AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

by Alb Times
15/09/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gëzim Topçiu, i njohur si beu i Maliqit, ishte 33 vjeç kur u zgjodh kryetar i bashkisë së Maliqit në vitin 2000. Sot, Topçiu, i cili po i afrohet moshës së pensionit, vijon të drejtojë Bashkinë e Maliqit, me pretendimin se e duan qytetarët. Që Topçiun e duan qytetarët mund të jetë e vërtetë, por nga ana tjetër, kryebashkiaku, e ka keqpërdorur këtë dashuri, duke u rënë me top parave dhe pasurive publike, ndërsa për vete ka menduar duke krijuar një pasuri me vlerë qindra mijëra euro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të fundit për veprimtarinë e Bashkisë Maliq, ka konstatuar se tenderat me vlerë të lartë, të firmosur nga Topçiu, janë në kundërshtim me ligjin, duke ngritur dyshime të forta për një skemë korrupsioni me një rreth të mbyllur klientelist.

Në 28 dhjetor 2020, Gëzim Topçiu ka firmosur për kompaninë Nika shpk tenderin me objekt; Ndërtimi i Ujësjellësit Maçurisht-Plasë. Fondi limi i tenderit ishte 1.8 milionë euro, ndërsa oferta fituese rezulton 1.6 milionë euro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se kompania Nika shpk është shpallur fituese pa plotësuar kriteret e shpallura nga vetë autoriteti kontraktor, pra nga Bashkia e Maliqit. Në shkelje të ligjit, Topçiu i Maliqit ka shpallur fituese edhe kompanitë e tjera.

Pronare në letra e kompanisë Nika është 51-vjeçarja nga Shkodra, Shpresa Nika, pas të cilës fshihen disa ‘ustallarë’ të fondeve publike. Kompania e prestanomes Shpresa Nika ka marrë mbi 50 milionë euro tendera publikë e vetme dhe në bashkëpunim, në shumë raste pa palotësuar kriteret dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, nga arka e shtetit shqiptar kanë kaluar në llogaritë e kompanisë Nika shpk mbi 24 milionë euro, në bazë të tenderave të dyshimtë dhe klientelistë.

Po pse kryebashkiaku Gëzim Topçiu i ka dhënë kompanisë Nika tenderin në shkelje të ligjit sipas KLSH-së?

Nga rreth 200 tendera që ka marrë e vetme kompania Nika shpk, 24 tendera i ka marrë vetëm nga Bashkia e Maliqit. Ky përqëndrim tenderash në një bashki, plus konstatimin e KLSH, shton më tej dyshimet për një skemë korrupsioni të konsoliduar midis kompanisë Nika shpk dhe kryebashkiakut Gëzim Topçiu.

Në shkurt të vitit 2021, Gëzim Topçiu u ka dhënë tenderin me objekt ‘KUZ njësitë administrative kompanive Vashëtima, Zhengo dhe Avdolli, në shkelje të ligjit, pasi kishte kaluar afati i parashikuar në ligj. Një muaj më pas ka lidhur kontratën për punimet.

Pas tre kompanive qëndrojnë Gëzim Avdolli, Arben Vadolli, Servet Cenolli dhe Ali Xhengo. Më pas, tre kompanitë kanë mashtruar me zbatimin e kontratës, duke vjedhur një pjesë të parave, me situacione false për punime të pakryera.

Të tre personazhet që kanë vjedhur paratë publike me situacione false janë klientë të rregullt tenderash të Bashkisë Maliq, praktikisht të Gëzim Topçiut.

Edhe me paga modeste, Gëzim Topçiu posedon një pasuri me vlerë qindra mijëra euro. Ndonëse e ka deklaruar në shifra më të ulët se sa vlera reale, pasuria nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme.

Ndërkaq, Bashkia e Maliqit është përfshirë në një skandal, e cili është tentuar të mbahet i fshehtë. Ndihma ekonomike, në vend që të shkojë për familjet në nevojë, është vjedhur me letra nga punonjësit e bashkisë.

Klientelizmi dhe nepotizimi është tipik për bashkitë dytësore. Për shembull, bashkëshortja e Gëzim Topçiut, zonja Filloreta Topçiu, është drejtoreshë e një institucioni që është në varësi të bashkisë me kryebashkiak bashkëshortin.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ngrihet një komision etike për të luftuar nepotizmin në pushtetin vendor, me përbërje deputetët përkatës të qarkut. Kushedi sa kanë qeshur Peleshi dhe Topçiu me këtë nismë të Ramës kundër nepotizmit!/Prapaskena

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.