AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

by SHT Media
07/09/2026
in Botë, Kryesore
6
0
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ratko Mlladiç përcillet sot për në banesën e fundit në Beograd, në një ceremoni që ka mbledhur turma të mëdha qytetarësh, veteranë dhe figura publike serbe.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska do të varroset në varrezat e Topçiderit, pranë vajzës së tij Ana, e cila u vetëvra në vitin 1994, në moshën vetëm 23-vjeçare, me armën e të atit.

Që në orët e para të mëngjesit, qindra qytetarë janë mbledhur pranë Kishës së Shën Lukës në Košutnjak, ku arkivoli me trupin e Mlladiçit është vendosur që prej orës 07:00. Radhët janë zgjatur përpara kishës, ndërsa njerëzit presin për të bërë homazhe dhe për t’i shprehur ngushëllimet familjes.

Në zonën përreth janë vendosur masa të forta sigurie. Disa rrugë drejt Košutnjakut janë mbyllur dhe një pjesë e qytetarëve janë detyruar të afrohen në këmbë për shkak të turmave të mëdha.

Mes të pranishmëve janë veteranë dhe ish-luftëtarë nga Republika Srpska, të ardhur nga Banja Luka, Laktaši, Gradiška, Sokolaci dhe Višegradi. Në ceremoni janë parë edhe figura të njohura të politikës dhe jetës publike serbe, mes tyre Aleksandar Vulin, Miloš Jovanović, Danica Grujičić, Dajana Paunović dhe Luka Daçiç.

Edhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka mbërritur pranë kishës për t’i bërë homazhe Mlladiçit.

Bashkëshortja e tij, Bosiljka Mlladiç, ka dalë nga kisha mes turmës, ndërsa qytetarët i kanë shprehur ngushëllime. E pranishme ka qenë edhe mbesa e Mlladiçit.

“Për mua është krenari dhe nder të jem këtu sot. Kam ardhur me dy djemtë e mi për t’i bërë nderimet e fundit Mlladiçit”, tha një prej pjesëmarrësve.

Ndërkohë, në mesin e njerëzve që kanë ardhur për të bërë homazhe ka edhe persona që e kanë njohur personalisht Mlladiçin.

Milka Vuković, 77 vjeç, bashkëshortja e gjeneralit të ndjerë Ljubiša Vuković, tha se Mlladiçi kishte qenë mik i bashkëshortit të saj.

Ceremonia dhe kortezhi drejt varrezave

Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Serbe, shërbesa mortore do të nisë në orën 12:00 dhe do të drejtohet nga patriarku serb Porfirije.

Pas ceremonisë në Kishën e Shën Lukës, kortezhi do të nisë drejt varrezave të Topçiderit, disa kilometra larg. Varrimi është planifikuar të zhvillohet rreth orës 13:30–14:00. Në përgatitje të ceremonisë janë parë ekipe televizive, gjeneratorë, kabllo dhe tualete të lëvizshme, ndërsa përreth zonës janë marrë masa të shtuara sigurie.

Organizatorët kanë parashikuar pjesëmarrje shumë të madhe, ndërsa Mlladiçi vazhdon të konsiderohet nga një pjesë e nacionalistëve serbë si figurë heroike, pavarësisht se është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe gjenocid.

Do të prehet pranë vajzës së tij

Por ndalesa e fundit e Mlladiçit do të ketë edhe një dimension familjar. Ai do të varroset pranë vajzës së tij, Anës, e cila prehet në këtë varrezë që prej vitit 1994.

Në varrin e saj ndodhet një pllakë mermeri e zezë me fotografinë e vajzës së re. Pranë saj ka lule dhe qirinj, ndërsa në varr ka edhe një stol për vizitorët. Ana Mlladiç ishte studente e Mjekësisë dhe vdiq në moshën 23-vjeçare. Sipas rrëfimeve të publikuara ndër vite, ajo përdori armën e babait të saj për t’i dhënë fund jetës.

Historia e saj është trajtuar edhe në libra që kanë tentuar të hedhin dritë mbi marrëdhënien mes saj dhe të atit. Në librin “Vajza”, shkrimtarja Clara Usón trajton historinë e Anës dhe krizën e saj të thellë pas përballjes me informacionet për krimet e luftës në Bosnje.

Gazetarja kroate Slavenka Drakuliç ka shkruar gjithashtu për familjen Mlladiç dhe për atmosferën e rëndë në shtëpinë e tyre në periudhën para vdekjes së Anës. Sipas rrëfimeve të publikuara, mbrëmjen para vetëvrasjes së saj, familja ishte mbledhur së bashku, ndërsa jashtë familjes po zhvillohej një nga konfliktet më të përgjakshme të historisë së fundit të Ballkanit.

Vdekja e Anës thuhet se e tronditi thellë Mlladiçin. Ngjarja ndodhi në vitin 1994, një vit përpara masakrës së Srebrenicës, ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë.

Mlladiçi dhe varri ku kthehej fshehurazi

Gjatë viteve që qëndroi në arrati, Mlladiçi jetoi i fshehur dhe, sipas rrëfimeve të publikuara, merrej edhe me bletari. Megjithatë, ai kthehej fshehurazi në varrin e vajzës së tij në Beograd për të vendosur lule. Edhe pas arrestimit në vitin 2011, përpara transferimit të tij në Hagë, ai kërkoi të ndalonte në varreza për t’i vendosur trëndafila vajzës. Sot, pas më shumë se tre dekadash, ai do të varroset pikërisht pranë saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

22/10/2026

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

22/10/2026

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

22/10/2026

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

22/10/2026

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

22/10/2026

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

22/10/2026

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

22/10/2026

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

22/10/2026

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

22/10/2026

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

22/10/2026

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

22/10/2026

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

22/10/2026

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

22/10/2026

Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

22/10/2026

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?
  • “Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.