AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Manuali me 4 hapa: Si të “shpëtosh” arsimin dhe demokracinë pa shkruar asnjë rresht

by Alb Times
13/10/2026
in Opinion
6
0
Manuali me 4 hapa: Si të “shpëtosh” arsimin dhe demokracinë pa shkruar asnjë rresht

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Flogert Muça

​Nëse keni menduar se reformimi i universitetit, rrëzimi i një “sistemi të kalbur” apo ndërtimi i një rendi të ri kërkon punë kërkimore, shifra financiare apo projektligje, jeni tërësisht të painformuar mbi metodat e reja inovative.

Në tranzicionin tonë, zbulimi më i madh metodologjik është ky: zgjidhja e çdo halli arsimor dhe përmbysja e sistemit fillon e mbaron me thyerjen e një xhami apo shkuljen e kangjellave.

​Po e them që në fillim jo për justifikim, pot për të shmangur çdo keqkuptim, që unë jam 100% me studentët, me hallin e tyre real, me konviktet e prishura dhe me diplomën që nuk u vlen te dera e punës. Ata kanë arsye plot për tu indinjuar.

Por ajo që po shohim sot para dyerve të Ministrisë nuk është projekt për studentët, por një gjellë e gatuar nga pjata bosh e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Thënë shkurt, është një kryevepër e projektit të kaosit.

​Këtu qëndron edhe kontrasti më i madh me atë që shohim sot në Evropë. Në Francë, për shembull, studentët gjithashtu përplasen me policinë, bllokojnë rrugët e thyajnë xhama, por prapa asaj revolte qëndron një kauzë. Ata kanë kërkesa konkrete për buxhetin, për infrastrukturën dhe për kushtet e jetesës, gjë që e kthen edhe përplasjen në një mjet presioni për zgjidhje. Kjo ndodh rëndom atje, ama çdo protestë ka kërkesë konkete që nuk është marrja e pushtetit pa votë e rrëzimi i qeverisë.

Ndërsa te ne, ndryshe nga Parisi që u kopjua sot në forme, e gjithë kjo lëvizje nuk ka as kauzë e as zgjidhje. Ajo mbetet thjesht një kaos dhe një kakofoni e zbrazët politike.

​Ja hapat e këtij manuali magjik se si po tallet politika populiste majtiste e djathtiste me ëndrrat e rinisë:

Zëvendëso platformën me gurin

​Siç vërente Hannah Arendt, dhuna shfaqet atëherë kur ideja është në krizë. Kur nuk ke një plan se si do të financohet universiteti apo si do të ndërtohet ky “sistemi i ri” ditën e nesërmë, zgjidhja më e thjeshtë është të shkulësh një gardh. Pse të lodhesh duke lexuar “Marrëveshjen e Loxh-it” që bënë studentët në Poloni për autonomi universitare, apo platformën e studentëve tanë të vitit 1990 për pluralizëm? Projektet janë të ndërlikuara, ndërsa kaosi është falas.

​Bëj bashkë të pamundurën

​Pasioni më i madh i organizatorëve sot është pluralizmi ideologjik. Bëhen bashkë të majtët që kërkojnë shtetëzim e arsim falas, me të djathtët që kërkojnë treg të lirë. Ata nuk merren dot vesh as për konceptin e një leksioni, por bashkohen te guri që thyen xhamin. Caktimi i objektivit është i thjeshtë: “Të tërhiqet qeveria, të shembet sistemi, pastaj shohim e bëjmë.” Giovanni Sartori e quante këtë nihilizëm politik, zbrazëti e plotë konceptuale e maskuar si revoltë.

​Kur një protestë politike mbush 136 ditë në shesh dhe shifrat e pjesëmarrjes bien në mënyrë dramatike, zgjidhja më praktike është t’i vësh aksionit opozitar një emër të ri: “Protesta e Studentëve”. I heq pankartat për konviktet, i vesh mantel rinor dhe e fut të gjithë rininë në një lojë ku ajo shërben thjesht si mish për top.

​Mos u përgjigj kurrë për të nesërmen

​Max Weber thoshte se politika e pjekur kërkon etikën e përgjegjësisë, detyrimin për të parashikuar çfarë vjen pas. Por te ne, pyetja se si do të ngrihet sistemi i ri marroset me buzëqeshje: “Mjafton të ikë kjo klasë politike dhe të rinjtë do ta marrin fatin në dorë.” Se si, me kë ligje, me çfarë kodi zgjedhor e me çfarë vizioni për arsimin, kjo mbetet sekret shtetëror.

​Nëse dikush dëshironte me të vërtetë të ndihmonte studentët apo të ndryshonte sistemin, sot do të kishte një projekt politik në tryezë. Por këtu nuk ka projekt për arsimin e as për të ardhmen. Ka vetëm një manual kaosi institucional, ku studenti përdoret si forcë goditëse dhe halli i tij harrohet sa mbyllet kamerat e lajmeve.

Kush e bën dhe pse, mbetet ta shohim si telenovelë, ndaj s’po e them që sot.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

13/10/2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit!

13/10/2026

Video/ Shkatërruan biznesin e mikrokredive gjatë protestës dhe i vunë flakën, momenti kur i riu tenton të grabisë bankomatin

13/10/2026

Tirana nën pushtetin e dhunës dhe kaosit, kthehet në arenë lufte! Mbi 5 orë protestë mes gurëve e zjarrit, dhjetëra të plagosur e të arrestuar

13/10/2026

Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

13/10/2026

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

13/10/2026

Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

13/10/2026

Protesta e dhunshme e studentëve në Tiranë, reagon Avokati i Popullit: Nisi hetimi mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë tubimit

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve (FOTO)

13/10/2026

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme? Kapetanović: Nuk mjafton të digjitalizohemi, duhet të ndërlidhemi!

13/10/2026

Refleksion mbi bojkotin një javor të magjistratëve austriakë

13/10/2026

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka në biznese, i vënë zjarrin materialeve në rrugë! Policia në gatishmëri (FOTO)

13/10/2026

“Airbus” drejt një fabrike të tretë në Marok, rritje e pranisë me 30% dhe 1300 të punësuar!

13/10/2026

“Projekti do realizohet”- Çështjet “Kushner” dhe “SHISH”, Rama flet nga Luksemburgu: Sistemi po funksionon, po luftojmë korrupsionin!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!
  • Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.