Këngëtarja dhe artistja shqiptare Rozana Radi ka zgjedhur ishullin e Capri-t, në Itali, për të kaluar disa ditë pushimi, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga qëndrimi i saj në një prej destinacioneve më të njohura turistike.
Radi ka publikuar në Instagram një seri fotografish, ku shfaqet duke shijuar detin dhe diellin në një varkë, me peizazhin karakteristik të Capri-t në sfond.
Në fotot e publikuara, këngëtarja ka pozuar me bikini minimaliste, të kombinuara me aksesorë dhe syze dielli, ndërsa pamjet nga deti dhe shkëmbinjtë e ishullit plotësojnë atmosferën verore.
“Nën diellin e Caprit”, ka shkruar Rozana Radi krahas postimit, të cilin e ka shoqëruar edhe me flamurin italian dhe një zemër.
Fotografitë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të artistes, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente në Instagram.
Rozana Radi vijon kështu të ndajë me publikun momente nga pushimet e saj në Itali, ndërsa fotot nga Capri kanë bërë jehonë në rrjetet sociale.








