• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

10/07/2026
in Kryesore, Politikë
Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

Në muajin shkurt 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, me propozim të ish-Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, i miratoi kompanisë “Bega 07” lejen për ndërtimin e resortit “Amantes” me sipërfaqe 101 mijë e 288 m² tokë publike në Gjirin e Llamanit, brenda zonës së Mbrojtur të Porto-Palermos.

Pa kaluar 2 muaj nga kjo leje, në muajin prill 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, përsëri me propozim të ministres Mirela Kumbaro, i dha kompanisë “Bega 07” të Arben Muçobegës lejen për resort tjetër buzë detit në Potam të Himarës.

Leja është dhënë me Vendim nr. 34, datë 2 prill 2024, për ndërtimin e një resorti turistik rezidencial me hotel dhe pallate 5 kate mbi tokë e 2 kate nëntokë, në 10 mijë e 954 m² tokë, të përbërë nga 4 sipërfaqe të deklaruara private, pa u verifikuar origjina dhe titujt e pronësisë.

Nuk është rastësi që 17 lejet e ndërtimit për resorte dhe komplekse pallatesh të dhëna kompanisë “Bega 07” të Arben Muçobegës në Tiranë, Durrës, Himarë, Vlorë e Sarandë janë propozuar dhe firmosur nga ish-ministrja Mirela Kumbaro.

Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros;

Firma e Mirela Kumbaros është dhe në lejen Nr. 25, datë 31 korrik 2024, për hotelin “Sea View” po në Potam të Himarës, me shtesë kati nëntokësor, dhënë 3 muaj pas lejes për resortin me hotel tjetër dhe godina 5 kate mbi tokë e 2 kate nëntokë, si dhe lejen për kompleksin “Centaurea” me 15 kulla në 3.1 ha kodër e gjelbëruar mbi Liqenin e Thatë të Tiranës.

Pyetja që shtrohet natyrshëm dhe si indicie që duhet hetuar nga SPAK-u është kjo:

·  A qëndron ministrja Mirela Kumbaro pas biznesit të kullave, hoteleve, pallateve e resorteve që ka ndërtuar dhe po ndërton kompania “Bega 07” e Arben Muçobegës?

Këtë dyshim, përveç zërave brenda kupolës së qeverisë dhe në qarqet e ndërtuesve se trafikanti Arben Muçobega është “lavatriçja” e pastrimit të parave të pista të Mirela Kumbaros, e përforcon dhe fakti që ajo është mbështetësja dhe sekserja te kryeministri Edi Rama dhe mbështetësja aktive për lejet që ka marrë ky ndërtues.

Po ashtu, nuk quhet rastësi as fakti që kompania “Bega 07” është promovuar nga Mirela Kumbaro në panairet ndërtimore-turistike të organizuara nga Ministria e Turizmit në Shqipëri, Greqi, Gjermani dhe Itali, duke u paraqitur si një nga kompanitë lider në zhvillimet turistike.

Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros;

Linjën e lidhjes në interesa të ministres Kumbaro me ndërtuesin trafikant dhe “lavatriçe” të saj Arben Muçobega, le ta hetojë SPAK-u, ku Kumbaro është me dy dosje hetimi për korrupsion me fondet publike dhe për “pikën e vockël” të tokës në Butrint.

Po kështu, nën hetim është dhe ndërtuesi Arben Muçobega për korruptim të zyrtarëve të shtetit, falsifikim dokumentash pronësie të tokave në bregdet, Tiranë e Durrës dhe pastrimin e parave të drogës e korrupsionit në ndërtime./Pamfleti

Më të lexuarat

  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!