AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ndërtimet pa leje, shteti do të përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar

by Alb Times
13/10/2026
in Politikë
6
0
Ndërtimet pa leje, shteti do të përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Objektet e konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit do të mund të përfundohen nga shteti dhe më pas t’u dorëzohen qytetarëve që kanë lidhur kontrata porosie, sipërmarrjeje apo premtim-shitjeje me ndërtuesit dhe zhvilluesit. Ky është një nga ndryshimet kryesore që parashikon projektligji për administrimin e ndërtimeve të konfiskuara, i cili synon të zgjidhë edhe situatën e blerësve që kanë paguar për prona në objekte të papërfunduara. Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, shpjegoi se ndryshimet në ligjin nr. 66/2023 synojnë jo vetëm konfiskimin e objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes, por edhe përfundimin e tyre dhe dorëzimin te personat që kanë të drejta kontraktore mbi këto pasuri.

Sipas saj, legjislacioni aktual parashikon konfiskimin e objektit, por nuk përcakton detyrimin për përfundimin e punimeve. Pikërisht kjo mangësi synohet të korrigjohet përmes ndryshimeve të propozuara. “Ajo që merr përsipër draftligji që ne propozojmë është të përfundojmë të gjitha objektet që janë lënë të papërfunduara nga ndërtuesit dhe t’ua japim pasuritë e përfunduara subjekteve që kanë pasur kontrata sipërmarrjeje, premtim-shitjeje”, deklaroi Xhaja.

Ajo theksoi se ky është një nga ndryshimet thelbësore në raport me kuadrin ligjor ekzistues. “Ligji aktual 66 nuk e parashikon këtë normativë, pra nuk parashikon që objekti duhet të përfundohet, por parashikohet thjesht konfiskimi i tij, ndërkohë që me ndryshimet ligjore ne kemi parashikuar edhe përfundimin e objektit total dhe dorëzimin tek personat që i kanë blerë”, shpjegoi kryeadministratorja e AAPSK-së.

Në këtë mënyrë, shteti synon të marrë përsipër përfundimin e ndërtimeve të konfiskuara, duke krijuar mundësinë që qytetarët që kanë investuar kursimet e tyre për blerjen e apartamenteve të marrin pronat për të cilat kanë lidhur kontrata. Megjithatë, zbatimi i kësaj skeme do të varet nga verifikimi i kontratave, gjendja fizike e objekteve dhe procedurat e parashikuara në ligj.

Si do të verifikohen blerësit dhe si do të përfundohen ndërtimet?

Një tjetër element i rëndësishëm i projektligjit lidhet me identifikimin e personave që kanë të drejta mbi apartamentet apo njësitë e tjera në objektet e konfiskuara. Sipas Xhajës, projektligji parashikon ngritjen e një grupi pune që do të kontrollojë kontratat e lidhura përpara noterit, me qëllim identifikimin e përfituesve të ligjshëm.

“Ligji ka parashikuar që një grup pune do të ngrihet për këtë qëllim, i cili do të kontrollojë të gjitha kontratat e lidhura përpara noterit dhe do të verifikojë kush janë subjektet që janë përfitues të këtyre pasurive dhe që kanë lidhur kontrata me zhvilluesin apo me ndërtuesin”, deklaroi ajo.

Paralelisht, AAPSK do të kryejë vlerësimin e gjendjes fizike të objekteve, për të përcaktuar nivelin e investimit të realizuar dhe punimet që kanë mbetur për t’u përfunduar.

“Ne kontrollojmë vetëm gjendjen fizike të objekteve, shohim se sa është investuar, çfarë pjese e objektit ka mbetur pa u investuar dhe pastaj bëhet në vazhdimësi prokurimi për projektimin e përfundimit të punimeve dhe projektimin e ndërtimit”, shpjegoi Xhaja.

Të ardhurat nga shitja e pasurive do të përdoren për përfundimin e ndërtimeve

Një tjetër pikë e rëndësishme e ndryshimeve lidhet me përdorimin e të ardhurave që do të sigurohen nga shitja e pasurive të konfiskuara. Xhaja sqaroi se këto fonde do të destinohen për përfundimin e punimeve në objektet e lëna të papërfunduara nga ndërtuesit. Sipas kryeadministratores, financimi i familjeve që përfitojnë nga programet e strehimit social rregullohet nga legjislacioni përkatës, ndërsa projektligji në diskutim përcakton një mekanizëm tjetër për administrimin dhe përfundimin e ndërtimeve të konfiskuara. Kështu, të ardhurat nga shitja e pasurive do të shërbejnë për të financuar ndërhyrjet e nevojshme në objektet që nuk janë përfunduar, duke synuar dorëzimin e tyre në kushte të përshtatshme për përdorim.

