AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi

by Alb Times
19/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Turisti vritet në Ksamil, ministri i bie fyellit në Tiranë! Lamallari jep leksione për rendin, por policia e tij akuzohet për fshehje krimi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një turist i ri nga Portugalia erdhi në Shqipëri për të pushuar në rivierën e vendit, por do të kthehet në atdhe në arkivol. Në mes të sezonit turistik, një ngjarje e rëndë kriminale në Ksamil ka tronditur jo vetëm opinionin publik, por edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.

Dhe në vend të një reagimi të qartë për përgjegjësinë e institucioneve, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zgjedhur të reagojë me një shprehje filozofike dhe pamje panoramike nga Saranda.

“Balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor vlen për qytetarët dhe mbron shoqërinë. Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, shkruan Lamallari në rrjetet sociale, krahas një fotografie të Sarandës.

Por pas këtyre fjalëve të bukura qëndron një realitet shumë më i rëndë.

Në Ksamil nuk kemi thjesht një konflikt që përfundoi në vrasjen e një turisti të huaj. Kemi një ngjarje ku, sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi, pranë vendit të krimit ndodheshin edhe punonjës të shtetit, të cilët jo vetëm që nuk arritën ta parandalonin tragjedinë, por disa prej tyre tashmë janë nën akuzë për veprime ose mosveprime që lidhen drejtpërdrejt me ngjarjen.

Pra, ndërsa ministri flet për “rendin ligjor” dhe “përgjigje shembullore”, pyetja që kërkon përgjigje është shumë më konkrete se ku ishte shteti kur një i ri po dhunohej dhe po vritej në një nga zonat më të frekuentuara turistike të vendit?

Dinamika si ndodhi krimi në ‘Principotes’, Ksamil 
Viktima, 21 vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes, kishte ardhur në Ksamil me një grup të rinjsh nga Portugalia dhe Franca për të kaluar pushimet në rivierën shqiptare.

I riu u përfshi në një konflikt në ambientet e kompleksit “Principote”. Sherri nisi pas një konflikti me klientë dhe më pas u përfshinë edhe pjesëtarë të stafit.

I riu u godit me grushte dhe më pas u nxor jashtë ambienteve të klubit. Sipas hetimeve, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dyshohet se e ka dërguar deri te zona e shezlongëve të një beach bar-i pranë kompleksit, ku më pas e ka goditur me thikë për vdekje.

Trupi i pajetë u la në ambientet e jashtme, derisa u zbulua nga policia.Një skenë e tillë është e rëndë në çdo rrethanë. Por bëhet edhe më alarmante kur në të njëjtin ambient rezulton se ndodheshin persona me funksione shtetërore.

Tre punonjës të shtetit nën akuzë

Drama e Ksamilit nuk mbaron me autorin e dyshuar të vrasjes.Sipas të dhënave të bëra publike deri tani, të paktën tre punonjës të shtetit janë përfshirë në dosjen e hetimit dhe akuzohen për vepra që lidhen me mosveprimin ose ndihmën pas krimit.

Bëhet fjalë për punonjës policie dhe një punonjës të Policisë së Burgjeve. Në mesin e personave të arrestuar është polici Moisid Matushaj, i cili, sipas hetimeve, ka punuar edhe si truprojë në kompleksin “Principote”. Ai dyshohet se ka ndihmuar Sokrat Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjetin e tij deri në qendër të Ksamilit.

I arrestuar është edhe Luciano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier.Po ashtu, është arrestuar Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake, i cili sipas të dhënave të hetimit ndodhej në lokal në momentin e konfliktit. Ai është akuzuar se nuk ka ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit.

Në dosje përmendet edhe Kristi Koshi, i cili është arrestuar. Ndaj punonjësve të shtetit rëndojnë akuza për vepra penale si përkrahja e autorit të krimit, moskallëzimi i krimit dhe mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë.

Kjo është pjesa që ministri i Brendshëm duhet t’ua shpjegojë shqiptarëve dhe veçanërisht familjes së viktimës.Jo me citate filozofike. Jo me postime në rrjetet sociale. Por me përgjegjësi institucionale.

Nëse hetimet dhe akuzat e bëra publike konfirmohen, kemi një situatë absurde në një prej pikave më të rëndësishme turistike të Shqipërisë, në kulmin e sezonit, në një ambient ku kishte dhunë dhe konflikt, ndodheshin edhe punonjës të shtetit.

Dhe, sipas akuzave, disa prej tyre nuk e raportuan krimin ose ndihmuan në largimin e personit të dyshuar si autor.

Atëherë çfarë kuptimi ka deklarata e ministrit se “ata që sfidojnë ligjin” do të marrin “përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”?

Kjo përgjigje duhet të fillojë pikërisht nga brenda strukturave të shtetit.

Sepse një qytetar që shkel ligjin është një problem i rendit publik. Por kur një punonjës shteti akuzohet se nuk ndërhyn, nuk raporton ose ndihmon një të dyshuar për vrasje të largohet nga vendi i krimit, atëherë kemi një problem shumë më të thellë, kemi dështimin e vetë shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Lamallari tani duhet të japë përgjigje qytetarëve, jo leksione filiozofie.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ironia e gazetarit: Selia e PD-së kasaforta më e sigurt! Vetëm ajo nuk digjet nga protestuesit

15/10/2026

Sulmi mbi selinë rozë, Partia Socialiste reagon ndaj protestuesve: Do ta paguani!

15/10/2026

Protesta, Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

15/10/2026

Asistencë ligjore për protestuesit, PD vë në dispozicion grupin e avokatëve dhe numrin e telefonit

15/10/2026

A duhet të dalë ushtria në rrugë, që të shpëtohet rendi publik?

15/10/2026

VIDEO / Bizneset ulin qepenët, protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka

15/10/2026

U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

15/10/2026

Edi Rama nuk është një hero

15/10/2026

Trump blen naftë nga Rusia, ‘shpërthen’ kryeministrja daneze: Kështu financohen vrasjet në Europë!

15/10/2026

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

15/10/2026

Irlanda: Shqipëria, progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE

15/10/2026

FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

15/10/2026

Princ Harry dhe Meghan bëjnë paraqitjen e parë të përbashkët publike që nga kthimi në Britani

15/10/2026

Protesta e dhunshme në Durrës, shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital

15/10/2026

Miliarda dollarë dëme dhe një poshtërim për Bin Salman! Arabia Saudite në krizë

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ironia e gazetarit: Selia e PD-së kasaforta më e sigurt! Vetëm ajo nuk digjet nga protestuesit
  • Sulmi mbi selinë rozë, Partia Socialiste reagon ndaj protestuesve: Do ta paguani!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.