AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

by Alb Times
30/09/2026
in Kronikë
6
0
I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa evidenca, ku përfshihen kallëzime penale, transaksione, hetime administrative, raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, investigime, pasuri të fshehura etj., e vizatojnë drejtorin Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, një nga zyrtarët më të korruptuar dhe sfidues ndaj SPAK-ut në Shqipëri. Petrit Tare, i njohur si Tarja i Korçës, drejton Ujësjellësin e Korçës që nga viti 1993. Prej 33 vitesh u ka mbijetuar të gjithë pushteteve, ndryshimeve, trazirave, kallëzimeve dhe hetimeve.

(Petrit Tare)

Në vitin 2015, KLSH referoi një dosje penale në prokurori për aktivitetin korruptiv dhe shpërdorues të Petrit Tares, me kosto rreth 70 milionë euro. Duke pasur edhe bashkëshorten në atë kohë gjyqtare, Entela Prifti, Tare arriti t’a mbyllte dosjen lehtësisht. Më 2 dhjetor 2019, organet e Vetingut shkarkuan me vendim të formës së prerë nga detyra kryetaren e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, gruaja e Petrit Tares, për fshehje dhe mosjustifikim pasurie. Prifi nuk u referua në prokurori pavarësisht konstatimeve të pastrimit të parave, fshehje dhe mashtrimit me pasurinë.

(Entela Prifti dhe sarajet e saj të fshehura)

Ndryshe nga shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, Petrit Tare dhe Entela Prifti janë përpjekur gjithnjë të pastrojnë paratë e korrupsionit me tendera dhe vendime gjyqësore, duke lënë gjurmë. Në shtator 2020, Petrit Tare krijon kompaninë B by DC shpk në Tiranë, tek Arena Center, në emër të të birit, Elio Tare. Kjo kompani nis të lëshojë fatura për shërbime fiktive për kompani, të cilat kanë përfituar tendera me firmën e Petrit Tares si drejtor i Ujësjellësit Korçë. Skema e korrupsionit është sa flagrante, banale dhe aq edhe sfiduese për SPAK-un.

Disa ditë më parë, vetë Petrit Tare, në konflik interesi, ka hapur një zyrë për ofrimin e konsulencës teknike inxhinierike dhe projektim ndërtimesh. Përmes këtij nipti, Tare ka nisur të lëshojë fatura shërbimesh fiktive për subjekte të lidhura me kompani të cilave Tare u ka dhënë tendera publikë si drejtor ujësjellësi, duke tentuar jo vetëm të përfitojë, por edhe të pastrojë tarifën e korrupsionit me tendera.

Pas shkarkimit si e korruptuar në vitin 2019, ish kryegjyqyarja e Korçës, Entela Prifti, hapi një zyrë avokatie, konsulence financiare etj., përmes të cilës dyshohet se ka pastruar qindra mijëra euro. Bëhet fjalë për kompaninë DICTUM CONSULTING, përmes të cilës Entela Prifti deklaron deri në 60 mijë euro fitim në vit, gati dy herë më shumë se paga e saj kur ishte gjyqtare. Ka dyshime të forta se kompania përdoret për pastrimin e parave të korrupsionit me tendera të Petrit Tares. Përpos të tjerave, nga të ardhurat nga ky biznes, Entela Prifti ka blerë një njësi rreth 400 m2, me vlerë reale rreth 1 milionë euro, por të deklaruar 210 mijë euro.

Drejtori i Ujësjellësit Korçë Petrit Tare është edhe aksioner në kompaninë e prodhimeve të produkteve të ndryshme bujqësore BLOOM FRUITS shpk, themeluar në vitin 2019. Kompania ka përfituar rreth 250 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë, përmes AZHBR-së së Frida Krifcës, nën hetim nga SPAK. Kompania nuk ka publikuar të dhënat në regjistrat publikë sipas ligjit për veprimtarinë ekonomike.

Petrit Tare ka qarkulluar para edhe përmes kompanisë UK CONSULTING, për këshilla në fushën e mjedisit dhe mbetjeve. Edhe këtë kompani, Tarja e ka përdorur për pastrim parash të skemave të korrupsionit.

Tarja i Korçës ka qenë aksioner edhe në një kompani me emrin Beton Plus, duke fryrë fiktivisht vlerën e aksioneve dhe shitjen e tyre, për të justifikuar blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pasuri të fshehura në Tiranë

Krahas kompanive të dyshimta, Petrit Tare fsheh një pasuri me vlerë miliona euro, ku përfshihen apartamente, vila, lokale, zyra dhe depozita bankare brenda dhe jashtë vendit. Përpos të tjerave, Tarja i Korçës dyshohet se ka fshehur edhe 15 apartamente në Tiranë, në emrin e motrës së saj, të afërmve të tjerë dhe të afërmve të tij.

