• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

05/07/2026
in Botë, Kryesore
Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

Në një raport të publikuar nga gazeta spanjolle El Mundo shkruhet se 126 persona të lidhur me Partinë Socialiste Spanjolle (PSOE) janë aktualisht nën hetim ose janë dënuar në rreth dhjetë çështje të ndryshme gjyqësore. Sipas medias, numri i tyre është më i madh se ai i deputetëve socialistë në Kongresin e Spanjës.

Mes rasteve më të fundit përmenden Belén Gualda dhe Bartolomé Lora, presidente dhe nënkryetar i SEPI-së (Shoqëria Shtetërore e Pjesëmarrjeve Industriale), si edhe drejtoresha e Përgjithshme e Gardës Civile, Mercedes González. Ajo, së bashku me drejtorin operativ Manuel Llamas, po hetohet nën dyshimet për pengim të drejtësisë, pasi sipas akuzave kanë tentuar të ndikojnë në hetimet që lidhen me familjarë dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit Pedro Sánchez.

Pavarësisht presionit politik, Sánchez vazhdon të mbajë qeverinë falë mbështetjes së partnerëve të koalicionit Sumar dhe partive nacionaliste baske e katalanase. Sipas analizave politike, ky ekuilibër mund të vihet në diskutim vetëm nëse do të provohej financim i paligjshëm i PSOE-së.

Raporti përfshin të paktën 26 ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të nivelit të lartë. Ndër ta janë ish-ministri i Transportit José Luis Ábalos dhe ish-bashkëpunëtori i tij Koldo García, të përfshirë në çështjen e njohur si “Rasti i Maskave”, që lidhet me kontrata publike gjatë pandemisë së COVID-19.

Në listë përmendet edhe ish-kryeministri socialist José Luis Rodríguez Zapatero. Sipas akuzave, ai është pjesë e hetimeve për çështjen “Plus Ultra”, e cila lidhet me shpëtimin financiar të kompanisë ajrore Plus Ultra gjatë pandemisë. Hetuesit dyshojnë për një skemë të mundshme korrupsioni dhe pastrimi parash, akuza që mbeten objekt i procesit gjyqësor.

Një nga figurat më të rëndësishme në qendër të hetimeve është edhe Santos Cerdán, ish-sekretari organizativ i PSOE-së dhe ish-numri tre i partisë. Ai akuzohet për korrupsion, organizatë kriminale dhe trafik ndikimi në lidhje me kontrata publike të periudhës së pandemisë. Cerdán i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se është viktimë e një “persekutimi politik”.

Në vëmendje të drejtësisë ndodhet edhe bashkëshortja e kryeministrit, Begoña Gómez. Ajo po hetohet për favorizim të dyshuar, trafik ndikimi dhe akuza të tjera që lidhen me aktivitetin e saj akademik. Hetimi nisi pas një kallëzimi të organizatës Manos Limpias, e konsideruar nga media spanjolle si e afërt me të djathtën ekstreme. Gómez i mohon akuzat.

Një tjetër procedim gjyqësor përfshin David Sánchez, vëllain e kryeministrit, i cili akuzohet për trafik ndikimi dhe parregullsi të dyshuara në emërimin e tij në poste publike në provincën e Badajozit. Edhe ai i ka mohuar akuzat.

Sipas hetimeve në zhvillim, disa bashkëpunëtorë të afërt të qeverisë dyshohet se kanë tentuar të diskreditojnë hetues, gjyqtarë dhe drejtues të Gardës Civile që po merreshin me çështjet që lidhen me rrethin e afërt të kryeministrit. Mes personave të përmendur është edhe ish-këshilltarja socialiste Leire Díez, e cila mohon çdo shkelje.

Artikulli thekson se edhe Partia Popullore (PP), sot në opozitë, ka qenë më parë e përfshirë në skandale të mëdha korrupsioni, përfshirë çështjen “Gürtel”, e cila çoi në rrëzimin e qeverisë së Mariano Rajoy në vitin 2018.

Po ashtu, përmendet edhe rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Álvaro García Ortiz, i cili u dënua nga Gjykata Supreme me ndalim të përkohshëm të ushtrimit të detyrës për zbulim të sekreteve zyrtare. Çështja lidhet me publikimin e informacionit konfidencial në një hetim fiskal ndaj partnerit të presidentes së Komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso. Prokuroria ka kërkuar falje të pjesshme për García Ortiz, duke argumentuar se veprimet e tij nuk janë kryer për përfitim personal, ndërsa opozita e akuzon se ka vepruar në favor të PSOE-së./ Përshtati “Pamfleti”

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!