AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

by Alb Times
16/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për 47 ditë me radhë, protesta qytetare nuk ka ndryshuar as kërkesat dhe as ritmin. Çdo mbrëmje qytetarët rikthehen përpara Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe fundin e modelit politik që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada. Por, ndërsa revolta vijon pa shenja lodhjeje, në kampin socialist po shtohen sinjalet se kryeministri mund të ketë nisur një manovër politike për të ulur zemërimin qytetar.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të mazhorancës të mos largohen nga Tirana dhe të jenë në gatishmëri për datën 27 korrik. Kuvendi mbyllet më 23 korrik dhe ka dyshime se PS po mendon një seancë plenare të jashtëzakonshme.

Zyrtarisht nuk ka asnjë shpjegim për këtë lëvizje. Brenda mazhorancës flitet se mund të bëhet fjalë për projektligje që lidhen me procesin e integrimit europian, por nuk mungojnë as zërat që e lidhin këtë mbledhje të mundshme me një riformatim të kabinetit qeveritar dhe ndryshime në poste të tjera drejtuese.

Pikërisht një skenar i tillë ishte përfolur edhe javë më parë, kur në radhët e socialistëve nisi të flitej për “reflektim” pas protestave.

Në të njëjtën kohë, një tjetër sinjal ka ardhur nga vetë Partia Socialiste. Elisa Spiropali, ka dorëzuar sot një mocion për hapjen e debatit mbi “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, një dokument që përmban një analizë të pazakontë për një forcë që qeveris prej 13 vitesh.

Në dokument pranohet se “prej javësh, në rrugët e Tiranës po shfaqet një energji qytetare që nuk mund të shpërfillet pa pasoja”, ndërsa theksohet se “shumica qeverisëse nuk duhet ta shohë këtë si një zhurmë që duhet shtypur dhe injoruar, por si një moment reflektimi për demokracinë shqiptare”.

Më tej, dokumenti flet për nevojën e më shumë demokracie, më shumë përfaqësimi, më pak përqendrim të vendimmarrjes, ndarje të partisë nga shteti, fundin e privilegjeve, rikthimin e meritokracisë, madje përdor edhe një formulim që tingëllon si autokritikë për mënyrën e qeverisjes: “Më shumë përulësi, më pak arrogancë.”

Ndërkohë pak ditë më parë ishte po Balla që njoftonte “prerje kokash’. “Edhe pak dhe do të vijë natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetësimet për natyrën deri te zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë“, shprehej Balla.

Nga na tjetër për lëvizjen e Spiropalit nuk ka pasur asnjë koment nga brenda PS dhe nuk është çudi që të gjitha të jenë të koordinuara. Pra si dokumenti i Spiropalit, ashtu dhe mesazhi i Ballës.

Kjo ngre dyshime se mos vallë Rama po përgatit një “tërmet” të fortë në ditë në vijim në qeveri, si reflektim ndaj protestës, soe si manovër për të zbutur zemërimin qytetar. Nuk përjashtohet mundësia edhe e thirrjes së Asamblesë së PS.

Mbetet për t’u parë nëse më 27 korrik do të ketë vërtet ndryshime në qeveri apo lëvizje të tjera politike. Por pyetja që shtrohet është: A do ta ndalë dot Rama, reagimin qytetar? Në shesh kërkohet largimi i tij dhe komplet kastës politike, a do gënjehen Flamingot me ‘koka turku’?/ Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.