AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

by Alb Times
28/07/2026
in Politikë
6
0
Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dërgimi i çështjes në Gjykatën e Strasburgut është mundësua e fundit për Erion Veliajn, thotë Kreshnik Spahiu në “Repolitix” në Report Tv. Një element thelbësor në këtë proces është shpejtësia e shqyrtimit, që edhe nëse do të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, mund të kalojë mandatin e tij si kryetar bashkie.

Pikërisht kjo është pika kyçe që ndalet juristi, nëse masa e sigurisë do të ndryshohet para se gjykatat shqiptare të japin një vendim përfundimtar.

Ai thekson edhe betejën që duhet të bëjnë avokatët e huaj në GJEDNJ: ta bindin gjykatën se çështja lidhet me të drejtat themelore, të drejtat e një zyrtari të zgjedhur dhe procesin demokratik. Duke marrë shkas nga precedentë të mëparshëm kur GJEDNJ i ka konsideruar jo proporcionale masat e arrestit me burg, Spahiu thotë se ka një mundësi reale që Veliaj të fitojë në Strasburg të drejtën për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Kreshnik Spahiu: Po tani sigurisht që kërkesa drejtuar Gjykatës Europiane të drejtave të Neriut është një mundësi e fundit, por që është shumë e rëndësishme për një person të zgjedhur, një kryetar bashkie i cili pretendon që t’i ndryshohet masa e sigurimit dhe në rastin konkret që janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në procesin penal. Çështja më shumë se si do të shprehet vendimi, fati i Erjon Veliaj do të varet nga një vendim paraprak i Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut nëse do ta konsiderojmë me procedurë të përshpejtuar apo jo. Në bazë të rregullave normale të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, procedurat shkojnë nga dy deri katër vjet dhe në raste shumë të veçanta procedura mund të jetë një deri në tre vjet dhe në rastet jashtëzakonisht të veçanta ku duhet të ketë karakteristika që lidhen drejtpërdrejt me dëmin që mund t’i vijë lirive, demokracisë apo zgjedhjeve të lira. Mundet që gjykata të procedojë brenda disa muajsh, por edhe nëse procedon brenda disa muajsh do t’i duhet kohë dhe për t’u shprehur me vendimin për vendimin pas shqyrtimit.

-Që do të thotë kjo kohë mund të kalojë dhe mandatin e tij kushtetues si kryetar bashkie.

Kreshnik Spahiu: Mandatin dhe mund ta kalojë. Çështja është nëse më shumë sesa mandati lidhet nëse gjykatat shqiptare deri atëherë do të jenë shprehur me një vendim të formës së prerë apo jo. Pra do të thotë që gjykimi i Erjon Veliaj do të vazhdojë në gjendje të lirë apo do të vazhdojë në gjendje arresti dhe kjo është më e rëndësishme sesa nëse masa e sigurimit do të ndryshojë përpara se ai të mbarojë mandatet. Le të marrim një rast të mirëqenë që do ndryshojë pas gjashtë shtatë muajsh dhe le të themi i bie muaji shkurt, muajin maj janë zgjedhjet. Nuk mendoj që edhe sikur zgjedhjet lokale po afrojnë dhe mendoj që interesi juridik lidhet me interesin politik. Sigurisht që mund të ndodhë që duke pasur mandatin e kryetarit të bashkisë të vlerësohet dhe konsiderohet ndryshe në një proces penal. Po unë në rastin konkret nuk e shikoj që ky është ky është një përfitim ligjor. Mendoj që përfitimi ligjor për të do të ishte nëse do të ndryshojë përpara se gjykata e shkallës së parë, pra GJKKO të shprehej me një vendim të formës së prerë, pra që ai të kishte mundësinë që të ishte i lirë në procesin penal. Dhe për këtë arsye gjithë aftësia e mbrojtësve, avokatëve britanikë apo atyre amerikanë do të jetë nëse do arrijnë të bindin Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut për rëndësinë që lidhet me liritë themelore të kryetarit të bashkisë, procesin e zgjedhjeve të ardhshme apo me çështje që lidhen me demokracinë duke pasur se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku është shprehur edhe për paligjshmërinë dhe antikushtetueshmërinë e shkarkimit të tij nga detyra dhe këtu mundet që të ketë një analizë të fortë juridike për të argumentuar ndryshimin e masës së sigurimit duke pasur se ka dhe precedentë të tjerë tashmë ku Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konsideron që masat shtrënguese ato të arrestit me burg shpesh herë janë të paargumentuara dhe të pabazuara duke i konsideruar disi represive dhe jo proporcionale. Dhe këtë kontekst mendoj që mund të ketë shumë hapësirë që Erjon Veliaj në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ta fitojë të drejtën e tij për zëvendësimin e masës së sigurimit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.