Teksa në rrjet vijojnë të shpërndahen materiale intime të xhiruara në dhomën e gjumit të Adrian Hilës nga një kamera sigurie, në polici ka mbërritur denoncimi i parë nga një prej vajzave me të cilat kompozitori kalonte në intimitet. Këngëtarja nga Kosova Egzona Ademi ka deklaruar gjithçka dinte për rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka denoncuar shpërndarësin e videove, duke përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj nuk është ai personi që ka nxjerrë videot.

(Egzona Ademi)
Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që i ka nxjerrë videot në portale dhe e ka përmendur atë me emër si pjesë e videove. Pra, pretendohet për një person të brendshëm. Ndërsa zonja të tjera kanë akuzuar gazetarin e kronikës rozë Elton Tozaj për shpërndarjen e videove. Por, Elton Tozaj pretendon se nuk është ai autori i shpërndarjes së videove që “vërshuan” kryesisht në WhatsApp, por vetëm ka raportuar. Tozaj ka pohuar se videot ia kanë dërguar në WhatsApp.

Në lidhje me këtë situatë policia ka marrë 4 deklarime, mes tyre tre këngëtare Eli Fara, Blerina Matraku dhe Egzona Ademi, si dhe vetë kompozitorin i cili pretendon se pamjet nga kamerat e sigurisë së tij në ambiente private janë hakeruar. Këngëtarja Eli Fara ka bërë edhe kallëzim për cënim të privatësisë, por nuk ka shprehur ndonjë pretendim kundër Adi Hilës. Ajo ka pohuar se nuk ndihet e turpëruar dhe se e mban kokën lart.

(Eli Fara dhe Adi Hila)

Këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar sërish sot pas skandalit me videot intime, këtë herë duke akuzuar kompozitorin Adi Hila se e kishte gënjyer, duke i thënë se ishte i divorcuar, duke e futur kështu në studion e tij muzikore, përshtatur si motel, ku regjistronte me kamera të fshehtë raportet e tij intime me partnere dhe partnerë të ndryshëm. “Do t’i lashë në këtë botë, lotët e çdo gruaje, apo vajze, o Zot, lotët e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias, (për të cilën thoje jam i divorcuar), lotët e vajzave të tua”, shkruan ajo.

(Blerina Matraku)

Policia ka kontaktuar edhe me një këngëtar të ri të dalë nga talent show-t për fëmijë, Gent Hoxha, i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin. I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore. Gent Hoxha, i cili demostron tërheqje seksuale si ndaj Adi Hilës, ashtu edhe ndaj një këngëtareje, ka shfajësuar kompozitorin për publikimin e videove intime.


Për këtë ngjarje blutë e Tiranës kanë referuar materialet në prokurori për 4 vepra penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private. Sipas burimeve, ende nuk është marrë dëshmia e aktores Monika Lubonja, pjesë e videove intime. Aktorja po kalon një gjendje tronditje psikologjike.

Ndërkaq, është identifikuar edhe zonja D. B., të cilën Hila e godet lehtë me shkop. Ajo nuk i përket botës së artit, por është një biznesmene që operon në fushën e organizimit dhe menaxhimit të eventeve të ndryshme kulturore dhe artistike. Biznesmenia është lidhje e ngushtë e Ad Hilës. Madje, zonja dhe Hila kanë edhe biznese të përbashkëta të kamufluara, që menaxhohen nga i njëjti person i besuar.

Ndërsa personazhi pa flokë, i cili shfaqet në videon treshe në studion muzikore të Ad Hilës, mësohet se është biznesmeni shqiptar nga Maqedonia e Vetiut, Demirali Haliti, i njohur si Demo Haliti, pronar i kompanisë ALBA D.O.O., në Slloveni. Demo Haliti njihet veçanërisht si importuesi ekskluziv i Konjakut Skënderbeu në Slloveni, si dhe për importimin e verërave të cilësisë së lartë sllovene drejt Tiranës.


Ditët e fundit, po qarkullojnë në rrethe të ngushta disa video, të cilat thuhet se do të eklipsojnë historinë e Adi Hilës. Bëhet fjalë për një video intime të një kryebashkiaku me një biznesmen karburantesh. Në një tjetër video intime besohet se shfaqet një ish ministër me dy meshkuj, çerra pasionantë dhe ‘agresivë’. Rastësi apo jo, ditët e fundit ka nisur të shpërndahet edhe një video intime të dy vajzave të showbizz-it.
