AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

by Alb Times
02/10/2026
in Politikë
6
0
Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”
6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debate janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimeve për reformën territoriale, ku deputeti Xhelal Mziu kërkoi bashkimin e dy nismave të depozituara, ndërsa deputetja socialiste Zegjine Çaushi kundërshtoi kërkesën.

Mziu kërkoi që dy nismat të shqyrtohen së bashku, por Çaushi iu drejtua deputetëve të opozitës duke i akuzuar se kishin bojkotuar për katër muaj punën e komisionit.

“Nuk mund të vini në këtë komision e të bllokoni punën e të bëni retorikë politike ose show politik. Aty ngjitur keni një sallë konferencash, mund ta bëni më së miri”, tha Çaushi.

Ajo kundërshtoi më pas kërkesën e Mziut për bashkimin e dy nismave.

“Po dëgjojmë që doni të bashkoni dy nismat. Tani u kujtuat të bashkoni dy nismat? Katër muaj ishit ju ata që e bojkotuat komisionin dhe sot kujtoheni të depozitoni nismën tuaj, prandaj nuk ka sesi të bashkohen këto dy nisma, zoti Xhelal. I zoti kryetar, zbato rregulloren e të vazhdojmë me rendin e ditës”, deklaroi Çaushi.

Debati vijoi me tone të forta, ndërsa Çaushi iu drejtua sërish Mziut duke i kujtuar bojkotin e komisionit.

Xhelal Mziu: Bashkoni të dyja nismat.

Zegjine Çaushi: Nuk mund të vini në këtë komision e të bllokoni punën e të bëni retorikë politike ose show politik. Aty ngjitur keni një sallë konferencash, mund ta bëni më së miri.

Po dëgjojmë që doni të bashkoni dy nismat. Tani u kujtuat të bashkoni dy nismat? Katër muaj ishit ju ata që e bojkotuat komisionin dhe sot kujtoheni të depozitoni nismën tuaj, prandaj nuk ka sesi të bashkohen këto dy nisma, zoti Xhelal. Zoti kryetar, zbato rregulloren e të vazhdojmë me rendin e ditës.

Zegjine Çaushi: Dy orë e gjysmë duke të dëgjuar ty, o Xhelal. Nuk shkon kjo gjë. Në qoftë se e kishe kaq shqetësim të madh këtë reformën territoriale, ti Xhelal, të kujtoheshe, të mos e bojkotoje komisionin katër muaj. Por shkove, bëre plazh atje, fjete edhe gjumë në shtëpi dhe vjen këtu në komision tani, edhe kërkon bashkimin e dy nismave.

Ulsi Manja: Ti, zonja Çaushi, këtu punën e plazhit e pate vetëm për zotin Mziu apo për të gjithë?

Xhelal Mziu: Në fakt, kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat, është vërtet një standard shumë i lartë, prandaj duhet t’i marrësh në konsideratë edhe ti, zoti kryetar, ato qortimet që ju bën, se Zegjineja është më afër asaj që ka si pikësynim Partia Socialiste dhe jo standardi. Do të dëshiroja që komisioni të shkojë drejt zbatimit të ligjit dhe jo rekomandimeve të Zegjinesë.

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

02/10/2026

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë
  • “Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.