoriteti. Përndryshe, gjykimi rrezikon të shndërrohet në një formalitet për miratimin e vullnetit të prokurorisë.

SPAK duket se nuk e ka më nevojën as për këtë formalitet. Tani kërkon të heqë qafe edhe formalisht avokatin!

Dhe, në njëfarë mënyre, i kuptoj!

Ç’u duhet avokati këtyre kapadainjve që sillen me drejtësinë si në oborrin e tyre privat?!

Ç’u duhet një njeri që u kundërshton provat, që u konteston dyshimet, që u kërkon të respektojnë ligjin, që u kujton se liria e njeriut nuk është pronë e prokurorit?!

Ç’u duhet një avokat që guxon t’u thotë se një bisedë nuk është domosdoshmërisht krim, se një dyshim nuk është provë dhe se një kërkesë për arrestim nuk është urdhër për gjykatën?!

Në fund të fundit, edhe Enver Hoxha, kur e zhduku avokatinë si profesion, këtë logjikë kishte. Mbrojtja ishte një pengesë e panevojshme për drejtësinë e pushtetit.

Natyrisht, kohët janë të ndryshme. Por mendësia që e sheh avokatin si pengesë, dhe jo si kusht të procesit të rregullt, ka një ngjashmëri të frikshme.

Madje, duhet pranuar se SPAK është më i sinqertë se komandanti i GJKKO-së së shkallës së parë!

Ky i fundit nuk guxon ta thotë hapur se nuk i do avokatët në sallë. Ai zgjedh një metodë më të sofistikuar. rrethon gjykatën me Gardën e Republikës, na kontrollon llojin e çantës, na përcakton çfarë mund të mbajmë brenda tyre dhe na urdhëron të lëmë celularët te dera, sikur po hyjmë në ndonjë repart ushtarak dhe jo në një institucion të drejtësisë.

Prokurorët, ndërkohë, hyjnë me celularë dhe dalin eehe në resme me telefon në dorë në sallën e gjyqit që e ruan Garda prej avokatëve!!!

Pra, prokurori mund të ketë mjetet e tij të punës, ndërsa avokati duhet t’ia nënshtrojë ushtrimit të profesionit të vet shijet dhe fantazitë administrative të komandantit të radhës.

Dhe kur avokatët kundërshtojnë këtë poshtërim institucional, dalin prokurorët e SPAK dhe propozojnë që gjykimet të vazhdojnë pa ta!

Sa bukur përputhen interesat! Njëri i nxjerr avokatët nga salla me rregullore, të tjerët kërkojnë t’i bëjnë të panevojshëm me procedurë!

Por ka diçka që këta zotërinj duket se e kanë harruar.

Avokati nuk është dekor i sallës së gjyqit. Nuk është mysafir i prokurorit. Nuk është vartës i kryetarit të gjykatës. Nuk është një person që tolerohet të marrë pjesë në proces sipas humorit të pushtetit gjyqësor.

Avokati është garanci kushtetuese e lirisë së individit përballë pushtetit të shtetit!

Pa mbrojtje efektive nuk ka kontradiktoritet. Pa kontradiktoritet nuk ka barazi armësh. Dhe pa këto garanci, procesi penal humbet thelbin e tij demokratik.

Prandaj, përpara se të kërkojnë të gjykojnë njerëzit pa avokatë, prokurorët e SPAK duhet të kujtojnë një gjë elementare: ata nuk janë drejtësia! Janë vetëm njëra prej palëve në proces.

As më shumë, as më pak!

Nuk kanë asnjë të drejtë më të madhe procedurale se pala që akuzojnë. Nuk kanë monopol mbi të vërtetën. Dhe, mbi të gjitha, nuk kanë pronësi mbi lirinë e askujt!

Një shtet demokratik nuk matet me fuqinë që i jep prokurorit për të arrestuar, por me garancitë që i jep qytetarit për t’u mbrojtur prej tij.

Nuk ka nevojë ta kthesh gjykatën në një kazermë, si në regjimet autoritare, për të dëshmuar se nuk i do avokatët. Mjafton t’i konsiderosh ata të tepërt!

Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh: prokuroria kërkon gjykim pa mbrojtje, ndërsa drejtuesi i gjykatës kërkon mbrojtje pa dinjitet!

Ndaj, zotërinj, bëjeni të plotë këtë reformën tuaj!

Bashkohuni me prokurorët e SPAK! Lërini ata të hyjnë në sallë me celularë, me dosje, me pretendime dhe me kërkesa për arrestim. Lëreni gjykatën t’ua miratojë kërkesat dhe hiqini qafe avokatët bashkë me celularët e tyre!

Por të paktën mos e quani më këtë gjë drejtësi demokratike.

Sepse drejtësia që ka frikë nga avokati nuk ka problem me avokatin. Ka problem me vetë drejtësinë!

Jemi në Tiranë, jo në Teheran ore ejjjj..!!!

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Student është ky, apo dhëndri hajdut i bufit?!”- Balla i publikoi foton nga protesta, reagon Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot…

13/10/2026

“Qëndroni vigjilentë”- Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

13/10/2026

Lajm i fundit/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

13/10/2026

“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

13/10/2026

“Ne nuk i ndahemi kësaj pune”- Rama nga Luksemburgu pas mbylljes së “Kapitullit 20”: Pa ngritur flamurin shqiptar në BE, nuk ndalemi! Ata që nuk duan…

13/10/2026

VIDEO/ Dhuna e protestuesve nuk kursen as përfaqësinë e Vatikanit në Tiranë! Ja pamjet kur ngjiten në kangjella dhe sulmojnë

13/10/2026

Protesta e studentëve, Policia i zmbraps me ujë e gaz lotsjellës, të tjera arrestime (FOTO)

13/10/2026

Berisha përkrah protestën e dhunshme nga Dibra: PD e mbështet me të gjitha potencialet e saj! Garantojmë pedagogët dhe studentët

13/10/2026

Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

13/10/2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit!

13/10/2026

Video/ Shkatërruan biznesin e mikrokredive gjatë protestës dhe i vunë flakën, momenti kur i riu tenton të grabisë bankomatin

13/10/2026

Tirana nën pushtetin e dhunës dhe kaosit, kthehet në arenë lufte! Mbi 5 orë protestë mes gurëve e zjarrit, dhjetëra të plagosur e të arrestuar

13/10/2026

Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

13/10/2026

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

13/10/2026

Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Student është ky, apo dhëndri hajdut i bufit?!”- Balla i publikoi foton nga protesta, reagon Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot…
  • “Qëndroni vigjilentë”- Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.