• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

10/07/2026
in Kryesore, Politikë
Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord në takimin e Përfaqësuesve të Përhershëm të premten në Bruksel për të mbyllur tre kapituj negociues me Shqipërinë në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Mbyllja e këtyre kapitujve do të bëhet në një Konferencë Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë të martën, më 14 korrik, në Bruksel.

Në Bruksel kanë rënë dakord që Shqipëria të mbyllë kapitujt 25, 26 dhe 30, për të cilët ose nuk ka nevojë të negociohet fare ose Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Krymeinistri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” është munduar t’i shesë si një arritje të madhe mbylljen e këtyre kapitujve për të cilët nuk ka ndonjë kornizë nga ana e BE-së.

Më saktësisht, Shqipëria do të mbyllë kapitujt 25 (Shkenca dhe Hulumtimet) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura), kapituj të cilët në të kaluarën janë hapur dhe mbyllur përnjëherë, pasi për ta nuk ka ndonjë kornizë të përbashkët ligjore të BE-së, por vetëm disa parime themelore.

Shqipëria do të mbyllë edhe kapitullin 30, që ka të bëjë me politikën e jashtme. Rreth këtij kapitulli Shqipëria nuk ka pasur probleme asnjëherë, pasi është e përshtatur 100 për qind me pozicionet e BE-së në çështjet e jashtme, ndërkohë që është edhe vend anëtar i NATO-s.

Por, që nga hyrja në fuqi e metodologjisë së re në procesin e zgjerimit të BE-së, asnjë kapitull nuk ka mundur të mbyllet pa u miratuar një raport i ndërmjetëm për përmbushjen e kritereve kalimtare në fushën e rendit dhe ligjit, raport i njohur me shkurtesën IBAR.  Një raport i tillë për Shqipërinë është miratuar me disa muaj vonesë, pasi ka pasur rezerva nga ana e disa shteteve anëtare.

Ajo që vlen të theksohet është se në takimin e sotëm, diplomatët nga vendet anëtare kanë përsëritur se “Shqipëria ka disa çështje rreth sundimit të ligjit” dhe se presin që Tirana të sigurojë punën e pavarur dhe të papenguar të gjyqësorit, sidomos të SPAK-ut.

Vlen të theksohet se në njëjtën ditë pritet që Mali i Zi të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë, duke arritur numrin e kapitujve të mbyllur në 18. Gjithashtu pritet të hapen kapituj negociues edhe me Ukrainën dhe Moldavinë. Ndërkohë, përpjekja e Komisionit Evropian, Francës, Italisë, Spanjës, Greqisë që të hapin kapituj edhe me Serbinë ka dështuar, sepse kundër ishin së paku nëntë vende anëtare të BE-së. Për secilin hap në procesin e zgjerimit, vendimet merren me konsensusin e të gjitha 27 vendeve anëtare.

Më të lexuarat

  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK në gjumë, kujt i përket hoteli në Qeparo?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Infermieri-milioner/ Edi Rama bën deputetin e tij të Beratit, Hysen Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Laureta Sulaj e Bloom skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me Xiaon e Bankers, kinezët vijojnë vjedhjet me naftën pas blerjes së SPAK-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!