Një anije pasagjerësh me 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit është përmbytur në brigjet e Qipros veriore.
Ministria e Brendshme Turke ka deklaruar se anija ishte në rrezik të fundosej në një vendndodhje prej 4 milje detare larg Portit të Kyrenias.
Ndërkohë ka nisur operacioni për kërkim-shpëtimin e personave të ndodhur në bord.
“Situata është shumë serioze”, është shprehur Murat Senkul, kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar të Kyrenias.