Katër pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro në Tiranë janë të dokumentuara. Bëhet fjalë për apartament në Tiranë, tek ish-Ekspozita, në emër të motrës së bashkëshortes Ç. P., apartament në Tiranë mbrapa 15-katëshit, në emër të baxhanakut, apartament në Tiranë përballë Fakultetit të Drejtësisë, në emër të vjehrrit dhe një tjetër apartament në Tiranë.

Dhjetëra mijëra euro në llogari

Gjatë dy dekadave të fundit, llogaritë bankare të Petrit Tares janë kredituar me dhjetëra mijëra euro nga llogari jashtë vendit. Referuar transaksioneve bankare, në llogaritë e Petrit Tares kanë kaluar shuma parash deri në 40 mijë euro transferta, deklaruar pjesërisht si dërgesa nga të afërmit në emigracion. Tranfertat përkojnë me kohën kur Tarja drejtonte Ujësjellësin e Korçës. Në një rast, Tare thotë se një shoku i tij në Selanik i ka kaluar në llogari 70 mijë euro.

Transfertat ngrenë dyshime të forta për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash. Petrit Tara dyshohet se u ka dhënë të afërmve të tij para cash nga lekët e korrupsionit me tendera, ndërsa ata ia kanë rikthyer në llogari bankare si dërgesa nga emigracioni. Më pas këto para Petrit Tare i ka investuar në pasuri të paluajtshme. Gjithashtu, Tare ka deklaruar edhe 40 mijë euro dhuratë nga prindërit e tij, të cilat besohet se janë para të korrupsionit me tendera.

Pasuri të pajustifikuar

Sipas dosjes së Vetingut, çifti Entela Prifti dhe Petrit Tare nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash pasuritë si njësi shërbimi me sipërfaqe 519 m² në Korçë, një apartament me sipërfaqe 55 m² në Korçë, apartament 70 m² në Korçë, apartament banimi dupleks me sipërfaqe 235 m² në Korçë dhe banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë. Apartamentin dupleks 235 m² në Korçë nuk e ka deklaruar në deklaratat periodike. Jo vetëm kaq, por këtë apartament e ka paraqitur karabina me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë nga hetimi rezulton përfunduar.

(Ndërtesa e fshehur e Petrit Taresnë Korçë)

Sipas dosjes, Entela Prifti ka gënjyer për banesën 198 m2 në Korçë. Në realitet kjo është një godinë me arredim luksoz, ku kati përdhes shërben si piceri, kati i parë shërben si lokal, kati i dytë shërben si restorant, ndërsa kati i tretë përdoret si verandë. Vetëm dysheme janë shtuar 390 m2. Vlera dhe sipërfaqja e kësaj pasurie është fshehur nga Entela Prifti dhe Petrit Tare. Bëhet fjalë për një godinë me vlerë miliona euro.

Qendër tregtare

Njësinë e shërbimit me sipërfaqe 519 m² në Korçë, Entela Prifti e ka deklaruar në emrin e bashkëshortit Petrit Tare, me burim shkëmbimin e 8 % të aksioneve në një kompani. Nga hetimi ka rezultuar se aksionet kanë një vlerë 14.274.700 lekë, që i bie 27.360 lekë/m2. Kjo njësi ndërtimore nuk ishte një pasuri e zakonshme, por pjesë e një qendre tregtare, ku sipas organeve të Vetingut, një m2 është mbi 1.100 euro. Sipas KPK-së dhe Kolegjit, ish-kryegjyqtarja nuk e justifikon këtë pasuri në emër të bashkëshortit.

Pasuri të tjera me para korrupsioni 

Përpos pasurive të analizuara dhe zbuluara nga Vetingu, në emrin Petrit Tares dhe Entela Priftit rezultojnë pasuri të tjera me vlerë miliona euro, por që janë deklaruar në vlera qesharake, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash. Në emrin e çiftit rezultojnë apartament 77 m2, njësi 400 m2, truall 3.4 mijë m2, tokë arë 4.3 mijë m2, apartamente 115 m2 dhe 75 m2 në emrin e të birit, depozitë 70 mijë euro në emrin e të birit.

Klientët e tenderave dhe një dosje penale 

Petrit Tare, gjatë tre dekadave, ka kirjuar një rreth të konsoliduar klientele tenderash. Tarja dikton me pazar në tavolinë fituesin e tenderit, me ofertë fituese sa fondi limit, në disa raste me letra false, pa plotësuar kriteret formale dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave përmes situacioneve false për punë të pakryera. Përfituesi i parave publike i jep në këmbim tares një përqindje të vlerës së tenderit. Paratë e skemës së korrupsionit investohen në pasuri të paluajtshme. Bazuar në këto dhe shumë prova të tjera, për Petrit Taren po përgatitet një dosje për t’u referuar në SPAK për fshehje pasurie, deklarim të rremë, korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?
  • Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.