AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me mënyrën si bëhen emërimet

by Alb Times
29/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me mënyrën si bëhen emërimet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, ka folur këtë të mërkurë për debatet e brendshme në parti.

Braçe u shpreh se nuk është dakord me mënyrën se si Partia Socialiste bën emërimet, duke theksuar se ky është një problem që, sipas tij, reflektohet edhe te protestat që zhvillohen në bulevard.

“Kisha një reflektim timin për protestën, për atë që ndjej unë nga protesta, për atë që duhet të ndryshojmë ne dhe, natyrisht, cili është problemi që kemi aty brenda. Normalisht, u banalizua gjithçka që thashë me idenë se ‘Rama dhe Braçe u zunë për plehrat e Tiranës’. Ndërkohë që edhe kësaj radhe ngrita një element shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën se si ne emërojmë, me mënyrën se si zgjedhim dhe me mënyrën se si vendosim. Është një problem i madh, sepse këto elemente që nuk funksionojnë në PS janë edhe problemi i sheshit. Mënyra se si vendosim brenda vetes është problemi edhe aty jashtë”, tha Braçe në emisionin Now me Erla Mëhillin.

Në mbledhjen e 24 korrikut te Pallati i Brigadave, pati debate të forta. Rama iu drejtua deputetëve, duke u kërkuar të flasin hapur në mbledhje për problemet që, sipas tij, diskutohen vetëm në biseda informale.

“Thuajini këtu ato që diskutoni nëpër tavolina“, mësohet t’u ketë thënë deputetëve kryeministri.

Një nga momentet më domethënëse të mbledhjes ishte rikthimi i Ramës te fenomeni që ai e cilësoi si “lufta e bërrylave” brenda Partisë Socialiste. Ai paralajmëroi se përplasjet mes socialistëve po dëmtojnë jo vetëm imazhin e partisë, por edhe pozicionin politik të secilit prej tyre.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se sulmet mes njëri-tjetrit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ulin aksionet e ndërmarrjes sonë të përbashkët, e kësisoj edhe aksionet e secilit prej jush“, mësohet të ketë deklaruar Rama gjatë mbledhjes.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur vetë kryeministri, në daljen publike pas mbledhjes, pranoi se ekziston një çarje mes qeverisjes dhe opinionit publik, duke argumentuar se kjo është arsyeja pse nevojitet një qasje e re ndaj qytetarëve.

Megjithatë, mbledhja mori një kthesë tjetër pas ndërhyrjes së deputetit Erion Braçe. Burime nga grupi parlamentar bëjnë me dije se Braçe ngriti shqetësimin për mënyrën se si miratohen emërimet në Kuvend, duke thënë se deputetëve u kërkohet të votojnë kandidatura pa u njohur më parë me to, pa diskutim dhe pa informacion mbi meritën apo eksperiencën e kandidatëve.

Si shembull ai solli një emërim në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku, sipas tij, vetëm pas votimit u mësua lidhja familjare mes dy personave të zgjedhur nga Kuvendi. Braçe tha se e njëjta praktikë ndiqet edhe për borde e komisione të tjera.

Fillimisht Rama iu përgjigj duke theksuar se përgjegjësinë për emërime të tilla ua kishte deleguar vetë deputetëve dhe se nuk kishte ndërhyrë në proces. Por debati nuk u mbyll aty.

Braçe këmbënguli në kritikat e tij, ndërsa diskutimi u përshkallëzua në një përplasje verbale me tone të larta mes tij dhe kryeministrit.

Sipas burimeve, Rama i është përgjigjur deputetit me fjalët: “Boll se ngelëm duke të përkëdhelur ty“.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.