• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Telashe në Itali për Altin Dumanin, ish- kreu i SPAK paditet penalisht

03/08/2026
in Kronikë
Telashe në Itali për Altin Dumanin, ish- kreu i SPAK paditet penalisht

Gjykata e Veronës ka urdhëruar kryerjen e hetimeve shtesë lidhur me një padi për shpifje të ngritur nga kompania Meral srl ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, pas sekuestrimit dhe më pas revokimit të pasurive të familjes Çela në Itali, raportojnë mediat italiane. 

Çështja e ka zanafillën në korrik të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës dhe Guardia di Finanza çoi në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona. Sipas autoriteteve shqiptare, dyshohej se pronat ishin blerë me të ardhura të përfituara nga aktivitete të paligjshme, përfshirë trafikimin e kokainës.

Megjithatë, më 4 gusht, gjyqtarja italiane e hetimeve paraprake, Paola Vacca, revokoi vendimin për sekuestrimin, pasi dokumentacioni i paraqitur nga mbrojtja, sipas vendimit gjyqësor, tregonte se fondet e përdorura për blerjen e pasurive rridhnin nga aktivitete të ligjshme ekonomike. Gjykata konstatoi gjithashtu se nuk rezultonte që anëtarët e familjes Çela të kishin precedentë penalë.

Pavarësisht revokimit të sekuestrimit, kompania pretendon se ka pësuar pasoja të konsiderueshme financiare, pasi llogaritë bankare u bllokuan, kreditë u pezulluan dhe aktiviteti i saj ekonomik u dëmtua.

Përfaqësuesit ligjorë të Meral srl ngritën më pas një padi për shpifje ndaj Altin Dumanit, duke pretenduar se deklaratat publike të bëra gjatë prezantimit të operacionit kanë dëmtuar reputacionin e kompanisë dhe të familjes Çela.

Prokuroria e Veronës kishte kërkuar pushimin e çështjes, por gjyqtari i hetimeve paraprake, Enrico Zuccon, nuk e pranoi këtë kërkesë në këtë fazë. Ai urdhëroi kryerjen e hetimeve plotësuese dhe i dha prokurorisë dy muaj afat për të verifikuar dokumentacionin e përcjellë nga autoritetet shqiptare.

Sipas vendimit, autoritetet italiane duhet të sqarojnë nëse, në momentin e transmetimit të materialeve hetimore, SPAK ishte në dijeni të vendimeve që rrëzonin ose pushonin akuzat ndaj familjes Çela dhe nëse këto informacione iu komunikuan autoriteteve italiane.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Altin Dumanit ka kërkuar pushimin e padisë, duke argumentuar se ajo lidhet me hetimet që SPAK po zhvillon ndaj grupeve të krimit të organizuar dhe nuk përbën bazë për përgjegjësi penale ndaj prokurorit. Aktualisht, çështja mbetet e hapur dhe pritet që pas përfundimit të hetimeve shtesë, dosja të rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Veronës.

Më të lexuarat

  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Futbolli i dha Europës një fitore të rrallë gjeopolitike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Telashe në Itali për Altin Dumanin, ish- kreu i SPAK paditet penalisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Magyar i mbylli derën, oligarku i “ONE” kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ultimatum udhëheqjes së Iranit: Shansi i fundit për një marrëveshje, para se t’iu pres kokat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Peshkimet’ e Ramës në kënetën e PD, figurat politike të opozitës që kaluan me Rilindjen, emrat dhe postet, joshje edhe me tendera e koncensione

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bulqizë, çfarë janë zgafellat e vdekjeve të mafies së kromit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron shoqërinë publike! (Miliona euro të bllokuara në Bruksel)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Palasë/ “Biznesmenët” shqiptarë; si adoleshenta me hekra…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!