Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të ndërmarrë lëvizje të reja politike për largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së, në rast se opozita nuk arrin të fitojë në zgjedhjet e ardhshme vendore.
I ftuar në televizionin News 24, Salianji e cilësoi kryetarin e PD-së si pengesën kryesore për arritjen e rrotacionit politik dhe rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama, ndërsa bëri thirrje për bashkimin e të gjitha faktorëve opozitarë përpara përballjes elektorale lokale.
“Do të bëj lëvizje dhe përpjekje të tjera nëse PD-ja nuk i fiton zgjedhjet lokale. Unë do të bëj përsëri lëvizje për të larguar Sali Berishën, si pengesën kryesore për të rrëzuar Edi Ramën,” deklaroi Salianji.
Ish-deputeti theksoi se deri në ditën e zgjedhjeve administrative do të maksimalizojë përpjekjet e tij për të kontribuar në bashkimin e flukseve opozitare, kryetarëve të partive aleate dhe protestuesve, duke kërkuar ndalimin e mosmarrëveshjeve të brendshme brenda kampit opozitar gjatë kësaj periudhe.
Burimi: Politika
