AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

by Alb Times
05/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Depuetja Marjana Koçeku ka nisur të shfaqë shenja pendese për vendimin e nxituar për t’u larguar nga grupi parlamentar socialist, e prekur në sedër pasi Edi Rama, gjatë një mbledhje në Shkodër, iu drejtua Koçekut me një ton sfidues dhe ndoshta poshtërues. Koçeku mësohet se ka përjetuar dramtikisht mënyrën se si Rama i kishte folur në mbledhje.

Pakënaqësia e Koçekut është shfrytëzuar menjëherë nga shokët e saj Elisa Spiropali dhe Ditmir Bushati, që të dy me ambicie për t’u bërë kryeministër të qeverisë teknike, nëse prosta që ka hyrë në muajin e dytë do të detyrojë Edi Ramën të jepte dorëheqjen. Sipas burimeve, Elisa Spiropali dhe Ditmir Bushati, ndoshta edhe Kliti Hoti, i kanë fryrë në vesh neomalësores, duke e nxitur për rebelim ndaj Ramës, pikërisht në një moment ku pozitat e Ramës janë të vështira për shkak të protestës së flamingove.

Spiropali dhe Bushati mësohet se kanë arritur t’a bindnin Koçekun se nëse ajo do të deklaronte largimin nga grupi i PS-së, janë edhe 12 deputetë të tjera që do të ndjekin rrugën e saj. Skenari më tej parashikonte bashkëpunim me Berishën për të rrëzuar Ramën si kryeministër në Kuvend përmes një mocioni mosbesimi. Me këtë lëvizje adresohej edhe kërkesa kryesore e protestuesve për largimin e Ramës, por nga tjetër Bushatit dhe Spiropalit u hapej rruga për t’i zënë vendin Rama.

Zonjës Koçeku i ishin ofruar dy opsione; ministre e Bujqësisë ose kandidate për kryetare e Bashkisë së Shkodrës në 2027. Koçeku e bëri lëvizjeb e saj, e justifikoi me disa shpjegime që ia shkruanin herë Bushati dhe here Elisa. Por, nga ana tjetër, largimi i 12 deputetëve nuk po ndodh siç Bushati dhe Elisa kishin rrahur gjoksin. Përkundrazi, protesta duket se ka shtrëngur më tej radhët në grupin parlamentar të PS. Madje edhe vetë Elisa nuk u largua nga grupi i PS, për shkak të disa dosjeve për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

Nga ana tjetër, protesta ka ardhur duke u zbehur dhe degraduar në akte dhune. E zhënjyer nga aventurierët Bushati-Spiropali, Marjana Koçeku mësohet se ka hyrë në bisedime me drejtues të selisë rozë për t’u rikthyer në grupin parlamentar socialistë. Sipas burimeve, Koçeku i ka kërkuar Taulant Ballës të rikthehet në grupin e PS, por vendimi për t’a pranuar apo jo i takon Edi Ramës.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

28/11/2026

Ben Andoni komenton protestën: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje!

28/11/2026

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

28/11/2026

Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

28/11/2026

Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

28/11/2026

“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Protestuesit e maskuar thyejnë me shkopinj druri dritaret e Bashkisë

28/11/2026

Balla publikon pamjet e sulmit ndaj institucioneve: Janë vetëm mercenarë të paguar dhe nxitur nga Berisha, deputetët dhe llapa-partiçkat e tij

28/11/2026

Protesta e dhunshme! Lëndohet një protestueses, shtrihet pa ndjenja në Sheshin Skënderbej

28/11/2026

Tensionet në protestë/ Qytetari përplaset me Arlind Qorrin, i kërkon llogari për Sorosin

28/11/2026

Vijon e tensionuar protesta, hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës

28/11/2026

Dhunë dhe për festën kombëtare? Nuk u ngopëm me dhunë?

28/11/2026

Protestuesit rikthehen në Sheshin Skënderbej, rinisin sulmet me molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28/11/2026

Protestuesit e dhunshëm ndalojnë autoambulancën, dyshonin se ishte e mbushur me civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës
  • Ben Andoni komenton protestën: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.