AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

by SHT Media
29/08/2026
in Opinion
6
0
Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën
6
SHARES
311
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Filip Çakuli

Dialog absurd, që të kujton “I huaji” i Kamys.

– I pandehur, në bazë të nenit 15, gërma “a” burgoseni

– Zotni prokuror, kjo gërma “a” s’ka të bëjë me mua.

– atëherë, në bazë të gërmës “b”

– Po, as gërma “b” s’ka lidhje me çështjen time.

– Ashtu qenka puna, nxehet prokurori. Që ti do futësh në burg, nuk diskutohet. Gërmen gjeje vetë, meqë merrke vesh…

Erion Veliaj është në burg. Por juridikisht vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Një paradoks shqiptar që mund të dukej si skenar satire, po të mos ishte realitet institucional.

Nuk është çështja këtu nëse Veliaj është i pafajshëm apo fajtor. Këtë nuk e vendos as politika, as televizioni, as Facebook-u dhe, mbi të gjitha, nuk duhet ta vendosë paraburgimi. Fajësinë e vendos gjykata, pas një procesi ku akuzat provohen.

Sepse ekziston një parim i vjetër dhe shumë i thjeshtë i drejtësisë: njeriu konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet.

Por te ne duket sikur herë pas here ky parim lexohet së prapthi:

Fute njëherë brenda. Pastaj kërkojmë provat.

Dhe këtu fillon aroma e një mendësie që shqiptarët e njohin shumë mirë nga e kaluara. Dikur formula ishte: “Partia e di që je armik; hetuesia vetëm duhet të gjejë se çfarë ke bërë.”

Sot institucionet janë të tjera, ligjet janë të tjera dhe drejtësia është kushtetuese. Pikërisht për këtë arsye standardi duhet të jetë shumë më i lartë: prokuroria heton dhe akuzon, mbrojtja kundërshton, ndërsa gjykata vendos. Askush nuk duhet të dënohet paraprakisht nga masa e sigurimit.

Dhe historia bëhet edhe më absurde kur hyn në skenë Gjykata Kushtetuese. Edhe e vë prift, edhe i rruan mjekrën!

Veliaj vazhdon juridikisht të jetë Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pra kemi një kryetar të zgjedhur që shteti e njeh si kryetar, por që njëkohësisht shteti e mban pas hekurave.

T’ia çojmë Bashkinë në qeli?

Mbledhjen e Këshillit Bashkiak ta zhvillojmë në paraburgim?

Shkresat për firmë t’ia çojë korrieri te sporteli i burgut?

Dhe kur qytetarët kërkojnë takim me kryetarin, të marrin më parë leje te Drejtoria e Burgjeve?

Kjo nuk është më vetëm çështja e Erion Veliajt. Sot quhet Veliaj; nesër mund të ketë një emër tjetër. Pyetja është shumë më e madhe:

A mundet paraburgimi, i cili në teori është masë sigurimi dhe jo dënim, të shndërrohet praktikisht në dënim politik, administrativ dhe publik përpara vendimit përfundimtar të gjykatës?

Nëse Veliaj ka kryer veprat për të cilat akuzohet, prokuroria duhet t’i provojë dhe gjykata ta dënojë sipas ligjit. Pa privilegj sepse është kryetar bashkie.

Por edhe pa një standard tjetër vetëm sepse është Erion Veliaj.

Sepse shteti i së drejtës provohet pikërisht atëherë kur duhet t’i garantojë të drejtat edhe atij që është nën akuzë.

Përndryshe kthehemi te filozofia e vjetër:

“Fute brenda sot. Dosjen e plotësojmë nesër.”

Vetëm se tani nuk e quajmë më diktaturë. E quajmë reformë në drejtësi.

Ç’diktaturë? Reforma, me disa prokurorë, na ktheu shekuj më pas, te Luigji 14, “ligji jam unë”.

Dhe në mes të gjithë kësaj mbetet një pyetje pothuaj groteske:

Nëse Kushtetuta e njeh Erion Veliajn si Kryetar të Bashkisë së Tiranës, kush do t’ia çojë vulën e Bashkisë në qeli?

Përderisa Gjykata Kushtetuese e vendosi kryetar Bashkie, pa e kthyer në zyrën e tij, duhej të kërkonte, më e pakta, krijimin e një zyre në burg, ku kryetari të ushtrojë kompetencat e tij.

Një gardian të jetë sekretari i tij, për të sjell korrespodencën.

Një prokuror të caktohet shef kabineti, për të pritur e përcjell qytetarët dhe zyrtarë, që duan të takohen me kryetarin e tyre. Zyra duhet të jetë e madhe, se, ja, mund të vijë papritur kryeministri, për të folur me kryetarin për reformën territoriale.

Një gardian tjetër të mbajë vulën në kasafortën e burgut.

Kjo do të ishte një farë zgjidhjeje e pranueshme për Gjykatën Kushtetuese…

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?

16/10/2026

U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16/10/2026

U fut përmes Lanës për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Klevis Balliu: Ishte skemë e Operacionales!

16/10/2026

Publikohet videoja që zbulon çfarë ndodhi para se Klevis Balliu të përfundonte në Lanë, si protestuesit e maskuar iu vërsulën deputetëve të PD-së

16/10/2026

Sulmet ndaj bizneseve dhe ATM-ve, eksperti paralajmëron për panik financiar dhe goditje ndaj ekonomisë shqiptare

16/10/2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë, ja detajet nga takimi

16/10/2026

Momente qetësie në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesi tregon marrëveshjen me efektivët!

16/10/2026

Puff Daddy transferohet në një burg tjetër pasi u zbulua se po bënte jetë luksoze në qeli

16/10/2026

Frika e bizneseve nga sulmet e protestuesve, Zekja paralajmëron precedent të rrezikshëm: Tregtarët po tërheqin mallrat nga dyqanet

16/10/2026

Balla publikon pamjet kur Klevis Balliu përpiqet t’i shpëtojë protestuesve: Pse vetëm Saliu e kalon oqeanin me not?

16/10/2026

Përfshihet nga flakët Bashkia e Shkodrës/ Persona të maskuar sulmojnë me molotov godinën

16/10/2026

Sa na dëmtuan vandalët për 84 orë?

16/10/2026

Aktori denoncon vandalizimin e banesës pas shkrimeve kundër dhunës në protestë: Do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten!

16/10/2026

Protestuesi ngre alarmin: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh

16/10/2026

Mbylli dyert gjatë protestës në Tiranë, vjen reagimi zyrtar i ambasadës së Izraelit

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?
  • U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.