AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Integrimi/ Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në

by Alb Times
12/10/2026
in Politikë
6
0
Integrimi/ Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në.

Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për integrimin evropian, posaçërisht për Kapitullin 16 “Tatimet”, Ministria e Financave ka hartuar projektligjin e ri “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”. Nisma ligjore synon të harmonizojë plotësisht legjislacionin shqiptar me kërkesat e Direktivës 2011/16/BE të Këshillit Evropian, duke zëvendësuar ligjin ekzistues të vitit 2020 për të garantuar një standard më të lartë në bashkëpunimin administrativ tatimor.

“Qëllimi i projektligjit është krijimi i një kuadri të plotë ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, me qëllim rritjen e transparencës tatimore, parandalimin dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore.”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

Detyrimet e reja për institucionet financiare

Sipas relacionit shpjegues, projektligji, i cili përbëhet nga 25 nene, saktëson procedurat e “vigjilencës së duhur” që duhet të zbatojnë institucionet financiare raportuese. Këto subjekte do të kenë detyrimin të identifikojnë, mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë në mënyrë elektronike informacionin për llogaritë e reja dhe ato ekzistuese, si për individët ashtu edhe për njësitë ekonomike.

Në rast të mosrespektimit të këtyre detyrimeve, raportimeve të pasakta apo fshehjes së informacionit, projektligji parashikon sanksione të ashpra administrative, si dhe klauzola specifike kundër marrëveshjeve që synojnë shmangien e raportimit.

Autoriteti Kompetent përgjegjës për administrimin, përpunimin dhe shkëmbimin e këtij informacioni me autoritetet homologe të huaja do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kostoja financiare dhe hyrja në fuqi

Për të bërë të mundur funksionimin e këtij sistemi të ri, veçanërisht lidhjen me rrjetin CCN dhe formatin standard të kompjuterizuar të Bashkimit Evropian, kërkohen investime në teknologjinë e informacionit. Relacioni vlerëson se zhvillimi i infrastrukturës teknologjike do të ketë një kosto prej rreth 40 milionë lekësh, të cilat do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Pavarësisht se projektligji parashikohet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, zbatimi i plotë i regjimit të ri evropian është i kushtëzuar nga procesi i integrimit të vendit.

“Efektet e tij fillojnë nga data e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me Traktatin e Anëtarësimit.”, theksohet në dokument.

Deri në atë moment, shkëmbimi i informacionit me juridiksionet e tjera do të vazhdojë të realizohet duke u bazuar në Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS) të OECD-së, duke siguruar një tranzicion të pandërprerë të marrëdhënieve aktuale ndërkombëtare të Shqipërisë në fushën tatimore.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga IA, rreziku më i madh për njerëzimin

12/10/2026

Çështja Veliaj, Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

12/10/2026

Tabaku shkon në burg/ Pas vizitës në Reç, kundërshton PS për ndryshimet në Kodin Penal

12/10/2026

Të paktën antisemitët i kemi banalë

12/10/2026

Nga këshilltare në BKH në krye të Burgjeve: Kush është Sadleva Bodo që zëvendëson Adriatik Kupin

12/10/2026

Arabia Saudite nën sulmet e Huthëve, 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

12/10/2026

Alarmi| AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

12/10/2026

Projekti i Bypass-it Vaqarr–Farkë, komisioni parlamentar zhvillon seancë dëgjimore me banorët e prekur

12/10/2026

Një grua në krye të Burgjeve! Gogu firmos emrin e Sadleva Bodos pas dorëheqjes së Kupit

12/10/2026

Elbasan/ Grabitja nën kërcënimin e armës, pronari rrëfen tmerrin: Na vunë pistoletën në kokë

12/10/2026

Trafiku i drogës drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-nëndrejtori i Kufirit në Korçë! Jepet verdikti edhe për bashkëpunëtorin

12/10/2026

Alarm në burgun e New Jersey-t: Diddy dëmtohet në kokë pas një rrëzimi dhe dërgohet me urgjencë në spital

12/10/2026

Koreja e Jugut hap bazën e parë ushtarake për robotët me inteligjencë artificiale

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli
  • Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.