Lorna Hysa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale përmes një deklarate të fortë të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka marrë shkak nga skandali i fundit rreth Vlora Hysenit për të përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa doreza.
Në postimin e saj në Story, Lorna i ka filluar radhët duke analizuar stoqet e paragjykimeve që, sipas saj, rëndojnë rregullisht mbi vajzat e televizionit, artit dhe botës së spektaklit.
“E di çfarë është funny? Profesionet si: këngëtare, balerinë, moderatore, modele, aktore, apo edhe ndonjë goçë që është pak më e bukur se tjerat, zakonisht asociohen me idenë që ‘të gjitha janë k*çka’ dhe çdo damkë u vihet atyre…”, ka shkruar ajo në hyrje të reagimit.
Më tej, ajo e ka fshirë çdo eufemizëm duke e shënjestruar drejtpërdrejt Vlora Hysenin, teksa ka deklaruar: “…por Vlora dëshmoi që të jesh k*çkë mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues, apo të punosh në zyrë.”
Lorna e ka përmbyllur reagimin e saj me ironi ndaj komenteve publike që mund të arsyetojnë situatën, duke shkruar: “Do thoni ju: ‘Është thjesht e dashuruar…’. Kush e di çfarë ka tjetër aty! Ajo ju fik radarët!!!”.
Ajo e ka vulosur deklaratën e saj me një tjetër shprehje thumbuese në anglisht: “A New Yorker would say: ‘You ugly wh…!’”.

