AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

by Alb Times
09/09/2026
in Opinion
6
0
Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Iris Luarasi është një deputete e mazhorancës që nuk ka qenë asnjëherë në pushtet. Megjithatë ka qenë në opinion, si përkrahëse e mazhorancës së Edi Ramës. Kritikat për këtë pozicion të saj, mund të trajtohen apo të adresohen me argumente, për çështjet që ajo mbron apo ngre në daljet politike.

Por kjo nuk ndodhi. Iris Luarasi u sulmua si brand politik i mazhorancës, duke marrë anën e brishtë të një deputete grua. Pse e sulmuan Iris Luarasin? Shumë e thjeshtë, sepse mund ta bënin, lëviz pa eskortë krijon efekt publik. Edhe?

A mund të shërbejë kjo sjellje si një brand politik i revolucionarëve? Politikisht nuk shërben, nuk sjell asgjë në shportën e protestës. Por ata e kanë bërë sepse munden. E kjo nuk është politikë, është taktikë e improvizuar.

Nga sulmi, Iris Luarasi ka fituar më shumë, edhe pse vetë deputetja në fjalë nuk ka synuar të jetë aggressive në PR si politikane e mazhorancës. Ka mbajtur profilin e saj si një aktiviste për të drejtat e grave dhe gazetare, ku edhe është prezantuar në panelet televizive. Ku edhe është sulmuar, megjithatë ajo ka mbajtur qëndrimet e saj me argumente.

Luarasi është deputete e mazhorancës pa qenë ndonjëherë në pushtetin ekzekutiv. Gjithsesi ka dalë në mejdan me pozicionet pro qeverisë, mazhorancës, PS-së, edhe pse nuk është një socialiste e organizatave klasike.

Megjithatë, dalja publike në mbështetje të PS-së, i ka dhënë asaj markën se është me PS. Ky pozicion nuk është një krim, ky pozicion nuk është shkelje, është pozicion politik.

Por sulmi ndaj Luarasit nuk bëhet kot. Ka një arsye dhe objektiv, pasi Iris Luarasi është një brand i shoqërisë civile në këto 37 vite. Sidomos për të drejtat e grave të dhunuara, e për këtë ka rekorde. Natyrisht si një organizatë e shoqërisë civile, sepse ajo nuk ka qenë asnjëherë në pushtet.

Mund të kemi kritika, mos pëlqime edhe për pozicionet e saj publike, por fakt është se pozicionet e saj janë në transparencën e argumenteve ku edhe ka pasur përplasje e konfrontime. Por asnjëherë fyerje apo eskalime. Ndaj sulmohet ajo për të dhënë një sinjal ndaj shoqërisë civile që militon në mazhorancë. “Jeni të shitur” është mesazhi. Po pse janë të shitur kur një aktiviste civile bëhet deputete, ku nuk del jashtë vijës që ka mbajtur edhe më para. Ndërkohë, kur një tjetër aktivist apo aktiviste, kalon në pozita opozitare ka një prioritet moral?

Në fakt ka një diskordancë të aktivitetit politik të të ashtuquajturit revolucion, që në fakt nuk është i tillë. Sepse është një axhendë politike gjasme se po bëjmë protestë.

Një revolucion, qoftë edhe radikal nuk merret me deputetet gra, por konteston pushtetin ekzekutiv. Një revolucion, përpara sulmit ka edhe një narracion, një manual, një ide se pse ndodhin sulmet. Partia Komuniste Shqiptare, pas çdo akti të saj guerril publikonte një trakt, ku shpjegonte me logjikë arsyet e këtij akti. Revolucioni i flamingove as nuk mendon ta bëjë. Sepse për çdo gjë i kërkojnë ndihmë chatgpt-së.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja
  • Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?
  • Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.