AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

by Alb Times
11/09/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?

6
SHARES
304
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimeve të njënashme dhe të paprecedenta të KLGJ dhe KLP për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 40 %, pasuar me një kallëzim në SPAK ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj dhe përgjegjësve të degëve të thesarit, kupola e drejtësisë ka sfiduar sërisht sot kryeministrin Edi Rama. Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative, Ramiz Lala, ka marrë sot një vendim në konflikt interesi, duke urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Thesarin të zhbllokojë pagat e gjyqtarëve të GJKKO, bashkë me rritjen e përcaktuar nga KLGJ-KLP, në zbatim sipas tyre të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari Ramiz Lala ka pranuar kërkesën e GJKKO për të urdhëruar qeverinë të zhbllokojë pagat për gjyqtarët pranë saj, me rritjen nga 70 mijë euro në vit në rreth 100 mijë euro në vit. Vendimi pritet të kthehet në normë. Gjykata dhe prokurori të tjera i janë drejtuar Gjykatës Administrative me të njëjtën objekt kërkese për rritjen e pagave. Vendimi i Ramiz Lalës mund të konsiderohet si një sfidë ndaj Edi Ramës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk është Ministria e Finacave dhe Thesari, por është vetë ai që ka bllokuar pagat.

Po kush është gjyqtari Ramiz Lala që iu bashkua betejës së gjyqtarëve dhe prokurorëve kundër qeverisë për rritjen e pagave, duke krijuar një hendek të madh me pagat e mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarakëve etj.?

Dikur roje në aeroport, Ramiz Lala, 60 vjeç, e ka rifilluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2010 në Gjykatën e Përmetit. Lala u rikthye si gjyqtar në moshën 44 vjeç. Ramiz Lala, i lakuar si një nga gjyqtarët që ka bërë kërdinë me prona në Sarandë, pretendon se ka mbaruar Fakuletin e Drejtësisë në vitin 1994, edhe pse ka dyshime se ka mbaruar vetëm kursin e ‘Plepave’ në Durrës. Në vitin 1993, Lala pretendon se ka qenë ndihmës giyqtar në Kukës, edhe pse nuk ka të dhëna për këtë funksion.

Në vitin 1998, Ramiz Lala pretendon se është emëruar gjyqtar dhe më pas kryetar Gjykate në Kukës. Nga viti 1998 deri në vitin 2010, Ramiz Lala ka qenë jashtë sistemit. Disa dëshmitarë thonë se Ramiz Lala ka qenë roje në aeroport. Me ndërhyrjen e një biznesmeni që është nën hetim nga SPAK, në vitin 2013, Lala u emërua kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës.

Në korrik 2019, me ndërhyrjen e biznesmenit, Lala kaloi procesin e Vetingut. Komisioneri Publik i kërkoi KPA-së shkarkimin e tij nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në vitin 2021, u nda sa i takon ligjshmërisë dhe profesionalizimit të gjyqtarit Ramiz Lala. Edhe këtë radhë, biznesmeni lëvizi fijet e duhura. Tre gjyqyarë, Sokol Çomo, Ardian Hajdari dhe Ina Rama shpëtuan Ramiz Lalën, duke e konfirmuar në detyrë. Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Pasi kaloi edhe shkallën e dytë të Vetingut, Ramiz Lala bleu dy apartamente për vetëm 27 mijë euro, përkatësisht nga 13.5 mijë euro secili. Me 27 mijë euro nuk blen dot as një garazh. Jo vetëm kaq. Më herët, Ramiz Lala ka ndërtuar një vilë pa leje, të cilën e ka deklaruar 1 milionë lekë.

Gjyqtari Lala nuk është befasues vetëm në pasuri, por edhe në vendime. Në një rast, Ramiz Lala ka marrë një vendim duke gjobitur Bashkinë e Gjirokastrës me 560 milionë lekë, rreth 600 mijë euro, për shkak se një fëmijë ishte rrëzuar në lagje duke luajtur. Vendimi më shumë se sa absurd është korruptiv. Gjyqtari Ramiz Lala, dyshohet se ka arritur një pazar me familjarët e fëmijës për të zhvatur bashkinë, ku gjyqtari do të merrte rreth 500 milionë lekë, ndërsa 10 % familjarët.

Një nga klientët e gjyqtarit Ramiz Lala në Gjirokastër ishte falsifikatori Llambro Zhupaj, një biznesmen i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda, për të cilin Prokuroria e Sarandës ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij me 5 vjet e 6 muaj burgim. Lala ka marrë dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje, njërin kundër falsifikatorit Llambro Zhupaj kur nuk ishin paguar paratë, dhe tjetrin pro Llambro Zhupajt ku mafia e ndërtimit kishte paguar paratë.

Në vitin 2023, biznesmeni hyri sërish në lojë. Me vendim numër 530, datë 11.10.2023, KLGj vendosi tranferimin e Ramiz Lalës nga Gjirokastra në Tiranë. Kush ka çështje me Ramiz Lalën në Tiranë, shkon dhe takon biznesmenin, i cili e thërret gjyqtarin Lala si të ishte kamarier, ku i jep porosinë se si duhet të jetë vendimi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët
  • Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit
  • Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.