AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

by SHT Media
03/09/2026
in Opinion
6
0
Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Përpjekja e gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’i caktuar vetë pagat e tyre dhe trajtimi i Thesarit si një sportel që ekzekuton çdo shifër të shkruar në një listëpagesë nga vetë përfituesit janë tregues të mungesës së thellë të respektit që kanë për ligjin gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë. Bllokimi nga Thesari i Shtetit i pagave të vetëcaktuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë është reagimi i parë normal institucional ndaj një akti anormal dhe antiligjor.

Thesari administron paratë publike dhe mund të paguajë vetëm detyrime të mbështetura në ligj, në buxhet dhe në aktet që prodhojnë pasoja financiare sipas Kushtetutës.

Në Shqipëri, pagat e funksionarëve publikë caktohen me ligj. Ato nuk mund të lindin nga llogaritë, interpretimet dhe dëshirat e atyre që do t’i përfitojnë.

KLGJ-ja dhe KLP-ja nuk kanë të drejtë të krijojnë një skemë të re pagash. Ato mund të administrojnë sistemin e drejtësisë, por nuk mund të zëvendësojnë Kuvendin, të ndryshojnë ligjin dhe pastaj t’i dërgojnë shtetit faturën për ta paguar.

Gjyqtarët përpiqen ta paraqesin vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një çek të bardhë, mbi të cilin mund të shkruajnë vetë shumën që duan. Por Gjykata Kushtetuese nuk miraton ligje pagash. Ajo mund të shfuqizojë një normë, të konstatojë një cenim kushtetues dhe t’i kërkojë Kuvendit ta korrigjojë atë. Nuk mund të kthehet në zyrë llogaritjeje pagash dhe aq më pak t’ua delegojë këtë kompetencë përfituesve të vendimit.

Mosveprimi i Kuvendit brenda një afati nuk ia transferon pushtetin ligjvënës KLGJ-së dhe KLP-së. Kushtetuta nuk parashikon që, kur Kuvendi vonohet, ligjet mund t’i miratojnë ata që kanë interes të drejtpërdrejtë financiar prej tyre.

Nëse pranohet ky arsyetim, atëherë çdo institucion që mendon se paguhet më pak mund të hartojë një tabelë të re, ta quajë “zbatim të Kushtetutës” dhe t’ia dërgojë Thesarit. Policia mund t’i caktojë vetë pagat policisë, ushtria ushtarakëve, deputetët vetes dhe administrata çdo nëpunësi. Në fund, nuk do të kishim më buxhet shteti, por një garë institucionesh për të marrë sa më shumë nga paratë publike.

Edhe vetë sjellja e Gjykatës Kushtetuese rrëzon propagandën e magjistratëve. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo i ka depozituar listëpagesat me pagat e mëparshme dhe i ka marrë ato pa rritjen e pretenduar. Pra, institucioni që ka dhënë vendimin nuk e ka trajtuar arsyetimin e vet si një skemë të re pagash, drejtpërdrejt të ekzekutueshme nga Thesari.

Ndërkohë, dy prokurori, ato të Dibrës dhe Kukësit, kanë arritur t’i marrin pagat e rritura përpara se Thesari të bllokonte ekzekutimin. Ato kanë bërë një gabim administrativ që duhet kontrolluar dhe korrigjuar. Pagesa e kaluar gabimisht në dy degë të Thesarit është thjesht gabim dhe jo ligj i ri.

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ankohen tani se bllokimi cenon rendin kushtetues dhe pavarësinë e drejtësisë.

Në të vërtetë, pavarësia e drejtësisë nuk nënkupton sovranitet financiar. Të jesh i pavarur në dhënien e drejtësisë nuk do të thotë të kesh të drejtën të caktosh pagën tënde dhe t’ia imponosh atë buxhetit të shtetit.

Paga e gjyqtarit mbrohet nga Kushtetuta që të mos ulet arbitrarisht si mjet presioni politik, por ky nuk është një privilegj që mund të rritet po prej tyre në mënyrë të njëanshme. Paprekshmëria e pagës dhe vetëcaktimi i pagës janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Në këtë histori, më cinik është përdorimi si mburojë i administratës së gjykatave dhe prokurorive. Sanitarët, rojet, sekretaret dhe punonjësit e tjerë kanë mbetur pa paga, megjithëse nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin për rritjen e pagave të magjistratëve. Ata po përdoren si pengje për t’i ushtruar presion Ministrisë së Financave që të pranojë të gjithë listëpagesën, bashkë me rritjen e paligjshme.

Thesari duhet t’i ndajë menjëherë këto dy çështje. Duhet të paguajë pa vonesë administratën dhe magjistratët sipas pagave ekzistuese të miratuara me ligj. Ndërsa diferencat e pretenduara duhet të mbeten të bllokuara deri në miratimin nga Kuvendi të një ligji të ri dhe në sigurimin e mbulimit përkatës buxhetor.

Kuvendi, nga ana tjetër, duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Ai duhet të shqyrtojë dhe miratojë një formulë të re pagash, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe parimet e ndarjes së pushteteve, të barazisë dhe të administrimit të financave publike.

Gjyqtarët nuk kanë të drejtë të bëhen njëkohësisht paditës, gjykatës, ligjvënës, përllogaritës dhe përfitues të parave publike.

Prej vitesh, qytetarët presin në dyert e gjykatave për vendime që vonohen përtej çdo afati ligjor. Mijëra dosje mbeten të pagjykuara dhe askush nuk lejohet ta marrë vetë drejtësinë vetëm sepse gjykata nuk ka vepruar në kohë. Ata që ua nxijnë jetën miliona qytetarëve me vonesa të papërgjegjshme nuk mund të bëjnë vetëgjyqësi me paratë publike për hallin e tyre.

Bllokimi nga Thesari është mbrojtje e shtetit nga një precedent i rrezikshëm. Një pushtet që cakton vetë pagën, e interpreton vetë ligjin dhe urdhëron vetë pagesën nuk është më pushtet i pavarur.

Vërtet drejtësinë e re e kemi lënë jashtë çdo kontrolli politik dhe institucional për punën e saj, por kjo nuk do të thotë se mund të mbetet edhe jashtë çdo kontrolli financiar për pagat e saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

20/10/2026

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

20/10/2026

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

20/10/2026

SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

20/10/2026

Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

20/10/2026

“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

20/10/2026

Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

20/10/2026

Zelensky do të takohet me të dërguarit e posaçëm të SHBA në Oslo mes tensioneve me Trumpin

20/10/2026

Po trafikonte 3 afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Hanin e Hotit! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

20/10/2026

“Demonstrim i shkëlqyer”- Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Pa rini nuk ka Shqipëri!

20/10/2026

Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

20/10/2026

Nga drejtor në SHISH, te protesta kundër Ramës: Kush është Sandër Kovaçi, që drejtoi protestën e pedagogëve sot në krah të dhëndrit dhe vajzës së Berishës?

20/10/2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

20/10/2026

Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

20/10/2026

500 ushtarë në Milano pas protestave të dhunshme, Meloni paralajmëron masa të ashpra sigurie

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!
  • “Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.