AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

by Alb Times
12/07/2026
in Kryesore, Politikë
0
0
Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në realitet, një gjysmë e vërtetё është shpesh më e dëmshme se një gënjeshtër e pastër!

Një raport i Avokaturës së Shtetit ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje mbi mënyrën se si Shqipëria po ekzekuton vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ka një arsye pse ligji e detyron Avokaturën e Shtetit t’i raportojë Kuvendit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këto nuk janë dokumente statistikore, nuk janë materiale për të përmbushur një formalitet administrativ dhe as raporte propagandistike që synojnë të tregojnë vetëm atë pjesë të realitetit që i shërben institucionit që i harton. Raporti vjetor është instrumenti përmes të cilit Kuvendi duhet të kuptojë nëse shteti shqiptar po përmbush detyrimet që burojnë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nëse vendimet e Strasburgut po ekzekutohen vёrtet, ashtu siҫ duhet dhe siҫ kёrkohet, dhe nëse administrata po respekton shtetin e së drejtës. Pikërisht për këtë arsye, raporti duhet të jetë i plotë, i balancuar dhe të mos lërë jashtë asnjë zhvillim që ka rëndësi për objektin e tij.

Kur lexohet raporti që Avokatura e Shtetit i ka dërguar Kuvendit më 23 qershor 2026, krijohet përshtypja se kemi përpara një panoramë të përgjithshme mbi ekzekutimin e vendimeve të GjEDNJ-së, mbi komunikimet me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe mbi aktivitetin institucional gjatë vitit 2025. Raporti rendit vendimet, përshkruan problematikat, shpjegon procedurat dhe paraqet masat që pretendohet se janë ndërmarrë.

Megjithatë, sapo ky dokument krahasohet me materialet e depozituara pranë Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për shembull, pёr çështjen “Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë“, tabloja nuk duket më aq e plotë.

Rasti “Sharxhi” nuk është një dosje e zakonshme. Ai përfaqëson një nga vendimet më të rëndësishme të Gjykatës Evropiane kundër Shqipërisë në lidhje me të drejtën e pronës dhe me detyrimin e shtetit për të zbatuar vendimet gjyqësore. Vendimi ka marrë formë të prerë që prej vitit 2018 dhe, edhe sot, mbetet nën mbikëqyrjen e Komitetit të Ministrave pikërisht sepse ekzekutimi i tij nuk konsiderohet i përfunduar.

Në këtë kontekst merr rëndësi një zhvillim tjetër, i cili nuk është periferik, por lidhet drejtpërdrejt me ekzekutimin e këtij vendimi.

Më 7 korrik 2025, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë vendimin nr. 2672, me ekzekutim të përkohshëm të menjëhershëm, duke detyruar Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Financave dhe Avokaturën e Shtetit që, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, të ndërmarrin veprimet për ekzekutimin e detyrimit që buron nga vendimi “Sharxhi” në favor të një prej përfituesve. Sipas dokumentacionit të depozituar më pas pranë Komitetit të Ministrave, ky vendim është kthyer në titull ekzekutiv, janë nisur procedurat e ekzekutimit dhe, në vend që institucionet shtetërore të vepronin për ta zbatuar, ato kanë ndjekur një seri kundërshtimesh gjyqësore ndaj veprimeve përmbarimore, të cilat, sipas memorandumit të aplikantit, janë rrëzuar nga gjykatat.

Ky nuk është një episod i parëndësishëm procedural. Përkundrazi, ai prek pikërisht çështjen për të cilën Avokatura raporton: ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane.

Në raportin zyrtar drejtuar Kuvendit nuk rezulton të jetë pasqyruar ekzistenca e vendimit nr. 2672, nuk rezulton të jetë shpjeguar fakti që ky vendim ishte shpallur me ekzekutim të menjëhershëm dhe nuk rezulton të jetë informuar Kuvendi mbi procedurat dhe konfliktin e ri gjyqësor që ka lindur tashmё pёr zbatimin e tij.

Kjo mungesë bëhet edhe më domethënëse kur shihet kronologjia.

