AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

by Alb Times
14/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, prezantoi në Komisionin e Ligjeve projektligjin “Për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore”, e cila parashikon që në fermat agrofotovoltaike të lejohet jo vetëm prodhimi i energjisë nga dielli dhe era, por edhe instalimi i baterive për depozitimin e saj.

Ndryshimet parashikojnë që deri në 40% të sipërfaqes së fermave agrofotovoltaike të përdoret për prodhimin e energjisë, ndërsa një pjesë e kufizuar edhe për bateritë e depozitimit. Opozita dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri ngritën shqetësime për ndikimin në tokën bujqësore.

Në fermat agrofotovoltaike nuk do të lejohet vetëm prodhimi i energjisë nga panelet diellore apo turbinat me erë, por edhe instalimi i baterive për depozitimin e energjisë së prodhuar.

Kjo është një nga risitë e projektligjit “Për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore”, i cili u diskutua në Komisionin e Ligjeve dhe u shoqërua me debate mes deputetëve.

Gjatë prezantimit të projektligjit, zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, sqaroi se fermat agrofotovoltaike do të kenë përdorim të kombinuar, ku pjesa më e madhe e sipërfaqes do të vijojë të shfrytëzohet për bujqësi, ndërsa pjesa tjetër për prodhimin dhe depozitimin e energjisë.

“Flasim për ferma të cilat kanë një përdorim të përbashkët që është bujqësor dhe ai i përftimit të energjisë, në të cilat 60% e sipërfaqes është për aktivitete bujqësore dhe 40% e sipërfaqes është për aktivitete të përthithjes së energjisë. Depozitimi ka të bëjë pikërisht me përdorimin e një sipërfaqe relativisht shumë të kufizuar për vendosjen e vendit ku do të vendosen bateritë e asaj ferme agrofotovoltaike. Ajo që ne kemi shtuar këtu është, fakti që përveç vendosjes së paneleve, kemi vendosur edhe që një pjesë shumë e kufizuar e tokës të përdoret për vendosjen e baterisë për depozitimin e kësaj energjie. Licenca e përdorimit ose certifikimi i një ferme të tillë është nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Guri.

Projektligji hasi kundërshtime si nga opozita, ashtu edhe nga një pjesë e deputetëve të mazhorancës. Kritikat u përqendruan te ndikimi që mund të kenë ndërtimet e nevojshme për instalimin e baterive dhe të turbinave eolike mbi tokën bujqësore.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri kundërshtoi përfshirjen e energjisë së erës në këtë skemë, duke argumentuar se ndërtimi i turbinave kërkon bazamente të mëdha betoni.

“Të vësh një kullë për Wind Farm dhe sot minimumi i prodhimit është 6 mega, do të thotë është 100 metër e lartë dhe nuk ka shans mos kesh një bazament të madh betoni aty. Se prodhohet ndryshe, nuk ka mundësi. Do të thotë që bëhet fjalë për kulla masive të eolikëve. Për mua s’duhet të futet fare kjo eolikë këtu se flitet për agrofotovoltaik, pastaj futet dhe eolikja. Ngatërrohen me termat dhe mendojnë se janë të gjitha njësoj”, tha Gjiknuri.

Edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ngriti shqetësime për ndikimin që do të kenë bateritë në strukturën e tokës.

“Një depozitë ujë 5000 litër të vendosësh, duhet do të bësh platformë betoni, jo më të vesh bateri të cilat mund të jenë sa një kontejner që t’i shërbejnë këtyre fermave fotovoltaike, që do të thotë ai investim që do bëhet atje do ta prishë atë strukturë toke aty”, u shpreh Bylykbashi.

Debatet nuk mbetën vetëm te përmbajtja e projektligjit. Gjatë mbledhjes pati edhe përplasje mes Damian Gjiknurit dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Në votimin në parim, Gjiknuri votoi kundër projektligjit, ndërsa gjatë shqyrtimit nen për nen abstenoi. Më pas ai kërkoi të merrte fjalën për të shpjeguar qëndrimin e tij, por u përball me refuzimin e Manjës, çka solli tension në sallë dhe largimin e deputetit nga mbledhja.

Manja: Na e lini turpin ne e gjetët lepurin në ferrë ju të tre sot (Gjiknuri, Bylykbashi dhe Strazimiri) kush është dakord me projektligjin…?”
Gjiknuri: “Më lër të jap shpjegimin.
Manja: “Jo, jo qëndro tek abstenimi ti.
Gjiknuri: “Do ma japësh fjalën apo të iki fare?
Manja: Po ik more…
Gjiknuri: Muhabet leshi.
Manja: Merru me Oerdin.

Për shkak se nuk u lejua të fliste, Gjiknuri vendosi të largohet nga komisioni, ndërsa nuk munguan replikat me Ulsi Manjën.

Pavarësisht situatës, Komisioni i Ligjeve vijoi diskutimet me pjesëmarrjen e deputetëve të tjerë të mazhorancës socialiste.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!

16/10/2026

Protesta një ditë më parë në Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë!

16/10/2026

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

16/10/2026

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

16/10/2026

“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”- Kreu i Rendit për protestën: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 policë të plagosur

16/10/2026

Protesta/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës!

16/10/2026

Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

16/10/2026

I vranë vëllanë para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë, s’ka ligj ta shpëtojë

16/10/2026

Dhuna në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur!

16/10/2026

Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë!

16/10/2026

Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

16/10/2026

Krim në familje në Vaun e Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë!

16/10/2026

“Shteti do të bëjë gjithçka për të garantuar rendin”- Ministri Demo: Shoqëria të distancohet nga dhuna! Policia do marrë të gjithë hapat ligjorë

16/10/2026

Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

16/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, mbyllet Ambasada e Izraelit

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Shqipërua nuk mbahet peng nga dhuna, maskat e frika”- Koçiu viziton godinat e dëmtuara në Qytetin Studenti: Kjo nuk është protestë e studentëve, e papranueshme!
  • “Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.