AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

by Alb Times
12/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja prej më shumë se 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive që preken nga reforma territoriale është shoqëruar me tensione dhe përplasje. ‘Sherri’ gjatë mbledhjes ka pasur si aktorë kryesorë Kryeministrin Rama dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, më konkretisht; Policani, Dimali, Selenica dhe Divjaka.

Rama mësohet se ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkajt lidhur me djegien e testerave të partisë ditën e parë të protestës.

Ndërsa Zotkaj i cili publikisht ka qenë kundër shkrirjes së bashkisë së Policanit, ka argumentuar kjo do të sillte largimin e shërbimeve për qytetarët.

Rama-Zotkajt: Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie.

Zotkaj: Komuniteti i’u përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.

Më pas debati mësohet se ka përshkallëzuar dhe kaluar në ofendime nga ana e Ramës, gjë që ka bërë që kryetari i Bashkisë së Policanit të largohet nga mbledhja.

Por Zotkaj nuk ka qenë “viktima” e vetme e nervozizmit dhe çmendurisë së Ramës ndaj atyre që nuk i binden. Një tjetër përplasje e ashpër ka qenë ajo me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Duke folur për pretendimet e ngritura nga kryebashkiakët, Rama ka ironizuar Memajn duke u shprehur me përbuzje: Ju udhëheqësit e mëdhenj!

Ndërkoë që Memaj i është përgjigjur Ramës duke thënë se mungesa e kompetencave që janë pasojë e reformës së kaluar i ka degdisur ata si mos më keq.

“Ç ‘udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje”, mësohet t’i ketë thënë Memaj, Ramës. Kjo fjali e ka irrituar kryeministrin i cili e ka humbur toruan dhe e ka nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja.

Edhe kryebashkiakët e Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea, kanë kundërshtuar gjatë diskutimeve propozimin për shkrirjen e bashkive që drejtojnë, duke debatuar me kryeministrin Edi Rama dhe Arbjan Maznikun. Ata kanë mbrojtur argumentet e tyre kundër ndryshimeve të parashikuara, ndërsa Rama ka pretenduar se drejtuesit vendorë po nxisin komunitetet përkatëse që të kundërshtojnë reformën territoriale.

Bello dhe Gorrea kanë ngritur gjithashtu pretendime për standarde të dyfishta në përcaktimin e bashkive që do të shkrihen. Sipas tyre, njësi vendore si Peqini, Vau i Dejës dhe Rroskoveci kanë tregues më të ulët performance, por parashikohet të ruajnë statusin e bashkisë. Takimi është fokusuar vetëm te reforma territoriale, ndërsa përfaqësuesit e bashkive Maliq dhe Këlcyrë nuk kanë shprehur kundërshtime lidhur me pozicionimin e tyre në hartën e re territoriale.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente

15/10/2026

SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës

15/10/2026

“Armiqtë do të vijnë deri në Durrës e Shkodër” / Rexhaj paralajmëron për luftë : Berisha e shkatërroi ushtrinë!

15/10/2026

Sulmet mbi degë dhe ATM, reagon Shoqata e Bankave: Nuk cenohen depozitat, por disa shërbime kufizohen

15/10/2026

Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë sërish Ministrinë e Brendshme, shkatërrohet fasada! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

15/10/2026

FOTO / Policia ndërhyn te Rruga e Ambasadave, tentohen dhjetëra arrestime

15/10/2026

Trump merr vendimin e papritur, anulon transmetimin live të ekzekutimit të vrasësit të 13 ushtarëve

15/10/2026

AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme

15/10/2026

Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

15/10/2026

Bilanci i protestës, 26 të lënduar Trauma! Ministria e Shëndetësisë: Janë efektivë policie, protestues dhe kalimtarë!

15/10/2026

“Cilat janë kërkesat e tyre?!”- Analisti: Protestat nuk janë lëvizje studentore, por nxitje nga PD!

15/10/2026

Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA

15/10/2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

15/10/2026

Tirana në kaos e flakë, deputeti i PD shfaqet i qeshur dhe bën “selfie” me protestuesit e maskuar me baklava!

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente
  • SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.