• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

46 apo 100 bashki? PS dhe PD përplasen për reformën territoriale

30/07/2026
in Kryesore, Politikë
46 apo 100 bashki? PS dhe PD përplasen për reformën territoriale

Reforma e re administrativo-territoriale pritet të kthehet në një nga debatet më të forta politike, pasi Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë dalë me dy projekte krejtësisht të ndryshme për organizimin vendor të vendit.

Ndërsa Partia Socialiste propozon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, Partia Demokratike kërkon të ecë në drejtimin e kundërt, duke propozuar 100 bashki dhe 6 rajone, me rikthimin e shumë njësive vendore të shkrira nga reforma e vitit 2014.

Plani i PS: 46 bashki dhe konsolidim administrativ

Drafti i socialistëve, i cili tashmë është konkretizuar si iniciativë ligjore, parashikon bashkimin e 28 bashkive në 13 bashki të reja, duke krijuar një strukturë me 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.

Modeli ruan bashkinë si njësinë e vetme të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm.

Sipas projektit, në Tiranë nuk preket bashkia e kryeqytetit, por Kavaja bashkohet me Rrogozhinën, ndërsa krijohet edhe njësia e re administrative Rinas, e cila do të përfshijë territorin e aeroportit “Nënë Tereza” dhe zonën ekonomike përreth tij.

Ndryshime parashikohen edhe në qarqet e tjera. Berati bashkohet me Poliçanin dhe Dimalin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, ndërsa Belshi dhe Cërriku bëhen pjesë e Bashkisë Elbasan. Po ashtu, Përrenjasi bashkohet me Librazhdin, ndërsa Fushë-Arrëzi me Pukën dhe Klosi me Matin.

Sipas relacionit, reforma synon rritjen e eficiencës së administrimit vendor, uljen e kostove dhe forcimin e kapaciteteve financiare të bashkive.

Plani i PD: Rikthim te bashkitë e shkrira

Në anën tjetër, Partia Demokratike propozon një model krejtësisht të ndryshëm.

Sipas draftit të publikuar nga demokratët, vendi duhet të organizohet në 100 bashki dhe 6 rajone, duke rikthyer një pjesë të madhe të bashkive të shkrira me reformën territoriale të vitit 2014.

Në këtë variant, numri i bashkive në rajonin Shkodër-Lezhë rritet nga 8 në 16, në Dibër-Kukës nga 7 në 13, në Tiranë-Durrës nga 8 në 15, në Elbasan-Korçë nga 13 në 19, në Fier-Berat nga 11 në 19 dhe në Vlorë-Gjirokastër nga 14 në 18.

Drafti parashikon rikthimin e bashkive si Velipoja, Kopliku, Rubiku, Oroshi, Mamurrasi, Bregu i Matës, Shishtaveci, Lura, Kastrioti, Sukthi, Fushë-Kruja, Petrela, Kashari, Dajti, Arbëria, Ndroqi, Orikumi, Novosela, Otlaku, Shpiragu dhe një sërë njësish të tjera që u shkrinë me reformën e vitit 2014.

Dy filozofi të ndryshme

Dy projektet reflektojnë dy qasje të kundërta për organizimin vendor.

Socialistët argumentojnë se konsolidimi i bashkive do të sjellë administrim më efikas, shërbime më cilësore dhe përdorim më të mirë të burimeve financiare, duke garantuar njëkohësisht përfaqësimin e qyteteve që bashkohen përmes kuotave në këshillat bashkiakë dhe nënkryetarëve.

Demokratët, nga ana tjetër, vlerësojnë se reforma e vitit 2014 largoi shërbimet nga qytetarët dhe dobësoi përfaqësimin lokal. Për këtë arsye propozojnë rikthimin e shumë bashkive të shkrira, me argumentin se administrata duhet të jetë më pranë komuniteteve.

Nëse drafti i PS synon më pak bashki dhe më shumë konsolidim, ai i PD synon më shumë bashki dhe decentralizim më të madh, duke e bërë reformën territoriale një nga përplasjet kryesore politike të kësaj legjislature.

Më të lexuarat

  • Marrëveshja për çarmatimin e Hamasit, reagon kryeministri pakistanez: Plani i paqes në Gaza do të zbatohet

    Marrëveshja për çarmatimin e Hamasit, reagon kryeministri pakistanez: Plani i paqes në Gaza do të zbatohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A po i afrohet Britania fundit të epokës atlantike?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Rama po arnon mandatin”, Andoni: E ka humbur lidhjen me realitetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhunohet dhe grabitet e moshuara italiane, arrestohen 3 shqiptarë me precedentë për një seri vjedhjesh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pse je kaq mendjemadhe dhe falso?”/ Reagimi epik i Bora Zemanit ndaj akuzave të ndjekësve në rrjetet sociale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Eurostat: Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare për një javë pushime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Banda e Çapjave dhunon Elton Qynon, ‘ushtarja’ e fundit që goditi gazetarin në befasi, roli i mbesës së Neritan Nallbatit të policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Letra anonime e sajuar nga Tano Karidi i Mjekësisë kundër Edit Xhajankës që i zbuloi aferat, Xhelo u rikthehet kombinacioneve kur ka qenë spiun, përdor Silvana Barën në gjuetinë e shtrigave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari Adriatik Doçi kallëzon në SPAK Agron Shehajn: Pikëpyetje për vilën 15 milionë euro dhe transaksionet në Itali

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!