AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Dhuna nuk justifikohet”, Demo: Goditja ndaj efektivëve nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar

by Alb Times
13/10/2026
in Politikë
6
0
“Dhuna nuk justifikohet”, Demo: Goditja ndaj efektivëve nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka dënuar dhunën që sipas tij kanë ushtruar protestuesit ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, në tubimin që nisi përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ai theksoi se dhuna është e patolerueshme dhe se Policia do vazhdojë punën e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Ministri shtoi se përgjegjësia  e secilit në këto momente është që të kontribuojë në uljen e tensioneve.

“Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre.

Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar. U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet. U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur.

Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë. Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin. Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha ai.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tirana nën pushtetin e dhunës dhe kaosit, kthehet në arenë lufte! Mbi 5 orë protestë mes gurëve e zjarrit, dhjetëra të plagosur e të arrestuar
  • Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.