Një italian u arrestua në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe Policisë Rrugore, pasi vodhi një makinë tip Audi Q5.
Vjedhja ndodhi në një rrugë dytësore, ku pronari i Audit sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur. Shtetasi italian ka hipur në automjet dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.
Gjatë ndjekjes, italiani ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa makina. Gjatë ndjekjes është lënduar edhe një punonjës policie, fatmirësisht pa plagë të rënda.
Në fund, shtetasi italian është arrestuar nga policia. Nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte nën efektin e drogës.
