AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ndërtimi i pallatit 5-katësh pa leje në Qeparo, Skënder Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë së Himarës!

by Alb Times
10/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Ndërtimi i pallatit 5-katësh pa leje në Qeparo, Skënder Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë së Himarës!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, pjesë e zinxhirit komandues të Komisariatit të Himarës gjatë periudhës kur në Qeparo është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ndërsa ndaj punonjësve të pezulluar ka nisur edhe hetimi disiplinor.

Të pezulluarit janë:

Nënkomisar F. M., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Vlorë;

Komisar E. P., ish-Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Himarë, aktualisht me të njëjtën përgjegjësi në Komisariatin e Policisë Divjakë;

Nënkomisar K. P., ish-Specialist për Hetimin e Krimit në Zonën Policore nr. 1, aktualisht Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë;

Inspektor R. Ç., Ndihmës/Specialist SPZ në Zonën Policore nr. 1 të Komisariatit të Policisë Himarë, zonë ku është konstatuar ndërtimi pa leje.

Sipas Policisë së Shtetit, në vendin e quajtur “Sugë”, në Qeparo të Himarës, është konstatuar se shtetasi L. B., banues në Laç, kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente një objekt me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ndërtimi kishte nisur në dhjetor të vitit 2025.

Policia thotë se gjatë kësaj periudhe nga Komisariati i Himarës nuk ishin marrë masat për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personit që po kryente punimet.

Për këtë arsye është vendosur pezullimi i katër punonjësve dhe nisja e hetimit disiplinor ndaj tyre.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pezullon nga detyra gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo, Himarë

Në vijim të masave të marra për evidentimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, konkretisht:

– Nënkomisar F. M., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Vlorë;

– Komisar E. P., ish-Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Divjakë;

– Nënkomisar K. P., ish-Specialist për Hetimin e Krimit, Zona Policore nr. 1, aktualisht Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë;

– Inspektor R. Ç., me detyrë Ndihmës/Specialist SPZ, Zona Policore nr. 1, në Komisariatin e Policisë Himarë, zonë në të cilën u konstatua ndërtimi pa leje.

Pezullimi i menjëhershëm i tyre dhe nisja e hetimit disiplinor u bë pasi, në vendin e quajtur “Sugë”, Qeparo, Himarë, u konstatua se shtetasi L. B., banues në Laç, kishte ndërtuar një objekt me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë, pa lejen e organeve kompetente.

Ky shtetas u arrestua ditën e djeshme nga Komisariati i Policisë Himarë, ndërsa u shpallën në kërkim 3 punonjës të IMT-së Himarë, konkretisht kryeinspektori dhe 2 inspektorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ndërtimi i objektit kishte filluar në dhjetor 2025 dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Himarë nuk janë marrë masa për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që po kryente ndërtimin.

Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë dhe largojë nga radhët e saj, cilindo punonjës policie që nuk zbaton ligjin, nuk përmbush detyrën, abuzon me të dhe cenon besimin e qytetarëve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë

15/10/2026

Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente

15/10/2026

SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës

15/10/2026

“Armiqtë do të vijnë deri në Durrës e Shkodër” / Rexhaj paralajmëron për luftë : Berisha e shkatërroi ushtrinë!

15/10/2026

Sulmet mbi degë dhe ATM, reagon Shoqata e Bankave: Nuk cenohen depozitat, por disa shërbime kufizohen

15/10/2026

Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë sërish Ministrinë e Brendshme, shkatërrohet fasada! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

15/10/2026

FOTO / Policia ndërhyn te Rruga e Ambasadave, tentohen dhjetëra arrestime

15/10/2026

Trump merr vendimin e papritur, anulon transmetimin live të ekzekutimit të vrasësit të 13 ushtarëve

15/10/2026

AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme

15/10/2026

Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

15/10/2026

Bilanci i protestës, 26 të lënduar Trauma! Ministria e Shëndetësisë: Janë efektivë policie, protestues dhe kalimtarë!

15/10/2026

“Cilat janë kërkesat e tyre?!”- Analisti: Protestat nuk janë lëvizje studentore, por nxitje nga PD!

15/10/2026

Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA

15/10/2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë
  • Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.