AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Territorialja”, Balla: Opozita të reflektojë deri të enjten, Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve

by Alb Times
13/10/2026
in Politikë
6
0
“Territorialja”, Balla: Opozita të reflektojë deri të enjten, Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve

Foto: Kryesore

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se kërkesa për ngritjen e një komisioni të posaçëm për qeverisjen vendore, kompetencat, funksionet, financat dhe rajonet është hera e katërt që prej vitit 2013 që diskutohet dhe miratohet për t’u kaluar në seancë plenare. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se opozita ka marrë pjesë në dy prej komisioneve të mëparshme, ndërsa një tjetër e ka bojkotuar. Ai theksoi se shpreson që opozita të mos bojkotojë edhe këtë herë. Duke komentuar diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar socialist tha se përfaqësuesit e PS-së kanë qenë të pranishëm, ndërsa nga opozita morën pjesë deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deputetja demokrate Jorida Tabalku, e cila, sipas Ballës, parashtroi qëndrimin e grupit parlamentar të PD-së.

“Sot, siç ndodh në çdo Konferencë Kryetarësh, përfaqësuesit e grupit të PS-së kanë qenë të gjithë aty. Ka qenë z. Tedi Blushi dhe një kolege që hynte e dilte, e cila parashtroi qëndrimin e grupit parlamentar të PD-së, të cilin nuk e kuptova. Shpresoj që deri të enjten, në seancë plenare, të ketë reflektim”, u shpreh ai.

Balla iu përgjigj edhe pretendimeve lidhur me përfundimin e mandatit të komisionit të posaçëm të mëparshëm, i cili përfundoi punën në korrik. Sipas tij, kërkesa për zgjatjen e mandatit ishte paraqitur gabim dhe nuk u miratua në Konferencën e Kryetarëve, duke bërë që komisioni të përfundonte mandatin.

“Ti thua që nuk iu zgjat mandati komisionit të posaçëm të tretë, që përfundoi në korrik. Kolegia iku pa dëgjuar përgjigjen që, në radhën e diskutimit të korrikut, kërkesa ishte parashtruar gabim, jo në afatin e duhur, nuk kaloi në Konferencën e Kryetarëve dhe, për pasojë, ai komision përfundoi”, deklaroi Balla.

Ai bëri të ditur gjithashtu se të dyja palët e përfaqësuara në komisionin e mëparshëm kishin paraqitur propozime për ndarjen administrative-territoriale. Sipas tij, Partia Demokratike vijon të propozojë një ndarje me 100 bashki, ndërsa në Kuvend është votuar ndarja me 46 bashki.

“Të dyja palët e përfaqësuara në atë komision erdhën me dy propozime. PD-ja edhe sot që flasim ka propozuar një ndarje me 100 bashki. Ditën e enjte, në seancë plenare, u votua ndarja me 46”, përfundoi Balla.

Balla u ndal te reforma zgjedhore, duke theksuar se afati përfundimtar për çështjet që lidhen me të duhet të jetë brenda këtij viti. Ai i bëri thirrje opozitës të mos e pengojë procesin për shkak të agjendës politike të ditës.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, me mbajtjen e konferencës së dhjetë për mbylljen e Kapitullit 20. Afati përfundimtar për çështjet që lidhen me reformën zgjedhore duhet të jetë brenda këtij viti. Opozita duhet të kuptojë që detyrimet e Shqipërisë përballë Brukselit nuk janë vetëm detyrimet e PS-së, por të Kuvendit si institucion. Ti s’mund të mbash peng reformën zgjedhore për agjendën politike të ditës. Ne duhet të kemi dakordësi. Kemi çështje që mund t’i zgjidhim”, u shpreh Balla.

Ai theksoi gjithashtu nevojën që Kodi Zgjedhor të trajtohet sa më shpejt, duke pasur parasysh afatet që lidhen me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.

“Kodin Zgjedhor duhet ta shohim sa më shpejt, pasi Presidenti, sipas parashikimeve, në javët në vijim duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve. Një prej të dielave mes 15 prillit dhe 15 majit është periudha për të cilën duhet të përcaktohet data e zgjedhjeve. Gjithmonë zgjedhjet vendore kanë qenë në maj, por kjo është kompetencë e Presidentit të Republikës”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Burimi: Kryesore

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Emergjencë ajrore”, pezullohen fluturimet nga aeroporti i Nurembergut, të panjohura shkaqet!

13/10/2026

Reperi Diddy dërgohet me urgjencë nga burgu në spital, pësoi dëmtim në kokë, ngjarja para vednimit të drejtësisë!

13/10/2026

“PS mbështet teknologjinë”- Balla: Do ishte perfekte që votimi dhe numërimi elektronik të aplikoheshin në zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës

13/10/2026

‘Xixa’ në Komision/ Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë, të shqetësuar! Metani: Këndvështrim personal, s’varet vetëm nga ne!

13/10/2026

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

13/10/2026

Von der Leyen dënon sulmet me dronë ndaj anijeve pranë Bullgarisë: Përgjegjësit duhet të japin llogari!

13/10/2026

Analiza e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

13/10/2026

Tha se “do i fitoj zgjedhjet edhe pas bashkimit të Kavajës me Rrogozhinën”, Balla i përgjigjet kryebashkiakut Qosja: Bastexhi i paligjshëm dhe i rëndomtë

13/10/2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

13/10/2026

“Vendet kandidate po përballen me sulme hibride”- Marta Kos: Shqipëria avancon në negociata, BE po forcon garancitë për shtetin e së drejtës!

13/10/2026

Në 95-vjetorin e lindjes se Dritëroit: Një vizitor i papritur në mes të acarit

13/10/2026

Territorialja, Tabaku: PD do të vendosë nëse do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm

13/10/2026

“Territorialja”, Balla: Opozita të reflektojë deri të enjten, Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve

13/10/2026

Trondit aktorja Rachael Stirling. Tregon se konsumonte hirin e nënës së saj para se…

13/10/2026

Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Emergjencë ajrore”, pezullohen fluturimet nga aeroporti i Nurembergut, të panjohura shkaqet!
  • Reperi Diddy dërgohet me urgjencë nga burgu në spital, pësoi dëmtim në kokë, ngjarja para vednimit të drejtësisë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.