AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Magyar i mbylli derën, oligarku i “ONE” kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën!

by Alb Times
03/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Magyar i mbylli derën, oligarku i “ONE” kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari hungarez i grupit 4iG dhe kompanisë celulare One Telecommunication u takua për të dytën herë brenda pak muajsh privatisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në përpjekje për të mbyllur ujdi dhe kontrata në Shqipëri.

Rënia e Viktor Orban nga pushteti dhe sulmi që kryeministri i ri hungarez Peter Magyar ka nisur ndaj 4iG-së si simbol i korrupsionit të qeverisë së shkuar, duket se e ka detyruar oligarkun Gellert Jaszai të kërkoi kontrata dhe fonde publike në Shqipëri.

“Gellért Jászai, kryetari dhe CEO i 4iG Nyrt., zhvilloi bisedime me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë mbi operacionet aktuale të grupit në Shqipëri dhe mundësitë e ardhshme të investimit. Në takim u rishikua situata e One Albania, një filial i 4iG, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e telekomunikacionit,” shkruajnë mediat hungareze për takimin e fshehtë të ndodhur tre ditë më parë.

Këtë herë fokusi me sa duket kanë qenë kontratat në industrinë e mbrojtjes.

“Gellért Jászai theksoi gjatë takimit se 4iG Űr és Védelmi Technológiák Zrt. është e gatshme të marrë një rol strategjik në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes së vendit dhe në forcimin e mundësive të eksportit në rajon,” shkruan Privatbanker.

Për këtë qëllim Jaszai është takuar edhe me ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi, ku sipas asaj që bëjnë të ditur mediat hungareze, ka negociata të avancuara.

“Kryetari dhe CEO i 4iG vazhdoi serinë e bisedimeve me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke identifikuar disa fusha konkrete bashkëpunimi, për të cilat do të vazhdojnë diskutimet në periudhën e ardhshme. Ministri përgjegjës për politikën e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes konfirmoi se Shqipëria synon një bashkëpunim të ngushtë me kompanitë e mbrojtjes të vendeve partnere, me qëllim forcimin e konkurrueshmërisë dhe aftësisë eksportuese të industrisë kombëtare të mbrojtjes,” raporton Privatebanker.

Aksionet e 4iG kanë humbur 60 për qind të vlerës së tyre, që nga fillimi i vitit duke zbritur aktualisht në 1700 forinta për aksion nga 4475 forinta që ishte çmimi në fillim të vitit.

Magyar i mbylli derën, oligarku i "ONE" kërkon kontrata

4iG konsiderohet si kompania më e ekspozuar politikisht në Hungari, e cila u fry përmes kontratave të drejtëpërdrejta nga qeveria, përfshirë një kontratë sekrete 3.5 miliardë euro pak javë para zgjedhjeve, të cilën Magyar është zotuar se do ta rishikojë.

Një ditë më parë agjencia e lajmëve Reuters e përfshiu grupin 4iG në emrat e 4 kompanive që rrezikojnë të dalin nga tregu pas rrotacionit në Hungary.

Kompanitë e ekspozuara politikisht, të tilla si konglomerati i ndërtimit dhe energjisë Opus Global, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Appeninn, firma e telekomunikacionit 4iG (dhe MBH Bank (MBHB.BU), kanë përjetuar rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve, teksa investitorët faktorizuan primet e humbura të kontrollit politik,” shkruan Reuters. Duke cituar burime nga qeveria, ish zyrtarë dhe analistë agjencia ndërkombëtare shkruan se disa nga këto kompani do të zhduken.

Pas kërcënimeve në Hungari, me sa duket Gellert Jaszai ka hedhur sytë nga Shqipëria për të shpëtuar kompaninë e tij përmes kontratave dhe favoreve qeveritare./ Kapitali

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.