AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Rama do ta mendojë mirë reduktimin e bashkive”, Alibeaj: Ka dy mundësi, përplasje si në 97-ën, ose me kuti votimi

by Alb Times
28/07/2026
in Politikë
6
0
“Rama do ta mendojë mirë reduktimin e bashkive”, Alibeaj: Ka dy mundësi, përplasje si në 97-ën, ose me kuti votimi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Themeluesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, ka komentuar Reformën e re Territoriale, duke deklaruar se nëse qeveria do ta reduktojë numrin e bashkive në 30 apo 40, kjo do të shërbejë si një tjetër motiv për mobilizimin e qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alibeaj ngriti dyshime nëse kryeministri do të vendosë ta çojë deri në fund një reformë të tillë, duke argumentuar se Rama “do ta mendojë dy herë”.

Sipas tij ka dy mundësi përpara, ose vendi të shkojë në përplasje si në 97’-ën, ose të përballet me kutitë e votimit në zgjedhje.

“Inshallah e miraton Rama Reformën Territoriale në shtator me 30 bashki, sepse do të jetë një tjetër motiv…Një tjetër motiv që të zbresin atje të gjithë, me grua dhe kalamaj, për të rrëzuar këtë. Rama s’ka rrugë tjetër. Këtë historinë e përqendrimit të gjithçkaje e ka në ADN-në e tij politike. Zgjidhje tjetër Rama s’ka përveç se të vazhdojë te përqendrimi. Kam mendimin që këtë ide ka. E pritshme është që Rama të bëjë këtë, mjete zyrtare për ta ndaluar s’ka. Kam përshtypjen se po i trembet, dhe unë po e them, edhe nëse do të bëjë një përqendrim kaq të madh të bashkive, 30-40, do t’i kthehet në bumerang. Me strukturën partiake të kutive të votimit, në një numër me 30-40 bashki, zero shanse kanë që PD të fitojë ndonjë bashki, do t’i marrë të gjitha Rama. Në sytë e njerëzve do të jetë edhe ky një bumerang. Edhe po t’i marrë të gjitha përsëri do t’i kthehet në bumerang. Tjetra, po sikur një nga 40 bashki ta fitojë kandidati i protestës, çfarë ndodh?  Shikoni çfarë do të ndodhë si një lëvizje tektonike kundër pushtetit të Ramës. Në momentin kur ai të ketë përballë një lëvizje gjysmë të strukturuar që do marrë vota, të bardha, të zeza, të kuqe, blu, ai do jetë fundi i vërtetë. Kështu që kam dyshimet e mia nëse do vazhdojë me këtë historinë e 30-40 bashkive. Do ta mendojë dy herë Rama nëse do ta bëjë këtë gjë apo jo”, tha Alibeaj.

“Rama dhe Berisha do shkojnë të dy deri në fund me pazare. Pyetja është: Do shkojnë me përplasje? 97’-ta apo me kuti. 97’ është një mundësi. Ka edhe një mundësi tjetër që është institucionale, SPAK-u, ndërkombëtarët, nëse s’duan që situata të shkojë në zgrip apo të destabilizohet, do marrin masa”, shtoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.