Më 3 tetor 2025 Avokatura e Shtetit i dërgon Departamentit për Ekzekutimin e Vendimeve të GjEDNJ-së në Strasburg planin e saj të veprimit lidhur me çështjen “Sharxhi”, duke raportuar mbi masat individuale dhe të përgjithshme që shteti shqiptar pretendon se kishte ndërmarrë.

Në të njëjtën periudhë, sipas memorandumit të depozituar më vonë nga aplikanti pranë Komitetit të Ministrave, ekzistonte tashmë vendimi nr. 2672; ekzistonin njoftimet e shёrbimit pёrmbarimor; kishte filluar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm dhe kishin nisur kundërshtimet e Avokaturës ndaj zbatimit të tij. Madje, memorandumi i dorëzuar në maj 2026 përshkruan me hollësi të gjithë këtë kronologji dhe bashkëlidh vendimet gjyqësore që, sipas autorit të komunikimit, rrëzuan kundërshtimet e Avokaturës.

Natyrisht, memorandumi i aplikantit përfaqëson qëndrimin e palës së tij dhe nuk përbën në vetvete konstatim të Komitetit të Ministrave. Por pikërisht sepse këto zhvillime ekzistonin dhe ishin pjesë e debatit ndërkombëtar mbi ekzekutimin e çështjes “Sharxhi”, mungesa e tyre në raportin zyrtar drejtuar Kuvendit nuk mund të kalojë pa u vënë re.

Kuvendi nuk kishte nevojë të informohej vetëm se Shqipëria vazhdon të komunikojë me Strasburgun. Ai kishte nevojë të dinte nëse ndërkohë kishte lindur një konflikt i ri gjyqësor për vetë ekzekutimin e vendimit, nëse institucionet shtetërore ishin bërë debitorë të një vendimi administrativ me ekzekutim të menjëhershëm dhe nëse administrata po zbatonte apo po kundërshtonte ekzekutimin e këtij detyrimi.

Vetëm mbi bazën e këtij informacioni deputetët (ata syresh qё mund tё kuptojnё diҫka dhe tё guxojnё tё thonё ndonjё fjalё) mund të ushtronin realisht funksionin e tyre kushtetues të kontrollit parlamentar.

Nëse raportimi përjashton zhvillime që lidhen drejtpërdrejt me objektin e tij, atëherë kontrolli parlamentar reduktohet në një formalitet, ndërsa Kuvendi merr vendime pa pasur të gjithë panoramën përpara.

Megjithatë, kjo mënyrë të vepruari nuk është thjesht një çështje që prek vetëm interesin e një qytetari apo të një procesi gjyqësor. Është një çështje që shpalos në fakt mënyrën se si funksionojnë institucionet shqiptare, të cilat nuk njohin rëndësinë e llogaridhënies dhe nuk ndiejnë përgjegjësinë e hartimit të një raporti zyrtar për Kuvendin.

Nëse edhe Kuvendi i Shqipërisë, institucioni që ka detyrën kushtetuese të kontrollojë qeverinë, informohet vetëm me gjysmën e së vërtetës, atëherë kush do t’u kërkojë llogari institucioneve?

Nëse raportet zyrtare nuk pasqyrojnë të gjithë realitetin, ashtu si ёshtё nё tё vёrtetё, ku do ta gjejë të vërtetën deputeti që duhet të ushtrojë kontrollin dhe ku do ta gjejë drejtësinë qytetari i thjeshtë?

Kur edhe Parlamenti mbahet në errësirë, nuk mbetet më askush që të ndezë dritën mbi atë që administrata zgjedh të mos tregojë. Dhe kjo është ndoshta pasoja më e rëndë nga të gjitha.

/Kontrast.al

ShareTweetPin

Lajmet e fundit

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

30/08/2026

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?

29/08/2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

29/08/2026

Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

29/08/2026

Takimi special në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu dhe modelja kosovare në bashkëjetesë! Firmosën kontratën para noterit

29/08/2026

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

29/08/2026

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti zbulon detaje: Ky edicion nis në tetor

29/08/2026

Rozana Radi ndez rrjetin nga Capri, këngëtarja shqiptare pozon me bikini në jaht

29/08/2026

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin

29/08/2026

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti

29/08/2026

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet

29/08/2026

Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur

29/08/2026

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
  • A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?
  • Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.