Por kur nga Dhërmi zhvendosemi në Ksamil, del pjesa tjetër e historisë.
Në Ksamil operon “Principotes”, aktiviteti që lidhet me familjen Bulica. Dokumentet e regjistrit tregtar tregojnë se shoqëria “TORTUGA BAY”, me NIPT M23719801I, është themeluar më 19 janar 2022 dhe figuron me Kade Bulicën pronare të 100% të kapitalit dhe administratore. Ajo është nëna e Bekim Bulicës.
Edhe më domethënëse është adresa ku është regjistruar kompania: Ksamil, Zona Kadastrale 2297, pasuria nr. 5/645.
Pikërisht kjo pasuri del edhe në dokumentet e siguruara nga “Pamfleti” për konfliktin e pronësisë të familjes Çoçoli.
Trashëgimtarët e Selfo Çoçolit kanë pretenduar se janë pronarët e ligjshëm të një sipërfaqeje prej rreth 8,800 m² në këtë zonë, duke e mbështetur pretendimin e tyre te Vendimi nr. 321, datë 09.08.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Në kallëzimin drejtuar Prokurorisë së Sarandës, familja Çoçoli ka akuzuar subjektin “Principotes” se ka zaptuar një pjesë të konsiderueshme të kësaj prone dhe se mbi të janë kryer ndërtime.
Dokumenti identifikon “Principotes” dhe administratore Kade Bulicën, ndërsa objekti i kallëzimit është “shkatërrimi dhe pushtimi i pronës private” dhe “ndërtimi i paligjshëm” mbi pasurinë që kallëzuesit pretendojnë se u përket.
Por emri Çoçoli është pikërisht ai që e rikthen historinë te dosja e Selmanllarit.
Siç publikoi “Pamfleti” dje, historia e 137.5 hektarëve në Ksamil kalon përmes një zinxhiri pronësie që nis nga pretendimet e vjetra mbi tokën, vazhdon te Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe, pas katër vendimeve gjyqësore të viteve 2006-2009, përfundon në copëtimin dhe tjetërsimin e pronave.
Në këtë zinxhir shfaqen më pas Shkëlqim Beshiri dhe Rrahman Selmanllari.
Kështu krijohen dy histori pronësie që, në pamje të parë, duken të ndara, por që kanë një emër të përbashkët në origjinë: Çoçoli.
Në njërën anë kemi: Riza Çoçoli → Selfo Çoçoli → trashëgimtarët → pasuria 5/645 → “TORTUGA BAY”/“Principotes” → familja Bulica.
Në anën tjetër kemi zinxhirin e 137.5 hektarëve: prona e pretenduar në Ksamil → Kryegjyshata → copëtimi i sipërfaqes → Shkëlqim Beshiri → Rrahman Selmanllari.
Dhe këtu shfaqet një përkim që e bën historinë edhe më interesante.
Prona për të cilën trashëgimtarët e Selfo Çoçolit kanë ngritur pretendimet e tyre dhe ku figuron e regjistruar “TORTUGA BAY” është rreth 8,800 m².
Në dokumentacionin e dosjes tjetër shfaqet ndërkohë një sipërfaqe prej 8,732 m² që kalon drejt Rrahman Selmanllarit.
Mes dy sipërfaqeve ka vetëm 68 metra katrorë diferencë. Por përtej tokës, fijet bashkohen përsëri te bizneset.
Selmanllari ka hyrë në ortakëri me Ceren Ismet Shehun në Dhërmi. Në anën tjetër të kësaj harte interesash qëndron familja Bulica, me aktivitetin “Principotes” në Ksamil.
Pyetja që ngrihet është nëse Ceren Ismet Shehu është vetëm një restorator që rastësisht shfaqet në të njëjtin rreth biznesesh, apo një hallkë që bashkon interesa dhe kapitale shumë më të mëdha. Dihet se Cereni dhe Bulica janë miq mes tyre. Madje ai ka shpërndarë dhe një video duke shtruar iftar me Bekim Bulicën, e cila u zhduk pas vrasjes së turistit.

Edhe profili financiar i kompanisë së tij meriton vëmendje. Shoqëria “CEREN – ISMET SHEHU” u themelua në tetor 2019 me kapital 100 mijë lekë. Në mars 2020, kapitali u rrit në 67.65 milionë lekë. Vetëm pak javë më vonë, qeveria miratoi dhënien me qira me tarifën simbolike “1 euro” të ish-repartit ushtarak nr. 3031 në Surrel, një pronë shtetërore prej 40 mijë m², për një periudhë 20-vjeçare.
Në vitin 2023, kompania e Shehut raportonte rreth 238 milionë lekë xhiro vjetore dhe afro 32.8 milionë lekë fitim para tatimit, ndërsa tre vite më vonë ai shfaqet në një tjetër investim turistik, këtë herë në ortakëri 50 me 50 me Rrahman Selmanllarin.
Pra, kemi një biznesmen që brenda pak vitesh kalon nga restoracioni dhe agroturizmi në Surrel te investimet turistike në bregdet, për t’u bërë më pas ortak pikërisht me një prej emrave që del në dosjen e tokave të Ksamilit.

Në krahun tjetër është familja Bulica, me një kompani të regjistruar pikërisht mbi pasurinë 5/645 në Ksamil, pronë që është objekt i një konflikti të vjetër me trashëgimtarët e familjes Çoçoli. Regjistri tregtar konfirmon se “TORTUGA BAY” ka Kade Bulicën pronare të vetme dhe se aktiviteti i saj përfshin restorant, hotel, mirëmbajtje plazhi, club dhe parking.
Këtu dosja nuk është më vetëm histori tokash.
Ajo kthehet në histori kapitali, kompanish, ortakërish dhe investimesh turistike.
Rrahman Selmanllari del te pronat e Ksamilit dhe më pas ortak me Ismet Shehun në Dhërmi. Familja Bulica del te “Principotes” dhe pasuria 5/645 në Ksamil. Ndërsa Ceren Ismet Shehu shfaqet në mes të një rrjeti biznesesh turistike ku investimet dhe pronat kanë vlera shumë më të mëdha se kapitalet fillestare me të cilat janë krijuar disa prej kompanive.
Prandaj pyetja që shtrohet është: A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Rrahman Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?
Përgjigjja fshihet te gjurma e parave: kapitalet e investuara, financimet e resorteve, marrëdhëniet mes kompanive, kontratat, pronat e përdorura për investimet dhe transfertat mes ortakëve.
Sepse në këtë histori emrat mund të ndryshojnë nga Ksamili në Dhërmi, por fijet vazhdojnë të kryqëzohen te tokat, resortet dhe paratë.