Aktualisht 16 objekte i nënshtrohen procedurës së parablerjes

Gjatë diskutimit në komision, Xhaja bëri të ditur se aktualisht janë 16 objekte që i nënshtrohen procedurës së parablerjes, në kuadër të ligjit nr. 66/2023. Sipas saj, bëhet fjalë kryesisht për ndërtime ku janë konstatuar shkelje të lejeve të ndërtimit, përfshirë ndryshime në volumet e objekteve dhe shtesa në ndërtimet ekzistuese.

“Janë 16 objekte të cilat i nënshtrohen parablerjes, janë objekte përgjithësisht që janë në shkelje të lejes së ndërtimit”, deklaroi Xhaja.

Bazuar në ndryshimet ligjore, të drejtën e parablerjes do ta kenë vetëm subjektet që janë në tejkalim të lejes së ndërtimit dhe jo subjektet që kanë ndërtuar tërësisht pa leje.

Strehimi social përfshihet në kategoritë e përfituesve

Përveç mbrojtjes së interesave të qytetarëve që kanë lidhur kontrata me ndërtuesit, projektligji zgjeron edhe kategoritë që mund të përfitojnë nga pasuritë e konfiskuara. Sipas Xhajës, ndërsa ligji ekzistues ka mundësuar kalimin e pasurive për përdorim institucional, ndryshimet e reja përfshijnë shprehimisht edhe strehimin social dhe shoqërinë civile. “Një nga arsyet pse po ndryshohet ligji është për strehimin social. Ne po përfshijmë një kategori jo vetëm institucionet, sepse kanë përfituar institucionet nga ligji ekzistues me pasuri të konfiskuara, por po zgjerojmë gamën e përfituesve”, u shpreh ajo.

Mekanizmi i parashikuar do të funksionojë mbi bazën e kërkesave që Ministria e Ekonomisë do të paraqesë për nevojat e strehimit social. AAPSK do të identifikojë pasuritë e disponueshme dhe të përshtatshme, ndërsa kalimi i tyre te Ministria e Ekonomisë do të bëhet përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave. Xhaja theksoi se pasuritë që do të përdoren për strehim social duhet të jenë të përfunduara dhe të plotësojnë standardet e nevojshme për banimin e familjeve.

Investitorët përjashtohen nga përfitimi i pasurive

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përjashtimin e investitorëve nga përfitimi i pasurive të konfiskuara. Sipas Xhajës, ky përcaktim synon të shmangë mundësinë që subjektet e përfshira në zhvillimin e ndërtimeve të përfitojnë nga pasuritë që i nënshtrohen konfiskimit. Kryeadministratorja e AAPSK-së sqaroi gjithashtu se procedurat e legalizimit nuk janë pjesë e projektligjit në diskutim. Ajo shpjegoi se subjektet do të duhet të vetëdeklarojnë situatën e tyre në raport me procesin e legalizimit, ndërsa rastet që nuk përfshihen në kushtet dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni përkatës do të trajtohen sipas procedurave të konfiskimit.

Një mekanizëm i ri për qytetarët që kanë paguar për apartamentet

Ndryshimet e propozuara në ligjin nr. 66/2023 synojnë të adresojnë një problem të rëndësishëm në tregun e pasurive të paluajtshme: situatën e qytetarëve që kanë lidhur kontrata për blerjen e apartamenteve, por objektet ku ndodhen këto prona janë lënë të papërfunduara dhe më pas i nënshtrohen konfiskimit për shkelje të lejeve të ndërtimit. Risia kryesore është që konfiskimi nuk do të mbetet vetëm një masë për marrjen e pasurisë nga shteti, por do të shoqërohet edhe me një mekanizëm për përfundimin e objektit dhe dorëzimin e njësive te blerësit që provojnë të drejtat e tyre kontraktore.

Burimi: Politika

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

28/11/2026

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

28/11/2026

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

28/11/2026

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

28/11/2026

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

28/11/2026

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

28/11/2026

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

28/11/2026

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

28/11/2026

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

28/11/2026

Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

28/11/2026

Albana Koçiu: Protesta e dhunshme nuk përfaqëson shqiptarët, kjo është fytyra e vërtetë e politikës së rrugës pa rrugëdalje

28/11/2026

Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

28/11/2026

“Të digjet i gjallë ndonjë polic”, zbardhen mesazhet tronditëse në grupin e organizatorëve të protestës pas sulmit me molotov ndaj efektivit

28/11/2026

Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Çfarë ndodhi në tetë orë përballje në rrugët e Tiranës, institucionet sulmohen me gurë e molotovë, të lënduar, tym dhe flakë

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë
  • Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.