AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

by Alb Times
23/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një kompani e hetuar disa herë për falsifikime dhe mashtrime, madje pronari i saj ka provuar prangat dhe qelitë e paraburgimit, po vijon të fitojë me lehtësi tendera publikë, madje me dyshime të mëdha se procedurat kanë qenë të paracaktuara.

Vox News ka hulumtuar dhjetëra dokumente, procedura tenderuese, vendimmarrje të kompanive, akte hetimore e noteriale, ku rezulton se i ndaluari i vitit 2021, Sokol Topçiu, me lidhjet e tij tepër të fuqishme, po vijon që të marrë sërish para publike, të cilat janë kanalizuar përherë në llogaritë bankare të tij dhe të firmave që ka nën pronësi.

Dokumentet saktësojnë se Topçiu ka pasur në pronësi firmën “Farma Net”, një kompani që është hetuar nga organet ligjzbatuese se fitoi me mashtrime tenderat sekretë të COVID, madje vetë administratori u ndalua për kontrabandë, apo u hetua edhe për shkak të “helmit të gjarprit”, një medikament që nuk ishte i regjistruar në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë e blinte me tendera të paracaktuar nga Sokol Topçiu.

Pas këtyre “njollave” të mëdha, pronari i kësaj firme, Sokol Topçiu, ndryshoi emrin e firmës nga “Farma Net” në “Vitanet Albania”, me të njëjtën seli dhe me të njëjtin aktivitet, depo farmaceutike.

Por koha nuk ka “shëruar plagët” e marra, pasi i njëjti individ, tashme me emrin e ri të kompanisë, po vijon të fitojë në mënyrën më të lehtë tenderin e “bojës” që përdoret në zgjedhje, një procedurë tepër e diskutueshme, aq më tepër që gjatë një palë zgjedhje të kaluara kishte akuza të rënda se boja hiqej lehtësisht nga gishtat.Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar ta bëjë të njëjtën procedurë, duke ia dhënë edhe procedurën e vitit 2026 po të njëjtit emër, Sokol Topçiut, por me një toponim tjetër të firmës.

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për blerjen e bojës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vlerë 178 mijë euro

Sipas dokumenteve në datën 20 gusht 2026, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sërish fituese kompaninë e Topçiut, të quajtur “Vitanet Albania”, të procedurës së prokurimit me objekt “blerje bojë timbruese për procesin zgjedhor, MK 24 muaj”.

Tenderi duket se ka qenë formal, pasi në këtë procedurë ka bërë ofertë vetëm Vitanet, me vlerë 16,492,000 lekë ose nëse do t’a konvertojmë, shuma shkon në 178 mijë euro.

Por, kush fshihet pas këtij emri të ndryshuar?! Pas analizimeve të dokumenteve nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se në vitin 2025 emri i kompanisë ka ndryshuar nga “Farma Net” në “Vitanet Albania”.

“Sot, në Tiranë, më datën 31 maj 2025, ne selinë e saj, me adresë ‘rruga Siri Kodra, ndërtesë 2-kateshe, subjekt i regjistruar në QKB dhe pranë Drejtorisë Tatimpaguesve te Mëdhenj, u mblodh Asambleja e Zakonshme e Ortakëve të shoqërisë ‘Farma Net Albania’, sipas lajmërimit të bërë rregullisht, lidhur me ndryshimin e emrit te shoqërisë, emrit tregtar dhe të dhënave që deklarohen vullnetarisht në ekstraktin e QKB-së”, thuhet në këtë dokument.

Sipas tij, në mbledhje mori pjesë ortaku i shoqërisë Sokol Topçiu, zotërues i 100% të pjesëve të kapitalit themeltar i cili vendosi të ndryshojë emrin e shoqërisë, nga ai aktual ‘Farma Net Albania’ në emrin e ri ‘Vitanet Albania’. “Mbledhja u mbyll me miratimin e plotë të ortakut, dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në këtë dokument.

Faksimile: Bilanci i kompanisë “Vitanet Albania”, i publikuar në QKB në vitin 2026, ku përcakton një fitim për vitin e kaluar

Sipas të dhënave të hulumtuara, kompania e re e Sokol Topçiut, “Vitanet Albania” ka qenë një nga firmat që ka qarkulluar miliona euro, para publike apo edhe para që vijnë nga sektori privat, duke qenë se operon si në farmaci ashtu edhe në depo farmaceutike. Disa ditë më parë, e njëjta firmë ka publikuar në QKB bilancin e saj për vitin 2025, ku në fund rezulton se ka dalë me një fitim prej 46,272,443 lekësh, ose rreth 500 mijë eurosh. “Fitimi i vitit 2025 do të destinohet, do të përdoret për investime”, thuhet në këto dokumente.

Duket se, në këtë Shqipërinë tonë të vogël, të njëjtët individë që kapen me shkelje të rënda, me pasoja në buxhet të shtetit, apo në dëm të konsumatorit, do të vijojnë të qarkullojnë miliona euro, madje një pjesë e mirë e tyre nga paratë e vetë taksapaguesve. I njëjti pronar që fitoi së fundmi lehtësisht tenderin e KQZ-së është arrestuar në vitin 2021, pasi prokuroria kishte zbuluar një rrjet të kontrabandës së ilaçeve.

Sokol Topçiu figuron si emri që ka fituar disa tendera sekretë gjatë kohës së COVID-it, madje u aludua se kishte lidhje të forta me ish-ministren Ogerta Manastirliu, e cila bleu materialet tek “Farma Net Albania” me çmim shumë më të lartë se sa tregu./ Voxnews.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

15/10/2026

Irlanda: Shqipëria, progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE

15/10/2026

FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

15/10/2026

Princ Harry dhe Meghan bëjnë paraqitjen e parë të përbashkët publike që nga kthimi në Britani

15/10/2026

Protesta e dhunshme në Durrës, shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital

15/10/2026

Miliarda dollarë dëme dhe një poshtërim për Bin Salman! Arabia Saudite në krizë

15/10/2026

Kallas i del kundër Kroacisë: Mos bllokoni zgjerimin e BE-së! Mali i Zi në mes të përplasjes

15/10/2026

VIDEO / Protesta në Tiranë, i vihet zjarri një ndërtese pranë Ministrisë së Arsimit

15/10/2026

Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën drejtuesi i një makine

15/10/2026

The Guardian: Vuçiçi ndërhyri për t’i hapur rrugë kullës Trump në Beograd, zbulohen detaje të reja

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë selinë e PS në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz

15/10/2026

Protestat e dhunshme/ Berisha: Zgjidhja e vetme dorëheqja e Ramës, ka humbur betejën me popullin

15/10/2026

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj”, Policia me apel urgjent për prindërit

15/10/2026

Tensione në Korçë, protestuesit sulmojnë shefin e Komisariatit dhe efektivët, Policia shoqëron të dyshuarit!

15/10/2026

Protestuesit nuk kursejnë as kioskat e biznesit, i shkatërrojnë dhe grabisin! Pajisjeve u vënë flakën, Policia shoqëron disa persona

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit
  • Irlanda: Shqipëria, progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.