AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Dhëndër Kafsha

by SHT Media
04/09/2026
in Editorial
6
0
Dhëndër Kafsha
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Edison Ypi

Dhëndër Kafsha nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm, për shembull, Qen, Qenbirqeni, Buçe, Langua, Zagar, dhe as diçka tjetër lidhur me qenin. Do ishte sa e kollajtë dhe abuzive që cilësimi i Dhëndër Kafshës të thjeshtohej dhe të përqendrohej vetëm te një kafshë që leh dhe s’të kafshon. Për më tepër që, nga cilësimi dukshëm i mangët, perfeksionisti i gjirizave Dhëndër Kafsha, do të mbetej i pakënaqur, dhe Qeni, i krahasuar me një dhëndër boshnjak që hiqet për shqiprar, do ofendohej.

Meqenëse Dhëndër Kafsha, siç e thotë edhe vetë ky përcaktim, nuk ka lidhje me botën humane, por vetëm me rrugaçërinë shtazarake, duke vërejtur tiparet psiko-fizike të bardhoshit topolak të shndërruar në miliarder sa hap e mbyll sytë me kontributin e pakursyer të vjehrrit serb, mendja të shkon direkt te Lopa. Jo lopë normale. Jo Dem me brirë. Dhëndër Kafsha nuk është lopë për qumësht. Dhëndër Shtaza është lopë vetëm për helm, është lopë për mish të kalbur, lopë e sëmurë, lopë plakë, lopë që vetëm pjerdh, lopë komuniste, lopë hajdute, lopë parazite.

Dhëndër Kafsha, duke u trashur jo në natyrë, por në stallë ku shton në peshë shumë mish, shumë dhjamë, me feçkën që e fut në çdo gjiriz, pis, dhe pa asnjë kapacitet cerebral, Dhëndër Kafsha, përveçse lopë, e ka të pamundur të mos jetë njëkohësisht edhe pak dosë. Lopa dhe Dosa, fqinjësia paqësore bythmëbythë mes tyre, është në natyrën shtazarake të Atdhjeut.

Mbijetesa nëpër bataqe e gjirize me turlilloj ndyrësirash, ndër të cilat, e para dhe më e rëndësishmja ndyrësirë është vetë Dhëndër Kafsha, e kanë shndërruar Dhëndër Kafshën në një Zhabë të dhjamur kënete që ditë e natë bën guak-guak anës moçaleve. Të shumtën e herës vetëm. Ndonjëherë më të rrallë edhe në kor në shoqërinë e zhabave të tjera të mbetura në zall.

S’ka asnjë rëndësi nëse Dhëndër Kafshës i pëlqen apo s’i pëlqen të jetë kafshë e tillë apo e atillë.

Rast i një identiteti, me gjasa të refuzuar pa sukses nga Dhëndër Kafsha, është të qenët kërmill me jargë, të cilit Dhëndër Kafsha j’a refuzon të gjitha: jargët, zvarritjen, ngathtësinë. Me përjashtim të njërës: marrjes me vete të shtëpisë brenda së cilës, përveç vetes, strehohet kryehajduti i Shqipërisë, Doktor Pocaqia, dora vetë.

Të qenët, mes të tjerash, edhe Gaforre e kuqe që, po ashtu si flamingot, mbijeton me fëlliqësirat e cektinave të moçaleve që i tërheq mbrapsht me sqep, Dhëndër Kafshën e ngroh, e lartëson, e bën me fletë.

Dhëndër Kafsha s’ka shans të mos jetë nja 20 përqind Peshk. E bashkë me peshkun, edhe gjithçka që peshkon e rrethon: grep, litar, rrjetë, dinamit, tritol, det, tigan, tavë, zjarr, fukarallëk prej zengjini të ri.

Në përqindje më të vogël por jo më pak të rëndësishme, Dhëndër Kafsha është gjithashtu edhe skile, nuse lale, krimb nën gur, ngjalë, gjarpër, amebë njëqelizore, cironkë në konservë, hienë që çukit skelete, korb kërmash, mace kazanësh, mizë, mushkonjë, plesht, morr, akrep.

Dhëndër Kafsha nuk është njeri, qytetar, nëpunës, taksapagues, konsumator, respektues i institucioneve.

Dhëndër Kafsha nuk është as një kafshë e vetme.

Dhëndër Kafsha është një koleksion kafshësh, një muze animalistik, një Kopsht Zoologjik.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

23/10/2026

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

23/10/2026

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

23/10/2026

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

23/10/2026

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

23/10/2026

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

23/10/2026

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

23/10/2026

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

23/10/2026

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

23/10/2026

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

23/10/2026

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

23/10/2026

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

23/10/2026

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

23/10/2026

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

23/10/2026

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike
  • Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.