Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare pranë brigjeve bullgare në Detin e Zi, duke kërkuar që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.
Përmes një reagimi të publikuar të martën në platformën X, Von der Leyen deklaroi se Deti i Zi është shndërruar në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Deti i Zi është shndërruar në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo është e papranueshme”, shkroi ajo.
Reagimi i Von der Leyen vjen pas raportimeve për goditjen me dronë të dy anijeve në Detin e Zi, pranë Bullgarisë, ku njëra prej tyre u fundos. Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë detare në rajon dhe për pasojat e mundshme të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Burimi: Lajme ndërkombëtare
