AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet

by Alb Times
29/08/2026
in Botë, Kryesore
0
0
Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Carl Bildt mbetet një nga zërat më të rëndësishëm ndërkombëtarë kur flitet për luftën në Bosnjë dhe veçanërisht për masakrën e Srebrenicës. Ish-kryeministri suedez ishte në vitin 1995 i dërguari special i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, bashkëkryesues i negociatave të paqes në Dejton dhe pas marrëveshjes, u bë përfaqësuesi i parë i lartë ndërkombëtar për Bosnjë-Hercegovinën.

Në këtë intervistë, Bildt komenton vendimin që Ratko Mlladiçi, ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës dhe një prej përgjegjësve kryesorë për masakrën e Srebrenicës, të varroset në Serbi me nderime shtetërore dhe ushtarake.

Si reaguar kur mori vesh se Mlladiçi do të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake në Serbi?

Ende nuk e dimë saktësisht se si do të organizohet ceremonia. Por Serbia duhet ta dijë se Bashkimi Evropian dhe aktorë të tjerë po e ndjekin me shumë vëmendje këtë çështje…

Duke u kthyer te ditët tragjike të vitit 1995 në Srebrenicë, çfarë kuptoi atëherë komuniteti ndërkombëtar për atë që po ndodhte dhe çfarë nuk arriti të kuptonte?

Patjetër që u ndje presioni, mjaft i papritur, për shkak të Srebrenicës, edhe pse kishte pasur faza të tjera po aq kritike gjatë konfliktit. Ne u përpoqëm ta paralajmëronim Beogradin për pasojat që do të sillte pushtimi i enklavës. U ndërmorën edhe sulme ajrore, por ato nuk arritën ta ndalonin përparimin e forcave serbe.

A mendoni se komuniteti ndërkombëtar bëri mjaftueshëm për t’u përballur me trashëgiminë e gjenocidit dhe me forcat që e bënë atë të mundur?

Besoj se duhej të vepronim shumë më shpejt për të kapur përgjegjësit kryesorë, mbi të gjitha Mlladiçin, dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë. Si përfaqësues i lartë ndërkombëtar kërkova që kjo të bëhej, por forcat e NATO-s nuk ishin të gatshme ta ndërmerrnin një hap të tillë.

Srebrenica vazhdon të jetë në qendër të tensioneve politike në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa Mlladiçi ende glorifikohet nga disa qarqe. Pse pajtimi ka rezultuar kaq i vështirë?

Në përgjithësi, mendoj se shumë politikanë në Bosnjë, pavarësisht krahut politik, e kanë parë paqen si vazhdimin e luftës me mjete të tjera. Është folur më shumë për hakmarrje sesa për pajtim. Dhe është e arsyeshme të pyesim nëse komuniteti ndërkombëtar mund të kishte bërë më shumë.

Duke parë sot Bosnjën dhe Ballkanin në tërësi, a shihni një rrezik konkret që historia të përsëritet?

Shpresoj që jo. Por ndodhemi në një fazë kritike. Komuniteti ndërkombëtar është në një konfuzion të thellë për mënyrën se si duhet të trajtojë çështjen e Bosnjës, ndërsa kemi zgjedhjet e afërta në Serbi dhe ngërçin politik në Kosovë.

Po të kishit mundësinë të ktheheshit pas në kohë, a ka diçka që mendoni se duhej bërë ndryshe?

Ka qenë një gabim i rëndë i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që shpalli ‘zonat e sigurta’, pa autorizuar forcat e nevojshme për t’i mbrojtur ato. Kjo do të thoshte të shkoje drejt katastrofës…/Pamfleti nga “Corriere della Sera”

ShareTweetPin

Lajmet e fundit

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

29/08/2026

Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

29/08/2026

Takimi special në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu dhe modelja kosovare në bashkëjetesë! Firmosën kontratën para noterit

29/08/2026

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

29/08/2026

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti zbulon detaje: Ky edicion nis në tetor

29/08/2026

Rozana Radi ndez rrjetin nga Capri, këngëtarja shqiptare pozon me bikini në jaht

29/08/2026

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin

29/08/2026

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti

29/08/2026

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet

29/08/2026

Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur

29/08/2026

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

29/08/2026

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën
  • Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni
  • Takimi special në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu dhe modelja kosovare në bashkëjetesë! Firmosën kontratën para noterit

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.