AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Nuk reshtin pazaret korruptive: Shtyhet sërish ankandi i pronës publike tek Fusha e Aviacionit dhe në Himarë

by Alb Times
05/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Nuk reshtin pazaret korruptive: Shtyhet sërish ankandi i pronës publike tek Fusha e Aviacionit dhe në Himarë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë pazaret nëpërmjet Korporatës së Investimeve për dhurime trojesh, tokash e lejesh për kulla mbi to, për kompanitë përfituese, masën ndarjes së pjesëve dhe datat e ankandeve, i bën kryeministri Edi Rama, ndërsa dokumentet i firmos drejtoresha Elira Kokona.

Kështu po veprohet për sipërfaqen e truallit publik të Fushës së Aviacionit në Tiranë dhe 2 sipërfaqe trojesh të Stacioneve të Policisë në Himarë e Palasë.

Në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të datës 3 gusht 2026, Korporata e Investimeve Shqiptare ka njoftuar shtyrjen përsëri të ankandeve për këto sipërfaqe trojesh, të cilat kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i japë për kulla, hotele e resorte, nëpërmjet sipërmarrjes me privatët.

Me Njoftimin Nr. 334/12, datë 31 korrik 2026, drejtoresha Elira Kokona bën të ditur shtyrjen për herë të tretë të ankandit me objekt: “Projektimi dhe zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multifunksional te zona e ish-Fushës së Aviacionit Tiranë”, i cili ishte caktuar më 4 shtator 2026, por do të zhvillohet më 21 shtator.

Nuk reshtin pazaret korruptive: Shtyhet sërish ankandi i pronës

Nuk ka asnjë sqarim për shtyrjen disa herë të ankandit, por flitet se kompanitë private që ka paracaktuar Edi Rama nuk janë të kënaqura me 65% të sipërfaqes së ndërtimit dhe po kërkojnë 75% të sipërfaqes, ndërsa shtetit duan t’i lënë 25% të sipërfaqes së ndërtimit.

Sipas vendimit, Fusha e Aviacionit Tiranë me sipërfaqe trualli 7940 m² do t’i jepet privatit për të ndërtuar kulla me sipërfaqe totale ndërtimi 50 mijë m².

Nga kjo sipërfaqe, 32 mijë e 500 m² do t’i marrë privati, ndërsa 17 mijë e 500 m² do të jenë zyra për Avokatin e Popullit, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Komisionin e Prokurimit Publik.

Mirëpo, shtyrja e ankandit mendohet të jetë dakordësi mes Edi Ramës dhe ndërtuesve që privati të përfitojë 75% të sipërfaqes së ndërtimit, ose 5 mijë m² më tepër, pazar të cilin do ta tregojë ankandi i datës 21 shtator 2026, nëse nuk do të shtyhet përsëri.

E njëjta skemë pazari thuhet se qëndron edhe pas Njoftimit Nr. 347/8, datë 31 korrik 2026 të Korporatës së Investimeve, për ankandin e dhënies me sipërmarrje të trojeve publike për projektin: “Zhvillimi i dy strukturave akomoduese në Palasë e Dhërmi”.

Data e zhvillimit të ankandit ishte caktuar në datën 10 shtator, por drejtoresha Elira Kokona, d.m.th., kryeministri Edi Rama, e ka shtyrë për në datën 25 shtator 2026.

Edhe në këtë projekt, qeveria i ka ofruar privatit 5700 m² truall publik në Palasë e Himarë për të ndërtuar 54 mijë e 391 m² sipërfaqe totale, nga të cilat shteti do të marrë 35%, ose 19 mijë e 36 m², për Qendrën Shëndetësore Verore, Policinë e Shtetit, Policinë Kufitare e Shërbimin Zjarrfikës për zonën Palasë-Dhërmi.

Por, siç thuhet, privati nuk është i kënaqur me 65% të sipërfaqes së ndërtimit prej 35 mijë e 354 m² dhe kërkon 75% të sipërfaqes, ose 40 mijë e 793 m².

Të presim dhe të shohim nëse Babloku do t’i pranojë edhe këto dy pazare, sipas sipërfaqeve që kërkojnë ndërtuesit e kullave./Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çështja Veliaj, Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

12/10/2026

Tabaku shkon në burg/ Pas vizitës në Reç, kundërshton PS për ndryshimet në Kodin Penal

12/10/2026

Të paktën antisemitët i kemi banalë

12/10/2026

Nga këshilltare në BKH në krye të Burgjeve: Kush është Sadleva Bodo që zëvendëson Adriatik Kupin

12/10/2026

Arabia Saudite nën sulmet e Huthëve, 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

12/10/2026

Alarmi| AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

12/10/2026

Projekti i Bypass-it Vaqarr–Farkë, komisioni parlamentar zhvillon seancë dëgjimore me banorët e prekur

12/10/2026

Një grua në krye të Burgjeve! Gogu firmos emrin e Sadleva Bodos pas dorëheqjes së Kupit

12/10/2026

Elbasan/ Grabitja nën kërcënimin e armës, pronari rrëfen tmerrin: Na vunë pistoletën në kokë

12/10/2026

Trafiku i drogës drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-nëndrejtori i Kufirit në Korçë! Jepet verdikti edhe për bashkëpunëtorin

12/10/2026

Koreja e Jugut hap bazën e parë ushtarake për robotët me inteligjencë artificiale

12/10/2026

Integrimi/ Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në

12/10/2026

“Një nga udhëheqësit më të shquar në botë”- Ministri Gideon Sa’ar takohet Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë! Mik i Izraelit

12/10/2026

Ambasadori i SHBA në SPAK, çfarë ‘zbuloi’ Berisha që doli nga shinat?!

12/10/2026

“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çështja Veliaj, Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Tabaku shkon në burg/ Pas vizitës në Reç, kundërshton PS për ndryshimet në Kodin Penal

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.