AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Detajet/ SPAK goditi grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve, ekzekutohen 7 masa sigurimi! Mes të arrestuarve dhe 2 punonjës policie

by Alb Times
13/10/2026
in Kronikë
6
0
Detajet/ SPAK goditi grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve, ekzekutohen 7 masa sigurimi! Mes të arrestuarve dhe 2 punonjës policie

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal për 7 persona, si dhe janë ushtruar 11 kontrolle në banesa dhe kontrolle personale të të dyshuarve.

Masat e sigurimit dhe të dyshuarit:

Gjykata ka caktuar masën “Arrest me burg” për shtetasit:

  1. K., i dyshuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.
  2. H., i dyshuar për të njëjtat vepra penale.
  3. B., i dyshuar për të njëjtat vepra penale.
  4. Gj., i dyshuar për të njëjtat vepra penale.
  5. N., punonjës policie, i dyshuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror.
  6. T., punonjës policie, i dyshuar po ashtu për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve duke shfrytëzuar funksionin shtetëror.

Ndërsa masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” është caktuar për:

  1. B., e dyshuar për përfshirje në grupin e strukturuar kriminal dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Sipas hetimit të nisur mbi bazën e referimit nga Departamenti i Policisë Kriminale, emigrantët e paligjshëm hyjnë nga Greqia përmes kufirit të gjelbër në qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës. Grupet e emigrantëve përbëheshin nga 3 deri në 50 persona dhe drejtoheshin nga një shoqërues.

Pasi priteshin në jug, ata transportoheshin drejt veriut të vendit, në qarkun e Shkodrës (kryesisht në zonën e Hanit të Hotit dhe Vukpalajt), me qëllim kalimin drejt Malit të Zi kundrejt pagesave monetare.

Episodet e dokumentuara nga hetimi:

1 Maj 2024: Transportimi i 3 shtetasve të huaj nga Mëzezi (Tiranë) drejt Hanit të Hotit.

13 – 14 Maj 2024: Transportimi i 21 emigrantëve nga Gjirokastra (fshati Mashkullorë) drejt Vukpalajt në Malësinë e Madhe.

19 – 21 Qershor 2024: Transportimi i 11 emigrantëve nga fshati Dardhë i Korçës drejt Hanit të Hotit.

28 Qershor 2024: Transportimi i 17 shtetasve të huaj nga Dardha (Korçë) drejt Vukpalajt.

7 Korrik 2024: Tentativë për transportin e 4 emigrantëve nga Korça, ku shoferi u arrestua në flagrancë nga Policia e Korçës dhe Maliqit.

8 – 9 Korrik 2024: Transportimi i 12 emigrantëve nga Jorgucati (Gjirokastër) drejt Malësisë së Madhe. Në këtë episod janë përfshirë dy punonjësit e Policisë Kufitare Shkodër, të cilët lehtësuan kalimin e tyre drejt Malit të Zi.

23 – 24 Korrik 2024: Transportimi i 11 emigrantëve nga Bilishti drejt Tiranës e më pas në Shkodër. Pasi kaluan në Malin e Zi, emigrantët u morën peng nga 5 persona me origjinë nga Lindja e Mesme. Në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, u bë e mundur lirimi i pengjeve dhe arrestimi i tre prej pengmarrësve.

SPAK njofton se hetimet po vijojnë me intensitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tirana nën pushtetin e dhunës dhe kaosit, kthehet në arenë lufte! Mbi 5 orë protestë mes gurëve e zjarrit, dhjetëra të plagosur e të arrestuar

13/10/2026

Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

13/10/2026

Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

13/10/2026

Protesta e dhunshme e studentëve në Tiranë, reagon Avokati i Popullit: Nisi hetimi mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë tubimit

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve (FOTO)

13/10/2026

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka në biznese, i vënë zjarrin materialeve në rrugë! Policia në gatishmëri (FOTO)

13/10/2026

“Airbus” drejt një fabrike të tretë në Marok, rritje e pranisë me 30% dhe 1300 të punësuar!

13/10/2026

“Projekti do realizohet”- Çështjet “Kushner” dhe “SHISH”, Rama flet nga Luksemburgu: Sistemi po funksionon, po luftojmë korrupsionin!

13/10/2026

“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

13/10/2026

Protesta del jashtë kontrollit, nis sulmi edhe ndaj bizneseve private te “Rruga e Durrësit”! Persona me maska shkatërrojnë disa prej tyre (FOTO)

13/10/2026

“E ardhmja juaj është në BE”- Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE, ministri irlandez Byrne: Shqipëria të vijojë me ritmin e reformave!

13/10/2026

“Le ta tundim këtë shtëpi dhe ta bëjmë realitet”- Rama në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE: Një hap tjetër vendimtar

13/10/2026

“Ka qenë nderi i jetës sime t’i shërbej…”, Kimberly Guilfoyle jep dorëheqjen nga posti i ambasadores së SHBA-së në Greqi!

13/10/2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, digjen kosha plastikë dhe policia përdor gaz lotsjellës

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tirana nën pushtetin e dhunës dhe kaosit, kthehet në arenë lufte! Mbi 5 orë protestë mes gurëve e zjarrit, dhjetëra të plagosur e të arrestuar
  • Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.