AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

by SHT Media
09/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa vijon kërkimi për gjetjen e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, janë zbuluar detaje të reja nga momenti kur ka ndodhur krimi.

Autori e ka qëlluar viktimën nga pas, teksa ky i fundit po ngjiste shkallët e një pallati. Ngjarja ndodhi në katin e tretë. Ashtu siç duket dhe nga pamjet, të siguruara nga gazetarja Daniela Zisi, vendi është mbushur me gjakun e viktimës, përpara banesës së një zonje. Një nga banoret e këtij pallati ka treguar për momentin kur është gjetur trupi i Zukos.

Fillimisht, ajo sqaroi se u dëgjua një zhurmë e madhe dhe se ajo personalisht mendoi se dikush mund të ishte rrëzuar nga shkallët. Kur ka dalë nga banesa, fqinja në katin e tretë i tha asaj të lajmëronte autoritetet.

“Çfarë të tregoj? Unë isha brenda në shtëpi. Dhe për një moment… dëgjova një zhurmë të madhe sikur përplasej diçka. Dhe unë i thashë nënës, i thashë mamit, se isha vetëm me mamin, do dal që ta shikoj çfarë po bëhet. Thashë mos ra ndonjë njeri nga shkallët dhe që t’i ndihmoja.

Dhe sa dola këtu, kur ajo gruaja e katit të tretë, se te dera e saj ishte bërë, ajo thërriste me të madhe: ‘Lajmëroni policinë, ambulancën’. Ngjitem unë me vrap të shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Dhe unë thashë mos ishte fëmija i saj.

Edhe i thashë: ‘Çfarë po bëhet kështu?’. ‘Ku di unë’, më thotë ajo. Nuk e mblidhnim dot veten fare. Pashë djalin aty, dy metra djalë, të shtrirë poshtë, të gjakosur, po i rridhte pastaj gjaku nga koka. Edhe nuk… nuk e di. Pastaj erdhi policia”, tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se viktima nuk njihej nga banorët, pasi nuk ishte i kësaj zone.

“Nuk e njohim fare. Nuk është i pallatit tonë. Nuk është i pallatit tonë ai. Nuk e di as ku banon, as ku… nuk e di. Shumë e tronditur. Tmerr!”, tha ajo.


Kujtojmë se ngjarja ndodhi këtë të shtunë, 8 gusht, në lagjen 14 të Korçës.

Të dhënat e para bëjnë me dije se viktima dhe autori i dyshuar ishin shokë dhe janë rritur së bashku.

Dyshohet se autori e ka ndjekur 20-vjeçarin deri në lagjen ku ndodhi ngjarja. Viktima, i cili nuk ishte banor i zonës, mësohet se ka tentuar të fshihet brenda një pallati, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka qëlluar për vdekje brenda godinës.

Autori i dyshuar ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?

16/10/2026

U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16/10/2026

U fut përmes Lanës për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Klevis Balliu: Ishte skemë e Operacionales!

16/10/2026

Publikohet videoja që zbulon çfarë ndodhi para se Klevis Balliu të përfundonte në Lanë, si protestuesit e maskuar iu vërsulën deputetëve të PD-së

16/10/2026

Sulmet ndaj bizneseve dhe ATM-ve, eksperti paralajmëron për panik financiar dhe goditje ndaj ekonomisë shqiptare

16/10/2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë, ja detajet nga takimi

16/10/2026

Momente qetësie në bulevardin përpara Kryeministrisë, protestuesi tregon marrëveshjen me efektivët!

16/10/2026

Puff Daddy transferohet në një burg tjetër pasi u zbulua se po bënte jetë luksoze në qeli

16/10/2026

Frika e bizneseve nga sulmet e protestuesve, Zekja paralajmëron precedent të rrezikshëm: Tregtarët po tërheqin mallrat nga dyqanet

16/10/2026

Balla publikon pamjet kur Klevis Balliu përpiqet t’i shpëtojë protestuesve: Pse vetëm Saliu e kalon oqeanin me not?

16/10/2026

Përfshihet nga flakët Bashkia e Shkodrës/ Persona të maskuar sulmojnë me molotov godinën

16/10/2026

Sa na dëmtuan vandalët për 84 orë?

16/10/2026

Aktori denoncon vandalizimin e banesës pas shkrimeve kundër dhunës në protestë: Do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten!

16/10/2026

Protestuesi ngre alarmin: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh

16/10/2026

Mbylli dyert gjatë protestës në Tiranë, vjen reagimi zyrtar i ambasadës së Izraelit

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat?
  • U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.