AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

by Alb Times
12/10/2026
in Opinion
6
0
Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Leonidha Mërtiri

Aleksandar Vuçiç, kandidati i Partisë Progresive Serbe(SNS), duket i vendosur në fitoren e partisë së tij jetëgjatë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit. “Ish” dhe “është”, foljet më të përdorshme për të, krijojnë të plotë fizionominë e tij politike. Pasi hoqi dorë nga Partia Radikale Serbe, sekretar i përgjithshëm i së cilës ishte, në vitin 2008 u bë krijuesi më i rëndësishëm i Partisë aktuale, Partia Progresive Serbe, duke qënë për pak kohë numëri dy i saj dhe shumë shpejt, me zgjedhjet e parakohshme në këtë parti, u ngjit në krye, parti që ka dominuar skenën serbe gjatë këtyre viteve.

Dorëheqja si president, pas gati dhjetë vjetësh, ishte jo pa objektiv të ri: për t’i hapur rrugë rikthimit, tashmë si kryeministër, funksion që e mbajti për rreth katër vjetë, kur do të ulej ne kolltukun e presidentit pas posteve të ndryshme ministrore.

A do t’i vinë për shtat serbët dëshirës së sundimtarit autokrat?

Protestat prej rreth dy vjetësh të studentëve dhe pedagogëve universitarë, në përgjigje të humbjes së jetës së 16 qytetarëve në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në Vojvodinë, nuk ishin pa telashe për menaxhimin e situatës. Shkaqet e kësaj tragjedie studentët i shihnin te korrupsioni në pushtet, ndaj zgjidhja kërkohej në zgjedhjet e parakohshme, në humbjen e partisë së Vuçiçit dhe pushtetit të tij. Këto protesta bënë një – nacionalistët e njohur dhe përkrahësit e liberalëve, pavarësisht kërcënimeve të herëpashershme të Aleksandar Vuçiç, se përgjigja do të ishte e ashpër për të kthyer paqen dhe qetësinë.
A do të vazhdojë Serbia nën autokracinë e Vuçiçit apo do të mbështesë më tej studentët, të cilët, sipas disa sondazheve të fundit, nuk kanë ndonjë dallim të ndjeshëm. Ndërkohë, tensionet midis këtyre palëve, ditët e fundit janë rritur.

Vuçiç, si mjeshtër i propagandës, si ish ministër i saj në qeverisjen e ustait të tij, Millosheviçit, di ta prezantojë veten edhe më me forcë në këto momente, sikurse pohon: si njeriu që i ka shërbyer me besnikëri Serbisë dhe se për të ka bërë punën më të ndershme në botë. Edhe më tej, nuk druhet nga vetëmburrjet, të cilat aparati i deritanishëm politik i tij u jep më shumë jetë përmes atyre mjeteve të informacionit që vazhdimisht kanë ushqyer qeverisjen e njohur autokratike.

Për Vuçiçin dhe partinë e tij, si dhe aleatët e kësaj të fundit, një kartë e rëndësishme për përfitim politik luhet prej tyre: Kosova. Ajo është e pranishme në tërë këtë propagandë, e veshur me kostumin e zakonshëm, sikurse ka qënë dhe është, sidomos në raste të tilla. Betohen dhe stërbetohen ndaj saj, si “pjesë e patjetërsueshme dhe integrale e shtetit serb”, duke hedhur pas krahëve verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe jo vetëm nga një palë, por në rastin konkret edhe nga studentët dhe zëra të tjerë, duke qënë në themel të retorikave të tyre, pa iu ndarë nacionalizmit agresiv serb. Tezat e Memorandumit të famshëm, i njohur si Memorandumi SANY-1986(Serpska Akademia Nauka i Umetnosti- Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve), vazhdojnë të fanepsen jo papritur, për të ushqyer më tej zgjedhësit e tyre. Ivica Daçiç, ministër i brendshëm, ish kryeministër dhe në poste të tjera të larta qeveritare, në sintoni me Aleksandar Vuçiç, copy-paste të qëndrimeve të njëri- tjetrit kur është fjala për Kosovën, në një tubim elektoral në Serbi të ditëve të fundit deklaroi se “një ditë flamuri serb do të valvitet në Kosovë”. Dhe e tërë kjo vishet me “detyrimin për të respektuar gjithçka që bëri Slobodan Millosheviçi”. Çdo koment do të ishte i tepërt.

E njëjta gjuhë e mllefosur, kërcënuese, si më parë, se “vetëm tanket mund t’i detyrojnë serbët të njohin pavarësinë e Kosovës”. Dhe “të aspirosh” pastaj pranimin e vendit në Bashkimin Europian. Qëndrim dyfytyrësh. Edhe të jesh në BE, edhe në marrëdhënie të acarta me fqinjët(?!). Zëdhënës të denjë të qendrimeve antishqiptare, të politikës serbe në tërësi. Në vend të përpjekjeve për normalizimin e bashkëpunimit dypalësh, u vihet pas midesë dhe nxiten dhe inkurajohen më tej radikalët serbë. Kërcënuese dhe me pasoja për tërë rajonin tonë.

Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Ajo është një faktor i njohur, tepër i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin e Ballkanit.
Kjo situatë i ka bërë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të vrasin më shumë mendje dhe të mos bien në gabimet e mëparshme, ndaj të cilave, çuditërisht, jemi më të familjarizuar. Partitë shqiptare të kësaj Lugine do të jenë në koalicion, duke patur Listën e përbashkët.

Interesi kombëtar, gjë e gëzueshme, u vu mbi dallimet politike, treguar më dinjitoz në këto zgjedhje, nesër si> duam të jenë – përfaqësues të denjë të shqiptarëve në Kuvendin e Serbise, në mbrojtje të të drejtave që u takojnë.

Kur për herë të parë u bënë bashkë në vitin 2020, siguruan tre vende në parlament. Kjo ndodhi vetëm atëherë.

Tani, përsëri bashkë. Kjo nuk mund të mos e shqetësojë ish presidentin, që nesër aludon për kryeministër t’i bëjë sa më të dobishme për opinionin serb akuzat e tij ndaj shqiptarëve, duke i parë kandidatët e tyre në zgjedhje si “armiq të Serbisë”. Nuk është hera e parë kjo lloj retorike. Këtë radhë me pasion edhe më të madh.

Me sa duket, kjo vjen edhe nga një farë droje, pasigurie ndaj fitores në këto zgjedhje, pavarësisht “pathyeshmërisë” përmes makinacioneve të Partisë Progresive Serbe.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga IA, rreziku më i madh për njerëzimin

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin
  • Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.