• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

09/07/2026
in Kryesore, Politikë
Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, Adriatik Kupi, i njohur si “Tiku i Lalit”, detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve e filloi me një takim “konfidencial” me pronarët e 5 kompanive që marrin tenderët e ushqimeve për burgjet me skemë monopol, të cilëve u kërkoi të shtojnë pjesën e ryshfetit, në këmbim të vazhdimit të marrjes së tenderëve.

Ky pazar i drejtorit Adriatik Kupi, praktikë e aplikuar në të gjitha detyrat që ka pasur para emërimit në krye të burgjeve, është denoncuar në Polici, Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK, dhe pritet të bëhet procedim penal ndaj tij.

Ai është skeduar për bashkëpunim me figura e grupe të krimit në vitet 1995-2011, kur ishte polic dhe në strukturat operative e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për lidhje me vrasës, trafikantë, zaptues e grabitës tokash, fshehje të dhënash dhe dekonspirim të operacioneve policore.

Ka qenë 9 herë subjekt penal i raporteve hetimore të policisë e prokurorisë Tiranë, gjatë 16 viteve në strukturat speciale të policisë edhe kur pushtetin e kishte PD-ja, por Adriatik Kupi nuk u procedua asnjëherë.

Sepse u kishte shërbyer edhe grupeve kriminale, të lidhura me drejtues të pushtetit “blu”, që i kishin përdorur për punë të pista dhe kishin zhvatur toka në Petrelë, Farkë dhe Sauk.

Më 8 maj 2011, në vend që Adriatik Kupi të merrej i pandehur dhe të çohej para drejtësisë, u kandidua nga PS-ja për Kryetar Komune në Petrelë, por humbi dhe Edi Rama e emëroi kryetar të PS-së në atë zonë.

Pas ardhjes së PS-së në pushtet, ai u katapultua në OSHEE, fillimisht shef i zonave “Tirana 1 e 2”, ku brenda një periudhe të shkurtër bëri batërdi me vjedhje faturash të energjisë, duke i zhdukur në këmbim të ryshfeteve dhe nëpërmjet lejimit të lidhjeve ilegale, sidomos për bizneset e zonave.

Në fund të vitit 2013, Edi Rama e katapultoi Drejtor të Tensionit të Lartë në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, ku Adriatik Kupi qëndroi 11 vjet deri në mesin e vitit 2024, periudhë kur ka lënë gjurmë me 83 tenderë me “Flamur të kuq”, 20 prej të cilëve të hetuar nga prokuroria dhe SPAK-u, por vetëm drejtori Tiku nuk u procedua.

Më pas, ai u emërua në krye të Njësisë Administrative Petrelë, detyrë të cilën nuk ka deklaruar në CV, për shkak se e ka të tejmbushur me akte falsifikimesh e grabitjesh tokash dhe legalizime fiktive për familjarë e bashkëfshatarë të tij, për trafikantë e oligarkë, prova që kanë dalë gjatë hetimit të disa rasteve.

Në fund të janarit 2026, kryeministri Edi Rama e komandoi Kryeinspektor të IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit, por Tiku i Petrelës u largua pas dy javësh.

Ndërsa më 1 prill 2026, Adriatik Kupi i “kupës” së mbushur me shumë afera tenderësh, tokash e lidhje me krimin, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, në vend që të ishte në burg, atje ku janë disa nga bashkëpunëtorët me të cilët ka bërë aferat e krimet në të gjitha detyrat e mëparshme.

Përveç aferave për të cilat nuk është prekur nga drejtësia, Adriatik Kupi deklaron se ka kryer studimet për “Shkenca Juridike” dhe “Master për Drejtësi Penale”, pa deklaruar në cilat vite i ka kryer, dhe nëse i ka kryer në universitetet shtetërore apo private.

Nëse diplomat i ka të vërteta, le t’i publikojë, ndërsa ne do të vazhdojmë të publikojmë prova konkrete nga aferat e tij.

Më të lexuarat

  • Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    Ajri i Pogradecit bën Ramën të ‘reflektojë’, pranon goditjen nga protestat: Na sfiduan realisht, PS duhet të ndryshojë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK në gjumë, kujt i përket hoteli në Qeparo?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtësi me axhendë apo rekrutime me laps në dorë? Si u harruan 10 hetues në sirtarët e SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Infermieri-milioner/ Edi Rama bën deputetin e tij të Beratit, Hysen Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Laureta Sulaj e Bloom skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me Xiaon e Bankers, kinezët vijojnë vjedhjet me naftën pas blerjes së SPAK-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!