• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Sociale

Qiratë ditore e nisin verën me vrull, kërkesa u rrit me 23% në qershor

27/07/2026
in Sociale
Qiratë ditore e nisin verën me vrull, kërkesa u rrit me 23% në qershor

Shqipëria hyri në sezonin veror me më shumë vizitorë sesa prona të reja për t’i strehuar të paktën në apartamente.

Në qershor, kërkesa për qira afatshkurtra u rrit me një ritëm më shumë se dy herë më të shpejtë se oferta, duke ngritur njëkohësisht zënien (prenotimet) dhe çmimet.

Sipas AirDNA, në qershor 2026 u regjistruan 284,329 net-qëndrimi në pronat e listuara në platformat e qirave ditore, 22.6% më shumë se një vit më parë. Në të njëjtën kohë, numri i pronave të disponueshme u rrit në 31,655, nga 28,972 në qershor 2025, ose me 9.26%.

Me kërkesën që po ecën dukshëm më shpejt se oferta, norma e zënies apo prenotimeve u ngjit në 58.89%, nga 55.47% një vit më parë. Kjo rritja prej 3.42 pikësh përqindjeje konfirmon edhe një herë trendin se tregu vazhdon të ketë “uri” për këtë segment akomodimi, duke e përthithur menjëherë pjesën e disponueshme.

Kjo lidhet sidomos me tipologjinë e turistit individual që po viziton Shqipërinë tre vitet e fundit, ku apartamentet po fitojnë dukshëm terren mbi strukturat hoteliere.

Edhe pronarët e këtyre njësive me qira ditore kanë përfituar nga ritmi i sezonit. Tarifa mesatare ditore arriti në 65.85 euro për natë, nga 62.43 euro në qershorin e kaluar, një rritje vjetore prej 5.48%.

Pamja 12-mujore është po aq e fortë. Në periudhën e mbyllur në qershor, numri mesatar i listimeve arriti në 28,074, 15.34% më shumë se një vit më parë. Netët e rezervuara u rritën me 17.93%, në 2.51 milionë, ndërsa të ardhurat e vlerësuara nga tregu arritën në 144.1 milionë euro, me një rritje prej 20.05%.

Tarifa mesatare për periudhën 12-mujore u rrit në 57.5 euro për natë, nga 56.5 euro, ndërsa norma mesatare e zënies u përmirësua lehtë në 54.49%, nga 54.1%.

Shqipëria ruajti gjithashtu ritmin më të shpejtë të zgjerimit të ofertës në grupin e vendeve të rajonit të përfshira në të dhënat e AirDNA. Rritja prej 15.34% ishte më e lartë se në Malin e Zi, me 10.04%, Rumani me 9.99%, Serbi me 8.49%, Slloveni me 6.61% dhe Bullgari me 4.96%. Për nga madhësia, tregu shqiptar mbetet i dyti në grup, pas Rumanisë.

Shqipëria kishte mesatarisht 28,074 listime mujore, kundrejt 34,384 në Rumani. Pas tyre renditeshin Mali i Zi me 21,902, Bullgaria me 18,678, Serbia me 15,333 dhe Sllovenia me 10,826.

Panorama e qershorit konfirmon edhe një herë një tendencë për të shkuar gjithmonë e më shumë tek apartamentet me qira ditore nga ana e atyre që e shohin një pronë si investim, teksa në të njëjtën kohë edhe rezervimet po i përgjigjen kësaj tendence./ Monitor.al

Më të lexuarat

  • “Të gjithë po presin ambasadorin e ri”, Krasniqi: Këshilla për t’i qëndruar larg Ramës në Samitin e NATO-s

    “Të gjithë po presin ambasadorin e ri”, Krasniqi: Këshilla për t’i qëndruar larg Ramës në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qiratë ditore e nisin verën me vrull, kërkesa u rrit me 23% në qershor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dështon Trump, hapet ura 4.5 miliardë dollarëshe mes SHBA-së dhe Kanadasë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj iku me vrap me marrëveshjen e konfidencialitetit në dorë, Balla: Duhet të arrestohet, hajduti i të dhënave ka nisur të vjedhë dokumentet e Kuvendit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA “nxin” Ramën/ DASH jep alarmin për bandat në zgjedhje, korrupsionin, krimin dhe pastrimin e parave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Artan Hoxha sfidon drejtësinë, nuk zbaton vendimin e gjykatës për rikthimin në detyrë të Dekanes së Juridikut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vijon pazari, Qeveria ‘përkëdhel’ One Albania për rritjen abuzive të çmimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Një ballist që…”/ Shehaj vodhi dokumentin sekret, Rama: Uroj, por nuk shpresoj, që Prokuroria t’i tregojë vendin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mori marrëveshjen sekrete Shqipëri- SHBA, PS do ta dërgojë Shehajn në SPAK, e akuzon për cenim të sigurisë kombëtare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Agron Shehaj rrëmben kopjen e konfidenciale të marrëveshjes për kredinë 302 milionë dollarëshe nga SHBA dhe largohet me vrap

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!