AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

by Alb Times
09/09/2026
in Politikë
6
0
Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra
7
SHARES
325
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Edi Ramës po përgatitet të mbyllë kapitullin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në formën që ajo funksionon sot dhe të riorganizojë nga themelet administrimin e pronës në Shqipëri. Projektligji “Për Agjencinë Shtetërore të Pronës” parashikon krijimin e një institucioni të ri, ASHP-së, ku do të përqendrohen jo vetëm funksionet e Kadastrës, por edhe ato të Agjencisë së Trajtimit të Pronës dhe administrimit të pronave shtetërore.

Në terma juridikë nuk bëhet fjalë thjesht për ndryshim emri. Neni 69 i projektit parashikon që Agjencia Shtetërore e Pronës të krijohet si rezultat i bashkimit dhe riorganizimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Ndërsa neni 73 parashikon shprehimisht shfuqizimin e ligjit nr.111/2018 “Për kadastrën”, mbi të cilin funksionon institucioni aktual.

Relacioni që shoqëron projektligjin jep edhe arsyet e ndërhyrjes. Qeveria pranon ekzistencën e problematikave të akumuluara në administrimin e pronës, të lidhura me fragmentarizimin e kompetencave, mbivendosjen e përgjegjësive dhe mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve që merren me administrimin dhe regjistrimin e pasurive. Në dokument evidentohen gjithashtu zvarritja e proceseve administrative, ndarja mes trajtimit të pronës dhe regjistrimit të saj, si dhe mungesa e një sistemi të plotë e të përditësuar për inventarizimin dhe administrimin e pronës shtetërore.

Modeli i ri synon t’i vendosë nën një çati pothuajse të gjitha hallkat e administrimit të pronës: regjistrimin kadastral, legalizimet dhe proceset e tjera kalimtare, trajtimin dhe kompensimin e ish-pronarëve, inventarizimin dhe regjistrimin e pronave shtetërore, si dhe administrimin e tyre.

Kjo do të thotë se Kadastra nuk zhduket si funksion. Zhduket institucioni aktual dhe kompetencat e tij kalojnë në strukturën e re. Vetë relacioni thekson se synohet ruajtja dhe zhvillimi i praktikës ekzistuese të regjistrimit kadastral, përfshirë digjitalizimin, regjistrimin fillestar dhe përmirësimin e regjistrave. Pra, certifikatat, kartelat e pasurive, hartat kadastrale, regjistrimi i kontratave dhe shërbimet e tjera do të vazhdojnë, por nën Agjencinë Shtetërore të Pronës.

ASHP-ja projektohet si një superstrukturë e pronës. Sipas relacionit, ajo do të funksionojë si regjistri i pasurive të paluajtshme dhe do të mbledhë e mirëmbajë informacionin për çdo pronë private dhe shtetërore në vend. Organizimi do të jetë në nivel qendror dhe vendor, ndërsa brenda saj parashikohen edhe dy struktura të posaçme: Drejtoria e Trajtimit të Pronës dhe Drejtoria e Pronave Shtetërore. Drejtoritë vendore do të vazhdojnë administrimin e regjistrave dhe dokumentacionit kadastral në territor.

Një ndryshim i rëndësishëm prek edhe drejtimin. Projektligji parashikon Këshill Drejtues dhe Drejtor të Përgjithshëm të ASHP-së. Drejtori do të jetë përgjegjës për drejtimin e përgjithshëm, zbatimin e politikave, burimet njerëzore e financiare dhe përfaqësimin ligjor të institucionit, ndërsa do të mbështetet nga dy zëvendësdrejtorë të përgjithshëm. Vetë Agjencia parashikohet të jetë person juridik publik në varësi të Kryeministrit ose ministrit përgjegjës për pronën.

Projektligji prek edhe një nga problemet më të ndjeshme të pronësisë në Shqipëri: pasaktësitë dhe konfliktet në regjistrat kadastralë. Parashikohet një sistem për korrigjimin e gabimeve dhe përmirësimin e regjistrit, deri në nivel pasurie, blloku apo zone kadastrale. Synimi i deklaruar është që kufijtë, sipërfaqet, pozicioni gjeografik dhe informacioni juridik të përputhen me titujt e pronësisë dhe gjendjen faktike.

Një tjetër element është digjitalizimi. Kadastra digjitale përcaktohet si bazë shtetërore e të dhënave për pasuritë e paluajtshme, ndërsa projektligji parashikon krijimin e një harte unike kombëtare të pronave. Në sistem do të regjistrohen si pronat private, ashtu edhe ato shtetërore. Për shërbimet dhe kërkesat kadastrale parashikohen procedura elektronike dhe integrim me portalin unik qeveritar.

Në projekt janë futur edhe mekanizma kontrolli për vetë administratën. Ndërhyrjet e paautorizuara në regjistrat kadastralë, humbja e dokumentacionit dhe vonesat në trajtimin e kërkesave parashikohen si shkelje administrative. Ndërkohë, struktura qendrore do të ketë kompetenca kontrolli mbi aktet kadastrale, përfshirë mundësinë e shfuqizimit, anulimit ose konstatimit të pavlefshmërisë së akteve të paligjshme, sipas procedurave të përcaktuara në ligj.

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe

Edhe tranzicioni është parashikuar në detaje. Arkivat, sistemet digjitale, asetet, logjistika dhe fondet e institucioneve ekzistuese do t’i kalojnë ASHP-së. Punonjësit do të kalojnë në një periudhë tranzitore, ndërsa institucionet aktuale do të vazhdojnë ushtrimin e funksioneve deri në funksionalizimin e strukturës së re. Kjo është e rëndësishme pasi qeveria synon që riorganizimi të mos bllokojë shërbimet dhe procedurat që qytetarët kanë aktualisht në proces.

Shkrirja e Kadastrës vjen pas një periudhe të mbushur me skandale nën drejtimin e Lorena Goxhobellit. Institucioni që ajo drejton është përballur me akuza dhe denoncime të vazhdueshme për fshehje e bllokim dosjesh, mungesë transparence, legalizime dhe regjistrime problematike, tjetërsim pronash dhe kaos me mijëra praktika që presin prej vitesh zgjidhje.

Goxhobelli është vendosur në qendër të polemikave edhe për mënyrën se si Kadastra është mbyllur ndaj kontrollit dhe informacionit mbi dosjet e pronave. Një prej përplasjeve më të forta ka qenë ajo me Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili hasi pengesa për kryerjen e auditimit. Kur kontrolli u realizua, dolën qindra rekomandime të pazbatuara, masa disiplinore të lëna në sirtar dhe problematika serioze në drejtoritë vendore.

Nën drejtimin e Goxhobellit është evidentuar gjithashtu stoku prej 27 023 vendimesh të gjykatave dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës të paregjistruara në Kadastër, ndërsa kontrollet kanë nxjerrë raste problematike me dokumentacionin e pronave dhe tjetërsime të kryera përmes dokumenteve apo firmave të falsifikuara.

Një tjetër vatër skandalesh ka qenë Vlora dhe veçanërisht pronat në bregdet. Dosjet e pronave, regjistrimet e dyshimta dhe ndërhyrjet mbi sipërfaqe me vlerë të lartë kanë përfunduar edhe nën lupën e SPAK. Në këtë klimë, Goxhobelli ndërmori edhe riorganizimin e Kadastrës së Vlorës, duke e transferuar strukturën drejt Tiranës, një vendim që shkaktoi përplasje dhe kundërshtime nga punonjësit.

 

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja
  • Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?
  • Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.