AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dështon Trump, hapet ura 4.5 miliardë dollarëshe mes SHBA-së dhe Kanadasë

by Alb Times
27/07/2026
in Botë
6
0
Dështon Trump, hapet ura 4.5 miliardë dollarëshe mes SHBA-së dhe Kanadasë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ura Ndërkombëtare Gordie Howe, një projekt me vlerë 4.5 miliardë dollarë që lidh shtetin amerikan të Michiganit me provincën kanadeze të Ontarios, u hap për qarkullimin e automjeteve të hënën, disa muaj pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar se do ta bllokonte vënien e saj në funksion.

Ura 2.4 kilometra e gjatë, që lidh qytetet Detroit dhe Windsor, konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të dekadave të fundit për tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Kanadaja financoi ndërtimin e urës dhe, sipas një marrëveshjeje të arritur në vitin 2012, do të ndajë të ardhurat nga tarifat e kalimit me shtetin e Michiganit pasi të rikuperojë investimin e saj.

Në shkurt, Donald Trump deklaroi se nuk do të lejonte hapjen e urës, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara po trajtoheshin në mënyrë të padrejtë në këtë projekt.

Megjithatë, gjatë këtij muaji, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje shtesë në momentet e fundit, e cila hapi rrugën për inaugurimin dhe nisjen e qarkullimit në urë.

Pavarësisht kësaj, për shkak të tensioneve në rritje mes dy vendeve lidhur me tarifat e reja doganore të kërcënuara nga Trumpi, Kanadaja anuloi ceremoninë e përbashkët të inaugurimit. Një zëdhënës i qeverisë kanadeze deklaroi se ky moment do të festohej “vetëm mes kanadezëve”.

Në një postim në rrjetet sociale të premten, Trump reagoi duke thënë se ishte “në rregull” që Kanadaja kishte “çftuar” Shtetet e Bashkuara nga ceremonia e hapjes, duke shtuar se Kanadaja po paguan “TARIFA të konsiderueshme” ndaj fqinjit të saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.